Sport

​Allegri mund të rikthehet tek Juventusi, por ka disa kushte

Publikuar

Massimiliano Allegri është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm tek Juventusi, pasi ky i fundit nuk është duke pasur rezultate pozitive nën urdhrat e Andrea Pirlos.

Ish-trajneri Allegri gjatë kohës sa ishte në krye të “Zonjës së Vjetër”, ishte trajneri më i suksesshëm i tyre në 10 vjetët e fundit, ndërsa në vitin 2019 befasisht u lirua nga detyra, raporton “Calciomercato”.

Që nga shkarkimi i tij, Juventusi ka emëruar dy trajnerë deri tani, por asnjëri nuk arriti që të ketë sukses siç ka pasur Allegri.

Ai ka fituar pesë herë titullin e ligës, dhe e kishte prekur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve. Zëvendësimi i tij Maurizio Sarri gjithashtu arriti që ta fitonte titullin e Serie A, por dështoi në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.

Tani nën urdhrat e Andrea Pirlos, mossuksesi i Juventusit ka vazhduar, ku këtë sezon është në rrezik që të mbesë jashtë Top 4.

Raportohet se Allegri mund të rikthehet te “Zonja e Vjetër” si trajner këtë verë, por vetëm nëse i plotësohen disa kushte.

Fillimisht, duhet të shitet Cristiano Ronaldo ose alternativë tjetër është që klubi mos të influencohet vetëm nga ai, por të fokusohet më shumë në Paulo Dybalan. Më pas, gjiganti italian duhet të transferojë Manuel Locatellin, dhe të shesë dy mesfushorët Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Kërkesa e fundit e Allegrit thuhet se është që Alvaro Morata të qëndrojë me klubin dhe të rikthejnë sulmuesin Moise Kean.

Sport

Spektakli fillon, Gjermania kundër Skocisë në hapjen e Euro 2024

Publikuar

nga

Sot fillon spektakli i Kampionatit Evropian të Futbollit, me ndeshjen hapëse ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Gjermania, një prej favoritëve për të fituar turneun, ka gjetur stabilitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann, me tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit para turneut.

Në anën tjetër, Skocia, edhe pse e vlerësuar si ekip autsajder, ka siguruar vendin në Evropian me një performancë impresionuese në kualifikime, por forma e tyre ka pasur rënë të dukshme me një fitore, tre barazime dhe pesë humbje në nëntë ndeshjet e fundit.

Gjermania dhe Skocia janë në grup me Zvicrën dhe Hungarinë, të cilat do të luajnë në orën 21:00. Turneu përfton kështu një fillim të ngrohtë dhe tërheqës për tifozët e futbollit mbarë në Evropë./UTBNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Beteja e Gjigantëve: Shqipëria vs Italia në EURO 2024!

Publikuar

nga

Rekordi i Italisë kundër Shqipërisë mund të sugjerojë një fillim të favorshëm për kampionët në fuqi të Europës. Të dyja kombëtaret janë takuar katër herë, të gjitha që nga nëntori 2014, dhe axurrët kanë fituar gjithmonë, duke shënuar 7 gola dhe pësuar vetëm një të tillë. Megjithatë, duke pasur parasysh se shumë lojtarë në skuadrën e Sylvinhos kanë luajtur ose luajnë ende në Serie A, Shqipëria e njeh mirë këtë kundërshtar.

Duke u rikthyer tek Europiani, pasi bëri debutimin e saj në finalet e edicionit 2016, Shqipëria fitoi një grup kualifikues për një turne të madh për herë të parë në histori. Italia përfundoi e dyta pas Anglisë në grupin e saj kualifikues, por e udhëhequr në sulm nga Gianluca Scamacca, fitues i ri i “Europa League” me Atalantën. Axurrët janë gati të bëjnë mirë në fazën finale të “Euro 2024”.

Formacionet e mundshme

Italia: Donnarumma; Darmian, Buongiorno, Bastoni; Di Lorenzo, Jorginho, Cristante, Dimarco; Frattesi, Chiesa; Scamacca

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja

Paolo Menicucci, reporter italian bën këtë prognozë të ndeshjes së nesërme në Dortmund: “Kampionët në fuqi janë të vendosur të mbrojnë titullin, pavarësisht skepticizmit që rrethon ekipin pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dy vite më parë. Mesfusha është e ngjashme me atë të tri viteve më parë, por axurrët kanë gjetur talente të reja në mbrojtje, pas largimit të Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, ndërsa forma e shkëlqyer e Gianluca Scamacca mund të jetë përgjigja perfekte për dyshimet në sulm”.

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë: “Të jesh kampion në fuqi është një avantazh, por duhet të kuptojmë menjëherë se duhet të sillemi si kampionë në fuqi. Italia na ka zgjedhur për të përfaqësuar kombin, por vetëm gjatë ndeshjeve do të shohim nëse jemi në lartësinë e kësaj detyre. Ne duhet ta vërtetojmë këtë, duhet ta bindim veten, jo vetëm tifozët. Në njëfarë kuptimi është një sfidë kundër vetes, jo kundër botës së jashtme”.

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë: “Pres një paraqitje të shkëlqyer në Europian. E di që nuk është aspak e lehtë, grupi është vërtet i vështirë. Ne i respektojmë kundërshtarët, por jemi njerëz që punojmë shumë. Ne kemi shpirtin e Shqipëria brenda vetes, do të luftojmë për çdo pikë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për ESPN.

Vazhdo të lexosh

Sport

EURO 2024: Shqipëria përballë Italisë me ushtrinë e tifozëve “Kuqezinj”

Publikuar

nga

Nesër më datë 15 qershor 2024, Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të parë në EURO 2024, kundër kundërshtarit të njohur, Italisë. UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për një mbështetje të jashtëzakonshme, me mbi 50,000 tifozë shqiptarë që pritet të jenë në stadium për të përkrahur Kombëtaren në Dortmund. Ky është kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Në vendin ballkanik, interesimi për Kombëtaren është tejet i madh. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, impianti gjigant do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 vendesh gjatë Euro2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të vendit në turne të madh që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë, për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.

Mbi 100 mijë tifozë skocezë priten në Gjermani gjatë turneut, ndërsa burimet kanë thënë se Anglia, Holanda dhe Polonia do të ndiqen në numër të madh edhe nga tifozët udhëtues.

Dhe ndeshjet e Grupit F të Turqisë kundër Gjeorgjisë, Portugalisë dhe Çekisë do të mbizotërohen nga një numër i madh tifozësh turq për shkak se Gjermania është shtëpia e mbi 7 milionë njerëzve me origjinë turke./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Nis sot Kampionati Evropian i futbollit

Publikuar

nga

Sytë e botës së futbollit kthehen nga Mynihu, aty ku sonte në mbrëmje më në fund fillon Kampionatin Evropian UEFA 2024, me kombin mikpritës Gjermaninë që do të përballet me Skocinë në “Allianz Arena”.

Ndër favoritët për të shkuar deri në fund, Gjermania duket se ka gjetur njëfarë stabiliteti nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, pasi ka bërë së bashku një ecuri të pamposhtur prej katër ndeshjesh.

Sfida hapëse, ajo ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë nis nga ora 21:00, ndërsa pjesë e këtij grupi janë edhe Zvicra dhe Hungaria./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara