Lajmet

​Tërnava uron Kurban Bajramin: Festat fetare kultivojnë begatitë shpirtëore para atyre materiale

Myftiu i BIK-ut ka folur edhe për haxhin e therjen e kurbanit.

Published

on

Për drejtësi, paqe, solidaritet e bamirësi është lutur, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës ka folur edhe për haxhin e therjen e kurbanit, ku theksoi se të dyja këto duhet të bëhen në emër të krijuesit.

Myftiu Naim Tërnava ka theksuar se pas dy vitesh, këtë vit besimtarëve iu mundësua udhëtimi drejt vendeve ku kryhet haxhi.

“Me këtë rast, në këtë ditë të madhe, kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame, institucioneve të saj dhe në emrin tim, t’u bashkëngjitëm lutjeve e ibadeteve të besimtarëve myslimanë që sot janë në rrafshnaltën e Arafatit, ku të gjithë të veshur me petkun e bardhë – me ihrama, të barabartë e pa asnjë dallim, me çiltërsinë shpirtërore e me bindje dhe sinqeritet, kanë nisur kryerjen e obligimeve të haxhit. Haxhilerët nga trojet tona, sikurse haxhilerët e tjerët nga e gjitha bota, në këtë ditë të madhe luten me përkushtim e devocion dhe i drejtohen Krijuesit të Gjithësisë, duke dëshmuar kështu besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj tij”, ka thënë Tërnava.

Devotshmëria, barazia e sakrifica, janë disa nga mesazhet e këtij Bajrami që përmendi myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Ai shtoi se haxhi është një nga shtyllat e fesë islame dhe një nga obligimet më të dashura për njeriun.

“Mesazhet e festës së Kurban-Bajramit janë devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti, vlera këto që shprehen si nga haxhilerët që gjenden në Qabe për të kryer haxhin, po ashtu edhe nga besimtarët myslimanë që gjenden gjithandej nëpër shtëpitë dhe familjet e tyre. Lutjet, ibadetet, devotshmëria, përkushtimi e sakrifica që e karakterizojnë Kurban-Bajramin, me të gjitha ritualet e tjera, përfshirë edhe haxhin dhe kurbanin si dimensionet kryesore të kësaj feste, krijojnë një reflektim shpirtëror, që besimtarin e fisnikërojnë edhe më shumë, e bëjnë më human dhe më të dobishëm për rrethin dhe shoqërinë”, ka shtuar Tërnava.

Derisa ka folur për therjen e kurbanit, ai u shpreh se dobitë e tij duhet t’i përfitojnë kategoritë e shoqërisë dhe institucionet në nevojë.

“Në Kuranin fisnik, besimtarët myslimanë në këto ditë të caktuara feste, urdhërohen që të prenë kurban në emër të Zotit, porse dobitë e tij t’i përfitojnë kategoritë e shoqërisë dhe institucionet në nevojë”, ka shtuar Tërnava.

Ai ka shtuar se dy festat e bajrameve janë më populloret për besimtarët myslimanë.

“Festat fetare te ne, në vazhdimësi kanë kultivuar begatitë shpirtërore para atyre materiale, urtësinë para euforisë, drejtësinë para zullumit, paqen para konfliktit e dhunës dhe solidaritetin e bamirësinë para koprracisë, ndaj, ne lutemi dhe urojmë që edhe ky Bajram të jetë në frymën e tillë. Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja”, ka uruar Tërnava.

Festa e Kurban Bajramit është e njohur si “Bajram i haxhive”, sepse gjatë kësaj kohe kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë.

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Të kërkuara