Lajmet

​Szunyog ia dorëzon Raportin e Komisionit Evropian edhe Konjufcës

Konjufca vlerësoi se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur si asnjëherë më parë.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, me ç’rast nga ky i fundit pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Konjufca vlerësoi se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur si asnjëherë më parë dhe se i njëjti shërben si udhërrëfyes për institucionet tona shtetërore që të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e detyrave, sidomos në ato fusha ku mund të bëhet më shumë.

Ai tha po ashtu se ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t’i adresojnë të gjitha të gjeturat, duke thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian.

Bëhet e ditur se kryeparlamentari Konjufca e njoftoi ambasadorin Szunyog përkitazi me punën e deritashme, arritjet, planet dhe sfidat e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit.

Ai ka përmendur edhe përmbushjen e konsiderueshme të agjendës legjislative, pastaj miratimin e Rregullores së re të punës, pas më shumë se një dekade përpjekjesh, si dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, që prej kohësh nuk kishin arritur të miratoheshin, thuhet po aty.

“Është e rëndësishme të theksohet fakti se Kuvendi vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka arritur të miratojë 87 ligje, shifër kjo më e larta e arritur gjatë një sesioni”, ka thënë Konjufca.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.

Lajmet

Mjegull në mëngjes, gjatë ditës kryesisht vranët

Published

on

Sot moti në vend parashikohet të jetë kryesisht i vranët, por me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.

Temperaturat minimale, do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 9 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometerologjik.

Njëherësh, era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke krijuar kushte të qëndrueshme atmosferike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lista Srpska ankohet në PZAP pasi KQZ s’ia certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Lista Srpska është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për këtë ka njoftuar anëtari i Kryesisë së Listës Srpska, Igor Simiq, i cili tha se vendimi i KQZ-së “përfaqëson një përpjekje të regjimit të Kurtit për t’u imponuar serbëve se kush do t’i përfaqësojë ata në parlament”.

Simiq tha për Kosovo Online se KQZ “tradicionalisht merr vendime të paligjshme për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Srpska në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe tani po përpiqet të mos certifikojë kandidatët e saj për deputetë”.

“Mbrëmë vonë na dërguan një vendim në të cilin, citoj, thuhet ‘kontrollet e listës së kandidatëve nuk rezultuan në ndonjë gjetje që do të pengonte konfirmimin e asnjërit prej kandidatëve të Listës Srpska të paraqitur nga kjo parti për këto zgjedhje’. Pra, ata e shkruajnë këtë dhe pastaj keni një vendim që thotë ‘rekomandimi që u dha është refuzuar’”, tha Simiq.

Ai shtoi se të gjitha institucionet e Kosovës i kanë kontrolluar kandidatët e Listës Srpska dhe kanë përcaktuar se ata i plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Megjithatë, u mor një vendim politik. Anëtarët e partive politike në KQZ nuk donin të certifikonin kandidatët tanë. Kjo tregon edhe një herë se sa shumë Kurti dhe regjimi i tij i frikësohen unitetit serb dhe fitores së Listës Srpska në zgjedhje”, tha Simiq,

Ai tha se ankesën në PZAP e bënë sot në mëngjes.

“Ne presim që Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ta anulojë vendimin. Por kjo konfirmon pikëpamjen se regjimi i Kurtit po bën gjithçka për të penguar serbët të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politikë, por përkundrazi dëshiron t’u imponojë atyre se kush do t’i përfaqësojë serbët brenda atij parlamenti”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së merr pjesë në Kosova Health Forum 2025, duke theksuar rolin kyç të arsimit në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Kosova Health Forum 2025, ku u diskutuan zhvillimet, sfidat dhe transformimet e nevojshme për avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Gjatë forumit, Rektori Hajrizi solli perspektivën e arsimit të lartë si një komponent thelbësor në formimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe në forcimin e kapaciteteve të sektorit.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT ka luajtur një rol vendimtar në krijimin dhe zhvillimin e programeve të reja shëndetësore, duke ndërtuar kapacitete që dikur nuk ekzistonin në vend. Ai nënvizoi se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në harmonizimin e kurrikulave me standardet dhe direktivat ndërkombëtare, duke arritur një nivel që shpesh krahasohet me vendet evropiane.

“Kosova ka hyrë në një proces të rregullimit të sistemit arsimor dhe të kurrikulave me direktiva të veçanta që e përcaktojnë qartë strukturën e kompetencave, dhe në shumë raste kemi qenë më përpara se disa vende evropiane”, tha Rektori Hajrizi.

Ai foli gjithashtu për sfidat aktuale të tregut të punës në sektorin shëndetësor, duke theksuar se rritja e kërkesës për profesionistë është ndikuar ndjeshëm nga situata në vendet evropiane, të cilat po përballen me plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Continue Reading

Lajmet

​Kuvendi Komunal i Obiliqit bëhet me kryesues të ri

Published

on

By

Sot, Komuna e Obiliqit zgjodhi Kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme konstituive, mori pesë edhe kryetari i Komunës, Halil Thaçi.

“Gjatë seancës u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë zhvillimit të kësaj seance, përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga mbledhja, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit u largua.

Sipas njoftimit, kryetari Halil Thaçi uroi kryesuesin e ri dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe funksionimit demokratik të Kuvendit në shërbim të qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

Continue Reading

Të kërkuara