Kronikë e zezë

​30 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen e rëndë në Lipjan

Ngjarja kishte ndodhur në prill të vitit 2009 në Lipjan.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 30 vite burgim të akuzuarin G.R, për akuzën se vrau tani të ndjerin N.H, në prill të vitit 2009 në Lipjan.

I akuzuari G.R në bashkëkryerje me personin N.N më 29 prill 2009 në fshatin Llugagji, Komuna e Lipjanit, me dashje e me qëllim privon nga jeta të ndjerin N.H, për shkak të një borxhi në shumë prej 2000 eurosh, të cilit ia kishte huazuar i ndjeri N.H.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari G.R, e kishte telefonuar tani të ndjerin dhe pasi ishin takuar me të, e kishin goditur në mënyrë dinake me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e kishin lidhur në këmbë dhe duar me tel, ia kishin vendosur një qese najloni në kokë, e kishin mbështjellë me batanije, pastaj e kishin vendosur në bagazhin e veturës dhe trupin e viktimës e kishin dërguar në një arë në mes të Fshatrave Smallushë dhe Dobratin Komuna e Lipjanit. Viktimën e kishin lyer me benzinë dhe djegur.

Kjo konsiderohet si vrasje e rëndë.

“Prishtinë, 12 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit G.R për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 3 lidhur me nenin 23 të KPK-së. I akuzuari G.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) vite, për shkak të veprës penale Vrasje e Rëndë nga neni 147 paragrafi 3 lidhur me nenin 23 të KPK-së, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 30.04.2009 deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar. I akuzuari G.R në bashkëkryerje me personin N.N më datë 29.04.2009 në orët e pasdites, në fshatin Llugagji Komuna e Lipjanit, me dashje e me qëllim të privimit nga jeta tani të ndjerin N.H, për shkak të një borxhi në shumë prej 2000 (dymijë euro) të cilën ja kishte huazuar i ndjeri N.H, i akuzuari G.R, e kishte telefonuar tani të ndjerin dhe pasi ishin takuar me të, e kishin goditur në mënyrë dinake me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e kishin lidhur në këmbë dhe duar me tel, ja kishin vendosur një qese najloni në kokë, e kishin mbështjellë me batanije, pastaj e kishin vendosur në bagazhin e veturës dhe trupin e viktimës e kishin dërguar në një arë në mes të Fshatrave Smallushë dhe Dobratin Komuna e Lipjanit, të cilin e kishin lyer me benzinë dhe djegur, me këtë i akuzuari G.R ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 3 lidhur me nenin 23 të KPK-së . Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës në Prishtinë.

Kronikë e zezë

Mish pa dokumente i konfiskuar në Klinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në Klinë ka gjetur mish pa dokumente përcjellëse.

Sipas raportit të Policisë thuhet se mishi ishte i freskët si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori vendosi ta lironte.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Raportit një ditorë, Policia njofton se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë, në orën 01:00, është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Në Lipjan, në orën 23:40, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Pejë janë shënuar dy raste. Në njërin rast, ne oren 22:00, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa në rastin tjetër, ne oren 21:00, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur dhe shantazhuar ish të dashurën e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri,janë arrestuar një burrë dhe një grua, çift bashkëshortor, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë janë raportuar tri raste brenda ditës.

Është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rreth orës 16:30, është arrestuar një burrë tjetër për keqtrajtim dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është arrestuar edhe një burrë për keqtrajtim të bashkëshortes. Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje dhe sulm në Prishtinë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur një grua.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i policisë, i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Të kërkuara