Lajmet

Rektori Hajrizi pjesë e panelit për ndryshimet klimatike

Hajrizi: Studimet në UBT janë plotësisht të ndërlidhura me objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm.

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ishte pjesë e panelit debatues për ndryshimet klimatike, të organizuar nga Zyra e Koordinatores së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ambasada e Italisë në Kosovë.

Para një audience të zgjedhur, midis të cilëve ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ambasadori italian, Antonello de Riu, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, përfaqësuesve nga Presidenca, Qeveria dhe shoqëria civile, Rektori Hajrizi foli për rolin e universiteteve në sigurimin e të dhënave të sakta për ndryshimet klimatike.

Ai tha se UBT është plotësisht e përkushtuar që të kontribuojë si institucion akademik e shkencor në sensibilizimin e opinionit për ndryshimet klimatike, e gjithashtu edhe për krjimin e databazës së monitorimit dhe pasqyrimit të saktë të të dhënave që ndërlidhen me këtë sfidë lokale e globale, mbi bazën e të cilave do të bazoheshin edhe veprimet konkrete në kuadër të përpjekjeve për reduktimin e dioksidit të karbonit dhe ruajtjes së planetit në përgjithësi.

“Studimet në UBT janë plotësisht të ndërlidhura me objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm, e ku përfshihen edhe ndryshimet klimatike”, u shpreh Hajrizi, duke pasqyruar para kësaj audience të zgjedhur programet dhe specializimet e veçanta që ofron ky institucion arsimor në fushën e efiçiencës së energjisë, mjedisit, agrikulturës, bujqësisë, shkencave mjekësore e atyre kompjuterike e të cilat ndërlidhen me secilin prej 17 objektivave globale për zhvillim të qëndrueshëm të njohura si SDG.

Ndër të tjerash, Rektori Hajrizi tregoi për punën e UBT-së dhe çmimet e fundit ndërkombëtare për impakt real dhe arritje të SDG-ve. Gjithashtu, ai theksoi se UBT përpos kontribuimit përmes hulumtimeve shkencore mbi temën e ndryshimeve klimatike, UBT si institucion lider i edukimit në vend, po shkon përtej duke u zgjëruar edhe në impakt shoqëror përmes zhvillimit të shembujve Small Scale duke ju referuar qytetit të mençur të UBT-së, “UBT Smart CIty” për të testuar dhe hulumtuar tutje mekanizmat që promovojnë dhe mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë diskutimit, Rektori Hajrizi i dha rëndësi edhe bashkëpunimit me të gjithë palët e interesit që të krijohen sa më shumë mundësi dhe platforma për zhvillim të qëndrueshëm përshkak se sipas tij, Kosova ka potencial dhe mund të ketë pozitë të rëndësishme në këtë fushë.

Diskutimet u përmbyllen me shfaqjen e dokumentarit me autor Sir David Attenborough – “Breaking Boundaries”, në këtë dokumentar shfaqen shkaktarët e vërtetë të ndryshimeve klimatike dhe bëhet thirrje urgjente për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shpëtimin e planetit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të fushatës Kosovo Climate Action Campaign – Climate Change, pjesë e së cilës është edhe UBT dhe si event për t’i paraprirë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor në Galsgow të Skocisë.

UBT, po ashtu, është ftuar për të marrë pjesë në forumin botëror për ndryshimet klimatike – Climate Impact Forum të organizuar nga revista prestigjioze Times Higher Education në bashkëpunim me programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Lajmet

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

Lajmet

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara