Sport

​Vedat Muriqi drejt rikthimit te Mallorca

Muriqi ishte në prag të një kalimi te Club Brugge përpara se gjërat të dështonin përfundimisht pas testeve mjekësore.

Published

on

Skuadra spanjolle, Mallorca, është rikthyer te Lazio me një ofertë të re për Vedat Muriqin dhe bisedimet mund të avancojnë së shpejti.

“Biancocelestët” janë të etur për të rikthyer në shtëpi sulmuesin kosovar këtë verë pasi ai nuk arriti plotësisht ta bindë trajnerin Maurizio Sarri për cilësitë e tij.

Muriqi ishte në prag të një kalimi te Club Brugge përpara se gjërat të dështonin përfundimisht pas testeve mjekësore.

Siç raportohet nga “TMW”, Mallorca është rikthyer te Lazio me një ofertë totale prej rreth 10 milionë euro për Muriqin dhe të dy klubet tani po diskutojnë shtesat e mundshme.

Skuadra spanjolle është jashtëzakonisht e prirur për të siguruar nënshkrimin e kosovarit dhe të dy klubet janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.

Ky operacion do t’i lejonte Lazios të shmangte humbjen kapitale nga kartoni i Muriqit.

Ai ka bërë 49 paraqitje në të gjitha garat që kur iu bashkua Lazios në shtator të viti 2020.

Që nga atëherë, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Published

on

Është hedhur sot shorti i së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.

Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Më poshtë mund t’i shohim çiftet e së 16-ës së finales.

Continue Reading

Sport

Dardanët në lojë, fillojnë përgatitjet për Eurobasket 2029

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër.

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore intensive, ndërsa motivimi i lojtarëve ishte maksimal.

Nga dita e martë, ekipit i bashkohen edhe lojtarët Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, ndërsa për shkak të lëndimit të Divine Myles, është ftuar Malcolm Armstead si zëvendësim.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 30 nëntor në Shkodër, me fillim nga ora 18:00. Ekipi ynë ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku vendi i parë dhe dy më të mirët nga tri grupet do të kualifikohen për fazën tjetër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short

Published

on

Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.

Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.

Rrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.

Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.

ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, 

25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara