Lajmet

​S’ka kuorum, Kuvendi shtyn shqyrtimin e projektligjit për Festat Zyrtare

Shtyrja ndodhi sepse nuk kishte kuorum.

Published

on

Me 67 vota pro, kuvendi i Kosovës mori vendim ta miratojë mocionin procedural për shtyrjen e shqyrtimit të parë të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.

Kjo shtyrje për këtë projektligj është bërë për shkak se nuk pati kuorum, që kërkohet të jenë prezent 2/3 e deputetëve që bëjnë pjesë edhe ata të Listës serbe. 

Bota

Tragjedi në Kroaci: Tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Published

on

Një zjarr i rëndë ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në një shtëpi familjare në vendbanimin rom të Kuršanec, afër Çakovecit në Kroaci, duke shkaktuar vdekjen tragjike të tre fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, kur flakët përfshinë papafingon e shtëpisë.

Sipas autoriteteve, një burrë 29-vjeçar dhe një grua 25-vjeçare, e cila mbante në krahë një fëmijë, arritën të shpëtonin nga shtëpia me lëndime të lehta. Ata u transportuan në Spitalin e Qarkut Çakovec, ku u konfirmua se ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.

Sapo u raportua rasti në orën 22:52, ekipet e zjarrfikësve, policia dhe shërbimet emergjente u dërguan në vendngjarje. Pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit gjetën trupat e tre fëmijëve në pjesën e djegur të shtëpisë.

Aktualisht, vendi i ngjarjes po mbahet nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa hetimet janë në vijim. Prokurori i shtetit ka urdhëruar një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tentim vrasje në Prishtinë

Published

on

By

Një burrë ka raportuar në polici se dy të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht. Sipas policisë, njëri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, të enjten pasdite.

‘Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë

Continue Reading

Lajmet

Shënohet Dita e Mësuesit

Published

on

By

7 Marsi njihet si Dita e Mësuesit dhe festohet me krenari në të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore. Kjo është një ditë simbolike, e cila na kujton dhe na bën të vlerësojmë përkushtimin e mësuesve në edukimin dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Historia e kësaj dite lidhet me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, një ngjarje historike që shënoi një hap të madh drejt zhvillimit të arsimit kombëtar. Në atë kohë, shqiptarët mësonin gjuhën shqipe fshehurazi për shkak të sundimit osman, dhe themelimi i kësaj shkolle ishte një fitore e madhe për kulturën dhe identitetin kombëtar. Mësonjëtorja qëndroi e hapur për dy dekada, duke u drejtuar nga figura të shquara të Rilindjes Kombëtare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami dhe të tjerë.

Gjatë periudhës komuniste, Dita e Mësuesit mori një rëndësi të veçantë dhe u kthye në një nga festat më të shënuara të arsimit. Ishte një traditë e bukur që nxënësit të vizitonin mësuesit në shtëpi, duke i uruar me lule dhe libra, ndërsa mësuesit i prisnin me ëmbëlsira dhe fruta.

Deri në fillim të viteve ’90, për të nxitur cilësinë e mësimdhënies, mësuesit më të dalluar nderoheshin me titujt “Mësues i Merituar” dhe “Mësues i Popullit”. Edhe pse këto tituj nuk përdoren më aq shpesh, respekti dhe vlerësimi për figurën e mësuesit mbetet i pandryshuar.

Continue Reading

Lajmet

Sonte Nata e Zjarreve në Prekaz

Published

on

By

Sot përfundon manifestimin në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Në ditën e tretë të Epopesë, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Dje presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe për 27-vjetorin e ngjarjes, flijimin e familjes Jashari, duke u përjetësuar në historinë shqiptare.

Përveç tyre, homazhe bënë edhe personalitete të tjera të ekzekutivit dhe të qeverisjes lokale.

Continue Reading

Të kërkuara