Lajmet

​Vizita e Zelenskyt në ShBA, ambasadori rus paralajmëron përshkallëzim të luftës

Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus.

Published

on

Vizita e Volodymyr Zelenskyt në Uashington tregoi se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati për paqe. Këtë u shpreh ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov, pas fjalimit historik në Kapitol të ShBA-së të presidentit ukrainas.

“Deklarata e administratës Biden se nuk ka asnjë synim për të filluar një konfrontim me Rusinë, janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada Ruse që dënoi atë që ai e përshkroi si “udhëtim të stilit të Hollivudit” të Zelenskyt, raportoi CNN.

“Ajo që në thelb u njoftua me duartrokitje dhe buzëqeshje sarkastike, ishte nevoja për të vazhduar luftën kundër vendit tonë, deri në një fitore të plotë ndaj nesh”, tha Antonov.

Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus që nga fillimi i luftës dhe duke kërkuar më shumë ndihmë.

Duke folur së bashku me Zelenskyn më herët të mërkurën, Presidenti Joe Biden njoftoi se ShBA do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.8 miliard dollarësh për Ukrainën.

Lajmet

​Ari bie nga nivelet e tij më të larta

Published

on

Çmimet e arit kanë ranë ndjeshëm në tregjet e mallrave. Vlera e arit ra me më shumë se 5%, duke shënuar atë që do të ishte rënia më e madhe ditore e metalit në më shumë se një dekadë, duke çuar në një shitje më të gjerë të metaleve.

Sipas analistes së Goldman Sachs, Lina Thompson, metalet janë rritur deri më tani këtë vit gjatë periudhave të pasigurisë së lartë ekonomike dhe politike, të kryesuara nga tarifat e përhapura të Presidentit Donald Trump dhe inflacioni në rritje.

Metali i çmuar për dorëzim të menjëhershëm (ari spot) ra me 3.9% nga niveli i tij i fundit historik prej 4,114 dollarësh pas mbylljes së tregjeve evropiane të aksioneve.

Ari për dorëzim në dhjetor (Comex) u tregtua me 4,131 dollarë, duke rënë me më shumë se 5%./S.K/KP/Forbes/

 

Continue Reading

Lajmet

​Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe të mirëqenies sociale ka pësuar rënie në muajin shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, rënia më e theksuar është shënuar te përfituesit e pensioneve invalidore të punës, ku numri ka rënë për -26,8%, krahasuar me shtatorin e vitit 2024.

Në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës theksohet se përveç kësaj skeme, rënie është regjistruar edhe në këto kategori pensionet e Trepçës: -19,7%, skema e ndihmës sociale: -12,1%, pensionet familjare: -10,7%, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës: -2,2%, pensionet kontribut-pagues të moshës: -1,7% dhe veteranët e luftës: -0,7%

Megjithatë, në disa skema të tjera është vërejtur rritje e numrit të përfituesve.

Kategoritë me rritje më të madhe përfshijnë pensionet për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë: +9,0%, përkrahja financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: +8,5%, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës: +8,2%, pensionet bazike të moshës: +6,7%, kompensimi për punëtorët e arsimit të viteve ’90: +4,9%, pensionet për persona me aftësi të kufizuara: +4,0, kompensimi për personat e verbër: +1,9%, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK): +1,3%.

Këto të dhëna pasqyrojnë një dinamikë të ndryshueshme të përfitimeve sociale në vend, me ulje të përfituesve në disa skema tradicionale dhe rritje në skemat që adresojnë nevoja specifike, sidomos për personat me aftësi të kufizuara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet një zyrtar publik nën dyshimin për keqpërdorimin e mbi 8.8 milionë eurove

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

“Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

“Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Polonia thotë se do ta arrestojë Putinin nëse fluturon mbi hapësirën e saj ajrore

Published

on

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se Varshava në bazë të ligjit ndërkombëtar mund të sekuestrojë avionin e presidentit rus Vladimir Putin nëse ai hyn në hapësirën ajrore polake gjatë rrugës për në Budapest, ku planifikohet një takim me presidentin amerikan Donald Trump.

“Ne nuk mund të garantojmë që një gjykatë e pavarur nuk do t’i kërkojë qeverisë të ndalojë një avion të tillë për të dorëzuar të dyshuarin në Tribunin e Hagës”, tha Sikorski në Varshavë.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që Kremlini po shqyrton korridore ajrore jashtë BE-së për të mbërritur në Hungari për samitin në Budapest, ndërsa disa zyrtarë të BE-së kanë kritikuar idenë e mikpritjes së Putinit brenda territorit të Unionit.

Në OKB, në shtator, Sikorski i paralajmëroi Moskës të mos bënte shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s, duke i thënë: “Jeni paralajmëruar”.

Që nga marsi i vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas një krim lufte sipas Statutit të Romës.

Shtetet palë të GJNP-së janë të detyruara ta arrestojnë dhe dorëzojnë çdo person të kërkuar që ndodhet në territorin e tyre./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara