

Shëndeti
Sinuset: Shkaku, simptomat dhe si ta trajtojmë më mirë këtë problem?
Inflamacioni është i zakonshëm pas marrjes së një ftohjeje ose gripi.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiInflamacioni i sinuseve është një fenomen shumë i shpeshtë, dhe mund të shkaktojë probleme të ndryshme.
Ndodh kur membrana mukoze që njomet hundën dhe sinuset inflamohet dhe më pas fryhet, duke bllokuar rrjedhën e ajrit dhe kullimin përmes kalimit të hundës.
Inflamacioni është i zakonshëm pas marrjes së një ftohjeje ose gripi, si dhe te njerëzit me alergji. Trajtohet me ilaçe shtëpiake dhe pushim dhe mund të nevojiten antibiotikë në rast të sinusitit bakterial.
Ka disa shenja që tregojnë se keni një infeksion të sinusit, të cilat janë:
– zvogëlimi i ndjenjës së nuhatjes
– temperaturë të lartë
– rrjedhje e hundës ose hundë e mbytur
– dhimbje dhe parehati në sinus
– dhimbje koke
– dobësi
– ndjeshmëria e syve
– kollë e lagësht
– aromë e keqe
Ky inflamacion shkaktohet nga infeksione bakteriale, virale ose kërpudhore. Në hundën tonë ka shumë baktere, shumica e të cilave nuk janë të rrezikshme. Vetëm kur kanalet në sinus mbyllen, bakteret nuk mund të kalojnë më tej dhe shumohen lehtësisht, duke shkaktuar infeksion dhe më pas inflamacion. Inflamacioni i sinusit më së shpeshti shkaktohet nga infeksionet virale.
Llojet e inflamacionit të sinusit
1. Inflamacion akut i sinuseve
Zgjat deri në katër javë dhe shkaktohet nga viruset ose alergjitë. Fillon me një ftohje dhe më pas simptomat kthehen në infeksion të sinusit. Nëse simptomat zgjasin më shumë se koha e caktuar, duhet të shkoni te mjeku sepse në këtë rast mund të jetë një infeksion bakterial dhe do të duhet një antibiotik.
2. Sinusi subakut dhe sinusi akut i përsëritur
Ndodh gjatë sezonit të alergjive dhe simptomat zgjasin deri në tre muaj. Sinusiti akut i përsëritur është një inflamacion që përsëritet disa herë gjatë një viti.
3. Inflamacion kronik i sinusit
Zgjat më shumë se 12 javë, madje deri në një vit pa u ndalur, dhe simptomat janë shumë më të lehta se në inflamacionin akut dhe shkaktohet nga bakteret. Për të zbuluar shkakun kërkohet një ekzaminim nga otorinolaringologu dhe ekzaminime shtesë si CT.
Në rast të simptomave që zgjasin për një kohë të gjatë dhe nuk largohen ose kur temperatura e trupit është e ngritur për disa ditë, është e nevojshme të vizitoni mjekun.
Edhe pse e pakëndshme, inflamacioni i sinusit zakonisht largohet vetë. Pushimi shpesh, pirja e shumë lëngjeve për të shmangur dehidratimin dhe marrja e ilaçeve për temperaturë të lartë janë po aq të rëndësishme. Kompresat e ngrohta ose të ftohta të aplikuara në sinuset, sytë, hundën ose ballin gjithashtu mund të ndihmojnë. Nëse jeni duhanpirës, reduktoni pirjen e duhanit.
Në sinusin kronik që nuk i përgjigjet antibiotikëve, kirurgjia mund të jetë e nevojshme.
Shëndeti
Ky është ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës
Published
31 minutes agoon
June 5, 2025
E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin.
E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”.
Konsumimi ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Avokado përmban acid oleik, një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e atij të mirë.
Njerëzit që përfshijnë avokadon në dietë kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës. Përmbajtja e lartë e folatit e vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme e ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K.
Përfshiri në dieta të balancuara ushqimore, theksojnë se avokado është opsion i shëndetshëm për mëngjes, sallata a ushqime të lehta gjatë ditës.
Shëndeti
Stresi vret më shumë se sheqeri, si ta dalloni në trupin tuaj?
Published
1 hour agoon
June 5, 2025
Në një botë që lëviz me ritme gjithnjë e më të shpejta, stresi është bërë një nga “vrasësit e padukshëm” më të rrezikshëm për shëndetin.
E dimë që sheqeri i tepërt çon në sëmundje si diabeti apo obeziteti, studimet tregojnë se stresi kronik ka pasoja edhe më të rënda – dhe shpesh më të fshehta.
Si ndikon stresi në trupin tuaj?
Kur përjetoni stres, trupi lëshon hormone si kortizoli dhe adrenalina, që në afatshkurtër ju ndihmojnë të përballoni situatat e vështira. Nëse stresi zgjat me javë apo muaj, këto hormone fillojnë të dëmtojnë trupin në mënyrë të heshtur:
Rritje e tensionit të gjakut
Dobësim i sistemit imunitar
Çrregullime të gjumit
Rritje e rrezikut për sëmundje të zemrës
Çrregullime hormonale dhe tretjeje
Shenjat që tregojnë se stresi po dëmton shëndetin tuaj:
Lodhje kronike, edhe pas gjumit
Dhimbje koke të shpeshta apo tension në qafë/shpatulla
Probleme me tretjen – fryrje, dhimbje stomaku, kapsllëk
Rënie flokësh apo lëkurë e thatë
Rritje e oreksit për ushqime të ëmbla ose të shpejta
Mungesë përqendrimi dhe harresë
Rrahje të zemrës të çrregullta apo ankth të pashpjegueshëm
Rënia e dëshirës seksuale
Çfarë mund të bëni për ta menaxhuar stresin?
Aktivitet fizik i rregullt – edhe ecja e përditshme ul nivelin e kortizolit
Meditim, frymëmarrje e thellë ose joga
Gjumi i mirë – prioritizoni 7–8 orë gjumë cilësor
Kufizoni kafeinën, sheqerin dhe alkoolin
Flisni me dikë – mos i mbani ndjenjat brenda
Pushime të shkurtra pa ekran gjatë ditës
Sheqeri ndikon në trup përmes ushqimit që konsumoni. Por stresi ju ndikon përmes gjithçkaje që mendoni, përjetoni dhe përballoni çdo ditë.
Mos e nënvlerësoni. Kujdesuni për mendjen si për trupin – sepse, shpesh, është ajo që sëmuret e para.
Shëndeti
Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm
Published
3 hours agoon
June 5, 2025
Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme. Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.
Ekspozimi afatgjatë në temperatura të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë, djersitja ka rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë. Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.
Kontraktimet e muskujve, përtharja e skuqja e lëkurës janë sinjale që tregojnë se duhet të futeni në ambient të kondicionuar. Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.
Si të freskoheni duke mbajtur kyçet nën ujë?
Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupitm, kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapni rubinetin e vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm. Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.
Një mënyrë e tillë ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve e krahëve, gjaku qarkullon në trup duke e mbajtur të freskët për një orë. Hidratimi i domosdoshëm gjatë gjithë ditës. Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.
Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta. Kësisoj do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën.

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve, “kapakët” mbrojtës në fund të kromozomeve – dhe në këtë mënyrë të ngadalësojnë procesin biologjik të plakjes.
Telomerët shkurtohen natyrshëm me kalimin e moshës, çka shoqërohet me rritjen e rrezikut për sëmundje të lidhura me moshën dhe vdekshmëri të parakohshme. Vitamina D ndihmon në ngadalësimin e këtij shkurtimi, veçanërisht te leukocitet (qelizat e bardha të gjakut).
Çfarë tregoi studimi?
Studimi përfshiu të rritur amerikanë mbi 50 vjeç. Pjesëmarrësit morën suplemente me vitaminë D3, acide yndyrore omega-3, të dyja, ose placebo, për një periudhë prej pesë vitesh. Rezultatet treguan se:
– Grupi që mori vitaminë D pati shkurtim minimal të telomerëve pas 2 dhe 4 vitesh.
– Grupi placebo pësoi shkurtim të konsiderueshëm të telomerëve.
– Omega-3 nuk pati efekt të dukshëm në telomerë.
– Efekti pozitiv i vitaminës D ishte më i dukshëm te pjesëmarrësit që nuk merrnin ilaçe për kolesterol dhe tek ata që nuk ishin obezë.
Çfarë nënkuptojnë këto rezultate?
Ruajtja e gjatësisë së telomerëve përkthehet në ngadalësim të procesit të plakjes biologjike me rreth 3 vjet, kjo përforcon rolin e vitaminës D jo vetëm në shëndetin e kockave dhe imunitet, por edhe në parandalimin e plakjes qelizore.
Kufizime të studimit
– Studimi ishte analizë sekondare dhe nuk ishte projektuar për të matur efektet mbi telomerët.
– Mostra ishte me pjesëmarrës të bardhë mbi moshën 50 vjeç.
– 37% e të dhënave mungonin pas 4 vitesh.
– Efekti u vëzhgua vetëm në qelizat e bardha të gjakut dhe nuk u analizuan pasojat e drejtpërdrejta klinike.
Dr. David Cutler paralajmëron se benefitet e mundshme të vitaminës D duhen peshuar kundrejt rreziqeve të saj. Marrja e tepërt çon në dëmtime të veshkave dhe toksicitet, për shkak se është një vitaminë që grumbullohet në trup.
Ky studim shton prova në favor të rolit mbrojtës të vitaminës D kundër plakjes. Megjithatë, para se të përfshihet në udhëzimet zyrtare, nevojiten më shumë studime me popullata më të gjera dhe të larmishme. Para fillimit të çdo suplementi, konsultohuni me mjekun, sidomos nëse keni sëmundje kronike.

YouTube prezanton renditjen: më aktivët në ‘chat’ marrin logo speciale

Ky është ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare ish-kandidatja për Miss Univers

Stresi vret më shumë se sheqeri, si ta dalloni në trupin tuaj?

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Kurti: Shtesat për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro

Osmani takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për zhvillimet aktuale

Arnold Schwarzenegger: Më thoshin se ëndrrat e mia ishin të pamundura

Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur