Kronikë e zezë

​Tentim vrasja e “Vali Corleone”, prokuroria kërkon një muaj paraburgim për 22 vjeçaren

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e “Vali Corleone” dhe arrestimin e të dyshuarës 22 vjeçare.

Prokuroria njofton se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale: vrasje në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndërkohë, lajmin e dha gjatë ditës Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se një armë Pistoletë dhe dyzet copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Skema piramidale dhe bixhoz ilegal në Vushtrri, Policia bastis një lokal

Published

on

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Vushtrrisë, duke zbuluar një lokal ku zhvillohej veprimtari e jashtëligjshme e bixhozit dhe skemave piramidale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë realizuar bastisjen në rrugën “Blerim Zuqaku”, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që përdoreshin për lojëra fati dhe bixhoz.

“Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në orët e mbrëmjes se datës 23 tetor 2025, në rrugën “Blerim Zuqaku“ në Vushtrri , kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati e bixhozi. Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit i cili pas intervistimit është liruar ne procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet më tej./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, ku 16 nga këto aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara