Kronikë e zezë

​Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në komunën e Gjakovës

I dyshuari kundërligjshëm e ka futur në sistem të gjendjes civile një person.

Published

on

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë ka pranuar informatën se një person i dyshuar ish-zyrtar i gjendjes civile në komunën e Gjakovës dyshohet se ka regjistruar një person në sistemin e ARC-së në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Policisë, hetuesit në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjakovës, kanë kryer veprime hetimore/operative dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari me iniciale D. N. kundërligjshëm e ka futur në sistem të gjendjes civile shtetasin e Republikës së Shqipërisë, duke konsumuar kështu veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”.

“Deri te dyshimet bazike është ardhur pasi për shtetasin J. S. kishte mospërputhje tek disa të dhëna personale të regjistruara në sistem, me ato të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë. Identiteti i saktë i shtetasit është kërkuar përmes rrugëve zyrtare nga ku ka rezultuar se personi i dyshuar ka të njëjtat të dhëna si personi i regjistruar në Kosovë përveç datëlindjes. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari D. N. në prezencë të avokatit dhe pas intervistës ndaj të njëjtit nga prokurori i Shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa i dyshuari J. S., shtetas i Shqipërisë, do të intervistohet sapo të sigurohet prezenca e tij”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Veri

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Veri të Mitrovicës.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, ka njoftuar policia në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lihen në burg Gjon Shkambi

Published

on

Në Gjykatën e Apelit sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjykata e Apelit ka vendosur të lë në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksidentoi dy turistët francezë, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Published

on

Policia e qarkut Korçë ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Grabovicë, pasi u përfshi në një aksident rrugor ku u plagosën dy turiste franceze.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, E. C., 35 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, ku automjeti që drejtohej prej tij u përplas me mjetin në të cilin ndodheshin dy shtetaset franceze.

Të plagosurat u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës, dhe më pas u transportuan për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe rrethanat e aksidentit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara