Lajmet

​Stoltenberg: Dialogu, mënyra e vetme për zgjidhje politike të qëndrueshme

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka shkruar në një postim në Twitter lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Ai me këtë rast tha se është diskutuar për rëndësinë e pranisë së misionit KFOR në ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë.

Dialogu Kosovë-Serbi ishte po ashtu pjesë e diskutimeve gjatë kësaj bisede telefonike, për të cilin Stoltenberg tha se mirëpret përparimin në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme.

Lajmet

Kurti: Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij ka mbështetur punësimin e grave në administratë publike.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u prezantua Rrjeti i Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione të pavarura, Kurti tha se ka bërë hapa që nuk janë të vegjël.

“Me gjithë pengesat që përballen gratë janë më të mëdha e më të thella, më të padukshme se sa ato që përballen burrat. Shpesh është struktura e shtetit ajo që i mbyll dyert grave dhe i mban ato jashtë hapësirës së vendimmarrjes e larg pjesëmarrjes. Gjinia nuk është një e dhënë e thjesht, por një sistem i tërë që ndikon në politikë e planifikim, administratë e menaxhim e në vetë mënyrën sesi ushtrohet qeverisja”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se nga të rekrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra.

“Nga studimet e ndryshme tregojnë se gratë janë më pak të korruptuara se burrat dhe qytetarët gjithandej e posaçërisht në vendin tonë e urrejnë korrupsionin. Adresimi i padrejtësive dhe pabarazive ka qenë në qendër të punës sonë si qeveri dhe gjatë mandatit të parë të plotë kemi bërë shumë hapa që nuk janë të vegjël. Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave. Nga të rektrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra”, tha kryeministri.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës njofton për kufizime në trafik gjatë vizitës së Mark Rutte

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për itinerarin e lëvizjes dhe masat e sigurisë gjatë vizitës së delegacionit të NATO-s, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, më 10 dhe 11 mars 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës, duke ndërmarrë masa të përkohshme për riorientimin e trafikut. Në disa segmente rrugore dhe afër objekteve shtetërore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit për të siguruar lëvizjen e eskortës dhe zbatimin e agjendës së vizitës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për vendin.

Continue Reading

Lajmet

​I vendosi GPS dhe hapi llogari në emër të ish të dashurës, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkoi nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh për K.S nga Peja – i dyshuar për vendosjen e GPS në veturën e ish të dashurës.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie”, thuhet në njoftim.

K.S dyshohet se në veturën personale të viktimës kishte vendosur GPS si dhe kishte hapur llogari në emër të saj në rrjetin social “Instagram” – duke postuar fotografi me mbishkrime denigruese.

“Dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim e prokurorisë.

I dyshuari është nën masën e ndalimit 48 orësh prej të shtunës më 8 mars.

Continue Reading

Lajmet

Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare

Published

on

Sot, më 10 mars 2025, shënohet Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare, një ngjarje që promovon rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në sistemet gjyqësore dhe vendimmarrëse. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) thekson se përfaqësimi i grave në gjyqësor është i domosdoshëm për zhvillimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe përfshirës.

OKB-ja e shpjegon këtë duke nënvizuar se, përveç mundësisë për të pasur një sistem ligjor që reflekton nevojat e të gjithë shoqërisë, praninë e grave në gjyqësor e konsideron si një burim frymëzimi për gjeneratën e ardhshme të gjyqtareve femra, të cilat mund të motivohen të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale.

“Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të grave në kushte të barabarta me burrat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, ne mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe demokraci,” theksohet nga OKB-ja, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes gjinore në sistemin e drejtësisë.

Pjesëmarrja e grave gjyqtare sjell një këndvështrim të ndryshëm dhe një përvojë më të gjerë në proceset gjyqësore, duke forcuar kështu besimin e qytetarëve në drejtësinë e sistemit. Gratë në pozita drejtuese ndihmojnë gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, duke prishur marrëveshjet e fshehta dhe duke promovuar transparencën.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit në rritje të grave në jetën publike, ato mbeten ende dukshëm të nënpërfaqësuara në pozitat vendimmarrëse, sidomos në pozitat drejtuese më të larta të sistemit gjyqësor.

Për këtë arsye, OKB-ja bën thirrje për më shumë vëmendje dhe angazhim për Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare, që këtë vit kremtohet me temën “Gratë në Drejtësi, Gratë për Drejtësi”. Ky event synon të promovojë pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet e gjyqësorit, të festojë arritjet dhe progresin që është bërë deri tani, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat e mbetura përpara./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara