Aktualitet

​Vdekja misterioze e kolonelit rus, Moska: E vrau veten

Ai u gjet i vdekur më 16 nëntor.

Published

on

Një kolonel i lartë rus i përfshirë në mobilizimin e pjesshëm të Putinit qëlloi veten pesë herë në gjoks në zyrën e komandantit të tij pasi dyshohet se mori përgjegjësinë për disa nga problemet që lidhen me pushtimin e Ukrainës, ka deklaruar Moska zyrtare derisa këtë e ka pohuar e vetja e tij, Yulia Bojko.

Vadim Boyko, 44-vjeçar, zëvendësdrejtor i Shkollës së Lartë Detare Makarov Paqësor në Vladivostok, u gjet i vdekur më 16 nëntor me plagë të shumta me armë zjarri dhe vdekja e tij u përshkrua si një vetëvrasje, shkruan jutarnji.hr.

Vetëm disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Yulia Bojko i shkroi një letër të hapur Putinit duke i kërkuar që të bashkohej personalisht me hetimin për vdekjen e të shoqit, të cilin ajo e përshkroi si “patriot të vendit të tij, oficer të vërtetë dhe profesionist” në fushën e tij.

Letra e shtypur me pesë faqe u shkrua më 20 nëntor, por nuk u publikua deri të dielën nga agjencia lokale e lajmeve Neës Vladivostok.

Sipas letrës së Julia-s, burri i saj ishte përgjegjës për pritjen dhe strehimin e rekrutëve të rinj në Shkollën Detare në mesin e shtatorit – rreth kohës kur Putini përshkroi një plan për të mobilizuar 300,000 rezervistë.

Që atëherë, tha e veja, burri i saj e ka kaluar pjesën më të madhe të natës në punë, duke luftuar me probleme të shumta logjistike, por nuk ka marrë mbështetje nga eprorët e tij. Në një moment, thotë Xhulia, Bojko e kuptoi se “po e trajtonin si ‘kokë turku’ për të gjitha gabimet dhe të metat”.

Më vonë, Bojkos iu dha detyra të riparonte automjetet ushtarake që do të dërgoheshin në Ukrainë, si dhe të përgatiste ushtarët e sapomobilizuar për luftim. Megjithatë, ai shpejt hasi në “probleme të mëdha”, domethënë se pajisjet ishin “të papërshtatshme” për misionin.

“Do të jeni dakord, nëse pajisjet ushtarake që janë përdorur prej vitesh si ekspozitë muzeale, tani i dorëzohen Bojkos për ta dërguar në front, ai nuk mund të korrigjojë gabimet që i ka bërë dikush tjetër me një tundje të dorës”, shkruan Julija në letër.

Bojko u përball me eprorin e tij, kreun e shkollës detare, kundëradmiralin Oleg Zhuravlev, por në vend që të merrej me problemet “fatale”, sipas Julias, shefi i burrit të saj e siguroi atë se “gjithçka do të jetë mirë”, ku më pas ai mori leje mjekësore dhe “vuri të gjithë përgjegjësinë mbi zëvendësin e tij”.

Yulia Boyko tha se burri i saj ishte i pushtuar nga stresi, se vuajti nga pagjumësia për një muaj dhe humbi më shumë se 15 kilogramë.

Në mes të nëntorit, komisarët ushtarakë të ngarkuar me hetimin e ankesave të rekrutëve e kërcënuan kolonelin me akuza penale dhe gjoba prej 100 milionë rubla (1.6 milionë dollarë) për shkak të pajisjeve ushtarake të dëmtuara.

Dy ditë më vonë, Bojko mbërriti në Shkollën Detare, hyri në zyrën e shefit të tij, u ul në tryezën e tij dhe qëlloi veten pesë herë në gjoks me armën e tij të shërbimit.

E veja e tij vuri në dukje se burri i saj nuk e kishte qëlluar veten në kokë “për t’i dhënë fund gjithçkaje sa më shpejt të ishte e mundur”, por kishte kryer “vetëekzekutim” për t’i sinjalizuar Putinit se “një fatkeqësi po ndodh, duhet bërë diçka për të dhe se atdheu është në rrezik”.

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AUV asgjëson mbi 21 tonë mish te “ELKOS” dhe bllokohet mishi me salmonelë nga Brazili

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi, në kuadër të zbatimit të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar.

Bazuar në këtë urdhëresë, operatori ekonomik “ELKOS SH.P.K.” ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore nga tregu. Si rezultat, më 30 tetor 2026 janë asgjësuar 21,226 kg produkte nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, ku përfshihen mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish i grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera ushqimore. Këto veprime pasojnë urdhrin fillestar për ndalimin dhe asgjësimin e 3,130 kg kofshë pule të ngrira me prani myku.

Përveç këtij rasti, AUV-i ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e dy lotëve të mishit të ngrirë të pulës të importuar nga Brazili nga kompania “Apetit”, pasi në të është konstatuar prania e bakterit “Salmonella Minnesota”.

Po ashtu, AUV ka asgjësuar edhe 5.56 tonë misër të importuar nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të Aflatoksinës. Agjencia bëri me dije se procesi i gjurmueshmërisë dhe kontrollit po vazhdon për çdo produkt që paraqet ndryshime cilësore apo rrezik për shëndetin e konsumatorëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara