Aktualitet

​Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi statistikat e transportit dhe telekomunikimit

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM2 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin. Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

‘Në tremujorin e dytë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 23 mijë, ku krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 49%. Gjatë këtij tremujori nuk ka pasur transporti të mallrave me tren. Sa i përket numrit të fluturimeve në TM2 2022 ishte 2 366, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 57%. ‘, thuhet në njoftimin e ASK-së

Numri i udhëtareve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 656 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 68%.

Lajmet

Hamza: Kuvendi s’mund ta injorojë zërin e qytetarëve, procedojmë ndryshimin e ligjit për Specialen

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar, ka dalë në një konferencë për media ku ka ritheksuar qëndrimin e prerë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

Gjatë fjalës së tij, Hamza bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së tashmë ka proceduar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai theksoi se Kosova po kalon nëpër ditë të rënda dhe se reagimi i qytetarëve, të cilët po protestojnë në vazhdimësi kundër këtij vendimi, nuk mund të injorohet nga institucionet vendëse.

Sipas kryetarit të PDK-së, Kuvendi i Kosovës nuk mund të sillet sikur kjo çështje nuk e prek drejtpërdrejt Republikën e Kosovës.

“Kjo gjykatë nuk është imponuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por është krijuar me Kushtetutën dhe ligjet e miratuara nga vetë Kuvendi i Kosovës“, u shpreh Hamza, duke kërkuar reagim institucional ndaj situatës së krijuar

Continue Reading

Lajmet

Superliga e Kosovës: FC Prishtina vazhdon e shkëputur në krye, Drenica gozhdon Llapin dhe Malisheva befason Ballkanin

Published

on

By

Fundjava në Superligën e Kosovës ka dhuruar emocione të mëdha dhe lëvizje me rëndësi në tabelën e klasifikimit.

FC Prishtina po vazhdon e vetme marshimin në krye të tabelës pasi mposhti Gjilanin me rezultat 1–2 si mysafire, duke ruajtur ecurinë perfekte prej 18 pikëve të plota nga 6 ndeshje.

Nënkampionia dhe ndjekësja e parë, Malisheva, arriti një fitore tejet të vlefshme në shtëpi duke mposhtur Ballkanin me rezultat 2–1 dhe duke u konsoliduar në vendin e dytë me 16 pikë, derisa mysafirët nga Suhareka mbeten në kuotën e 10 pikëve.

Fitoren më bindëse të kësaj xhiroje e regjistroi Drenica, e cila dhuroi spektakël para tifozëve të saj duke e mposhtur Llapin me rezultat të thellë 4–0, rezultat ky që e ngjit Drenicën në kuotën e 9 pikëve dhe e lë Llapin në zonën e rrezikshme me vetëm 3 pikë.

Tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim mori edhe Drita, e cila mposhti Dukagjinin 1–2 në Klinë, duke u ngjitur në pozitën e katërt me 11 pikë, prapa Dukagjinit që qëndron i treti me 12 pikë.

Ndërkohë, Feronikeli mori një fitore shprese në shtëpi ndaj KF Vushtrrisë me rezultat 3–1, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve, përderisa vushtrriasit mbeten në fund të tabelës pa asnjë pikë të grumbulluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara