Kulturë

​Nesër shfaqen 35 fotografi bardh e zi të familjarëve me personat e zhdukur

Anash fotografive bardhë e zi, janë të shoqëruara edhe thëniet e familjarëve që janë në kërkim të më të dashurve të tyre.

Published

on

“Me dorën time nuk e kam varros, e gjithmonë mendoj se është diku”, janë fjalët e djalit për babin e tij të zhdukur. Ai mban në dorë fotografinë e tij, si ndër të paktat kujtime që i kanë mbetur që nga viti 1998.

Që nga përfundimi i luftës, shumë dyer, të shumë familjeve në Kosovë vazhdojnë të qëndrojnë të hapura se një ditë të paktën do të dinë se ku i kanë eshtrat e më të dashurve të tyre.

Në Ditën Ndërkombëtarë të Personave të Zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës do të ekspozojë 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve.

Anash fotografive bardhë e zi, janë të shoqëruara edhe thëniet e familjarëve që janë në kërkim të më të dashurve të tyre.

Koordinatorja e programit, Adelinë Syla tregon se kjo ekspozitë është realizuar në shumë komuna.

“Aktiviteti ka filluar prej qershorit, kemi vizituar 35 familje, familjarëve të personave të zhdukur. Qëllimi kryesor ka qenë t’i bëjmë fotografitë me ta, në mënyrë që të bashkëndiejmë dhimbjen që kanë përjetuar që 23 vjet. Çështja e personave të zhdukur është çështje shumë e dhimbshme dhe e ndjeshme që familjarët përballen tash e sa kohë”, tregon ajo.

Fotografitë që do të shfaqen nesër në ekspozitë do të jenë bardhë e zi, gjë e cila tregon se sa e gjatë është pritja për familjarët.

“Vizitat nuk kanë qenë të lehta për shkak se edhe ne si Kryq i Kuq i Kosovës, pavarësisht se kemi pasur aktivitete të shumta me familjarët e personave të zhdukur, është e vështirë në momentin kur i viziton t’iu rikthehet atyre dhimbja ndër vite. Përzgjedhjen e kemi bërë përmes degëve tona, jemi munduar që të përfshijmë sa më shumë familjarë. Nuk kemi pasur mundësi t’i marrim të gjithë për shkak të numrit të madh. 35 deri në 40 ka qenë numri i paraparë. Jemi munduar që të marrim dy-tre familjarë prej secilës komune”, tha ajo.

23 vjet pas luftës, shumë familje në Kosovë po jetojnë me dhimbje, pritje e ankth.

“Të gjitha rastet që ende janë të pazgjidhura, familjarët ende nuk janë asnjëherë komplet. Gjithmonë iu mungon diçka, gjithmonë janë në pritje. Gjatë vizitave që kemi pasur, kemi parë se në momentin që hapet dera, ata gjithmonë presin mos ka ndonjë lajm”, tha Syla.

Pas vizitave të shumta te familjarët e personave të zhdukur, Kryqi i Kuq gjatë ditës së nesërme do të ekspozojë fotografi të realizuara me familjarët.

“Ekspozita do të shfaqet te “Sheshi Skënderbeu”, afër Kuvendit të Kosovës. Do të jetë e hapur nga ora 09:00 në mëngjes deri në 18:00. Është e hapur, aty mund të shohin të gjithë kalimtarët e rastit. Po besoj që ka me qenë një mesazh i duhur. Qëllimi ka qenë se aty kanë qenë edhe fotografitë e personave të zhdukur tek Kuvendi i Kosovës, gjithashtu është edhe obelisku i cili u kushtohet personave të zhdukur”, shprehet ajo.

Për shënimin e 30 gushtit, Kryqi i kuq i Kosovës e ka realizuar ku shfaqen me 1621 qirinj, të cilët simbolizojnë numrin e personave për të cilët nuk dihet se ku i kanë eshtrat. Që nga lufta e fundit në Kosovë, ende nuk dihet fati i 1621 personave të zhdukur.

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara