Aktualitet

​S’ka kuorum në seancën për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë

Nënkryetari i Kuvendit, Fadil Zendeli tha se seanca do të vazhdojë brenda ditës.

Published

on

Seanca për mocionin e votëbesimit në Kuvendin e Maqedonisw sw Veriut po vazhdon por u konstatua se në sallë kishte vetëm 60 deputetë, dhe rrjedhimisht nuk ka kuorum. Në sallë nuk ishin as ministrat dhe as kryeministri.

Drejtuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Fadil Zendeli tha se seanca do të vazhdojë brenda ditës, për kohën do të ketë njoftim shtesë./Alsat M.

Aktualitet

​Milanoviq reagon ndaj vizitës së ministrit izraelit në Zagreb

Published

on

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka reaguar ndaj vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit, Gideo Saar, në vendin e tij, duke e quajtur këtë vizitë fyese për Kroacinë.

Milanoviç kritikoi ashpër qeverinë e vendit të tij dhe pyeti përse është ftuar një anëtar i një qeverie e cila dëbon popullsinë e Gazës dhe kryen spastrim etnik.

“Pse u ftua ministri i Jashtëm izraelit në Zagreb dhe pse u takuan me të kryetari i Parlamentit kroat, kryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë? Në një kohë kur qeveria dhe ushtria izraelite po dëbojnë të gjithë popullsinë e qytetit të Gazës dhe po njoftojnë sulm ndaj atij qyteti me një milion banorë, takimi me një anëtar të së njëjtës qeveri në fakt është mbështetje e politikës së dhunës, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të Izraelit”, shkroi Milanoviç në Facebook.

“Në vend që të fillojë procesin e njohjes së shtetit palestinez si hapi i parë në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, qeveria e Republikës së Kroacisë mbështet zyrtarët e qeverisë izraelite të cilët janë pa mëdyshje pas politikës së luftës dhe dhunës”, tha Milanoviç.

Ndërkohë, kryediplomati izraelit Gideon Saar u takua me homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman gjatë vizitës së tij në Zagreb.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Gërliç, Saar pohoi se njohja e shtetit të Palestinës nuk do të kontribuonte në paqe apo siguri, por do të krijonte paqëndrueshmëri në rajon./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paraqitur notë proteste ndaj UEFA-s dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo pasi në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027 për grupmoshat U21, Kosovë-Spanjë, Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një shkrese drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe atij të Federatës Spanjolle, Rafael Louzan, ka shprehur shqetësimin, duke theksuar se Kosova është anëtare e barabartë e familjes së futbollit evropian dhe botëror.

“Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një shkrese të presidentit Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan, ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit”, thuhet në ankesë.

“Në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027, Kosovë U21 – Spanjë U21, kjo federatë iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”, gjë që bie ndesh me rregullat dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruhet në njoftimin e FFK-së/S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova pëson nga Spanja në U21

Published

on

Kosova U21 ka humbur në shtëpi nga Spanja U21 në kualifikueset për Kupën e Botës.

Spanjollët kaluan në epërsi përmes Joel Roca-s në minutën e 11-të.

Mirëpo, 11 minuta më vonë Dardanët barazuan përmes  një supergoli të Arianit Hasanit.

Sidoqoftë, spanjollët u kthyen në epërsi në minutën e 70-të falë golit të Iker Bravos.Rezervisti Adrian Nino vulosi fitoren e Furisë së Kuqe në minutën e 95-të.

Pas dy xhirosh, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me një pikë./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​Basha takon ambasadorin turk në Kosovë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe zëvendës-ambasadoren, Şeyda Çimeli Aydın.

Gjatë zhvillimit të takimit, kryetari Basha e njoftoi Ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht për konstituimin e tij.

Kryetari Basha e theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen në përputhje me standardet më të larta që ofron legjislacioni ynë.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara