Kulturë

​U promovua libri me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur “Të jetosh mes ankthit dhe shpresës”

Lutfie Vokshi, e cila e ka vëllain e pagjetur, tha se e ka përjetuar çdo rrëfim të personazheve që janë bërë pjesë e këtij libri.

Published

on

Rrëfime nga familjarë të personave të pagjetur janë mbledhur në një libër përmes së cilit paraqiten dëshmi për rrëmbimet dhe vrasjet e kryera nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Të jetosh mes ankthit dhe shpresës” është libri i botuar nga organizata “Ndriçimi i jetës” i cili përmban dhjetë rrëfime nga familjarë të personave të pagjetur dhe u bëhet thirrje institucioneve të Kosovës që të bëjnë më shumë drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Izet Abdyli, redaktor i librit, tha se çdo rrëfim në këtë libër është dramë në vete dhe paraqet realitetin e trishtuar të luftës në Kosovë.

Çdo rrëfim në këtë libër është një dramë në vete. Në këto rrëfime shpërfaqet një realitet i trishtuar i luftës në Kosovë, ku civilë të paarmatosur, të moshave e gjinive të ndryshme janë rrëmbyer në prani të familjarëve dhe ende nuk dihet për fatin e tyre. Këto rrëfime përveç që janë një thirrje për institucionet shtetërore të bëjnë me shume për të pagjeturit, personazhet e rrëfimeve sikur ua lehtëson barrën e dhimbjeve që u rëndon ndër vite. Rrëfimet janë të sinqerta dhe ofrojnë dëshmi e fakte për kohën e rrëmbimit apo vrasjen, vendin dhe dëshmitarët e ngjarjeve. Pothuaj nga të gjitha rrëfimet del vetëm një kërkesë, të riatdhesohen eshtrat e të pagjeturve”, tha ai.

Ndërsa Lutfie Vokshi, kryetare e organizatës, e cila e ka vëllain e pagjetur, tha se e ka përjetuar çdo rrëfim të personazheve që janë bërë pjesë e këtij libri.

Continue Reading

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis Seminari XIX Mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

Published

on

Ka nisur punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.

Seminari i këtij viti zhvillohet me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar” dhe do të zgjasë deri më 31 korrik. Në të marrin pjesë mbi 200 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga diaspora, të cilët do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika në fushën e mësimdhënies.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Orjana Osmani, mësimdhënës nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Çeku theksoi se diaspora mbetet një pjesë e pandashme e Kosovës dhe një urë e rëndësishme lidhëse me botën. Ai nënvizoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, përmes hartimit të teksteve të përbashkëta me Shqipërinë, trajnimit të mësimdhënësve, zgjerimit të ekskursioneve për fëmijët e mërgatës dhe zhvillimit të platformave digjitale. Sipas tij, rreth 800 mësues dhe 23 mijë nxënës ndjekin mësimin e gjuhës shqipe jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Orjana Osmani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve të diasporës në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Ajo theksoi se gjuha mbahet gjallë nga ata që ua përcjellin brezave të rinj dhe përmendi forcimin e politikave për mësimin e shqipes, si dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe, e cila synon të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin afatgjatë të saj.

Në emër të mësimdhënësve përshëndeti edhe Dila Rrapi, mësuese nga Italia, e cila prej dhjetë vitesh kontribuon si vullnetare në mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës.

Gjatë ditëve në vijim, seminari do të vazhdojë me punëtori dhe diskutime tematike mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies, motivimin e nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe, si dhe sfidat dhe mundësitë për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rame Lahaj dhe yje ndërkombëtarë të operës performojnë nesër në Sheshin “Skënderbeu”

Published

on

Sheshi “Skënderbeu” do të mirëpresë nesër një mbrëmje të veçantë operistike, ku do të ngjiten në skenë sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja Štěpánka Pučálková, bass-baritoni Luca Pisaroni dhe tenori kosovar Rame Lahaj.

Nën dirigjimin e maestros italian Giuseppe Finzi, artistët do të interpretojnë një program të përzgjedhur me disa nga kryeveprat më të dashura të repertorit operistik, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së.

Koncerti Gala do të nisë në ora 20:30 në Sheshin “Skënderbeu” dhe do të përcjellë mesazhin se muzika është një gjuhë universale që bashkon njerëzit, frymëzon shpresë dhe promovon paqen e mirëkuptimin.

Aktiviteti organizohet në kuadër të festivalit, i cili këtë vit mbahet nën moton “Play Music, Not War”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Northern Echoes” sjell në Pejë një takim artistik mes Kosovës dhe Norvegjisë

Published

on

Kori Siparantum do të mirëpresë në Kosovë një nga ansamblet më të vlerësuara korale të Norvegjisë, Defrost Youth Choir, në kuadër të koncertit të përbashkët “Northern Echoes”, që do të mbahet më 30 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë.

Koncerti do të bashkojë dy tradita të ndryshme muzikore në një mbrëmje artistike, ku estetika nordike do të ndërthuret me identitetin muzikor shqiptar.

Nën drejtimin e dirigjentit Thomas Caplin, Defrost Youth Choir njihet për interpretimet e rafinuara, qasjen inovative ndaj muzikës korale dhe sukseset në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Siparantum Choir, i drejtuar nga Memli Kelmendi, do të interpretojë vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe botërorë, duke vazhduar promovimin e kulturës muzikore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Organizatorët e cilësojnë “Northern Echoes” si një takim kulturash dhe vizionesh artistike, që dëshmon fuqinë e muzikës për të lidhur popujt përtej kufijve. Të gjithë dashamirët e muzikës korale janë të ftuar të marrin pjesë në këtë mbrëmje të veçantë koncertale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara