Kronikë e zezë

​Aktakuzë kundër dy policëve për keqtrajtim të detyrës zyrtare dhe lëndim trupor

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve V.M., dhe A.A., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, si dhe veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në Stacionin policor të Fushë Kosovës, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje, e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin L.H.

Përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të paraqitej në stacionin policor, i cili pasi kishte arritur në stacion, të njëjtin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer dhe cenuar dinjitetin e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në fytyrë e më pas me shkelma e grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vritet biznesmeni i njohur në Shqipëri

Published

on

Ka humbur jetën tragjikisht biznesmeni E.M, pas disa të shtënave me armë zjarri dje në Elbasan.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë, ku sipas burimeve viktima humbi jetën pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më datë 16.07.2025, në Prizren, të pandehurit A.B., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, shpërndajnë dhe ofrojnë për shitje substanca narkotike të llojit marihuanë të siguruara përmes rrugëve ilegale.

“I pandehuri E.Sh., duke përdorur veturën e tij, shkon në shtëpinë e A.B., i njëjti merr një çantë të zezë me 18 qese me narkotikë të llojit “marihuanë” dhe më pas takohen me L.K., dhe E.K., dhe i  shesin atyre sasi të narkotikëve. Pas kryerjes së shitblerjes, policia ka reaguar dhe ka ndaluar të pandehurit në  flagrancë. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i pandehuri A.B., ka hedhur në tokë çantën e zezë, e cila përmbante 18 qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 60.97 gram. Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit A.B., janë sekuestruar shtatëdhjetë e tetë (78) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, të cilat, pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, kanë rezultuar të jenë të llojit “marihuanë”, me peshë totale prej 2 kg”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes, bëhet e ditur se me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera: narkotikë me peshë të përgjithshme prej 2 kg, një (1) automjet, të holla kesh etj.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, policia nis hetimet

Published

on

Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e tij në Ferizaj ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar edhe vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

“Ferizaj 18.11.2025 – 11:05, “Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara