Lajmet

​Trendafilova për protestën e paralajmëruar: S’përfshihemi në diskutime politike

Vizita e saj është anuluar për shkak të protestave të paralajmëruara nga PSD-ja dhe veteranët e UÇK-së.

Published

on

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka thënë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë plotësisht të pavarura nga njëra-tjetra. Në adresimin e saj përmes platformës zoom ajo ka thënë se DhSK merret vetëm me përgjegjësi individuale dhe jo përgjegjësi të organizatave.

“Dhomat e Specializuara dhe Prokurori i Specializuar janë plotësisht të pavarura nga njëra-tjetra dhe jemi marrë vetëm me përgjegjësi individuale dhe jo përgjegjësi të organizatave. Siç shihni DhSK fokusohen vetëm në mandatin e vet. Kam parë në media që ka kritika sa i përket punës së gjykatës dhe gjithashtu ka njerëz që nuk besojnë në mandatin e DhSK si gjykatë. Ne nuk merremi me vendime politike, nuk angazhohemi në argumente për çështjen e rasteve që tashmë janë trajtuar nga gjyqtarët, duhet ta përmbushim mandatin tonë sipas kushtetutës dhe ligjit për dhomat e specializuara, duke siguruar procedura të drejta, të pavarura dhe të paanshme, vendimet dhe aktgjykimet do të flasin, ky ishe edhe qëllimi i vizitës sime për t’iu informuar shkurtimisht se çfarë po ndodh, qëllimi është të angazhohemi në një shkëmbim transparent dhe të hapur të pikëpamjeve”, ka thënë Trendafilova.

“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, edhe ne e kemi të drejtën të mos përfshihemi në çfarëdo diskutimi politik, ne nuk jemi politikanë”, ka shtuar ajo lidhur me protestën e paralajmëruar për të kundërshtuar vizitën e saj.

Kujtojmë se Partia Socialdemokrate (PSD) ka anuluar protestën e paralajmëruar për sot, e cila ishte planifikuar të mbahej kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë Ekaterina Trendafilova në Gjilan.

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se anulimi i protestës vjen pas njoftimit zyrtar se Trendafilova ka anuluar konferencën e nesërme. Ai ka thënë se anulimi i vizitës tregon se kjo gjykatë nuk e ka për qëllim informimin e drejtë të opinionit dhe se vepron në bazë të presioneve politike.

Ndryshe, kreu i Dhomave të Specializuara në Hagë, ishte paraparë të mbajë të mërkurën një konferencë për media, e ku brenda do të ishin vetëm pjesëtarë të shoqërisë civile dhe media të akredituara, por pa kamera dhe pajisje të tjera për xhirim. Por sipas një njoftimi vizita është anuluar për shkak të protestave të paralajmëruara nga PSD-ja, ndërkohë që edhe veteranët e UÇK-së kanë deklaruar se do t’i bashkohen protestës.

Aktivitetet e kryetares së Dhomave të Specializuara po mbahen online, përmes zoom-it. 

Lajmet

Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Published

on

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kosova e njeh çmimin e lirisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës së përbashkët.

Abdixhiku tha se Kosova e njeh nga afër “çmimin e lirisë” dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, u shpreh ai.

Në fund, Abdixhiku riafirmoi përkushtimin e tij ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK nderon viktimat e 11 Shtatorit, Hamza: Jemi krah miqve tanë amerikanë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një prej tragjedive më të rënda të kohës moderne.

“Sot jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha Hamza.

Ai theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

“25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, u shpreh Hamza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Gjatë gjumit, një njeri mund të gëlltisë pa e kuptuar edhe insekte shumë të vogla.

 

2.Gjurma e gjuhës së çdo njeriu është unike, njësoj si shenjat e gishtave.

 

3.Nëse teshtin shumë fort, në raste të rralla mund të dëmtohet edhe një brinjë.

 

4.Në shumë reklama, ora vendoset gjithmonë në 10:10 sepse duket më simetrike dhe më e bukur vizualisht.

 

5.Fjala “dreamt” është e vetmja fjalë në anglisht që përfundon me “mt”.

Continue Reading

Të kërkuara