Lajmet

​Sindikata e Policisë paralajmëron veprime sindikale

Kryesindikalisti i PK-së theksoi se zyrtarët policorë të Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore.

Published

on

Ndonëse sot institucioni i Policisë së Kosovës po e shënon 23-vjetorin e themelimit, pjesëtarët policorë ende nuk gëzojnë sigurimet shëndetësore.

E ky 23 vjetor policët po i gjen edhe pa Ligjin për pensionim të parakohshëm, një kërkesë e kamotshme e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se në rast se Qeveria e Kosovës nuk vepron sa i përket kërkesave të tyre për Ligjin e pagave do të ndërmarrin veprime sindikale.

Ai tha se Policia e Kosovës duke qenë me moshën më të shtyrë në rajon ka nevojë të madhe për Ligjin për pensionim të parakohshëm.

Sipas tij, ky ligj ndonëse i finalizuar ende nuk është dërguar në Kuvend përkundër zotimit të Qeverisë së Kosovës se kjo do të ndodh shpejt.

Jemi policia e vetme në botë që nuk ka sigurim shëndetësor, jemi Policia me moshën më të shtyrë në rajon që mosha mestare ka arritur moshën 47-vjeçare dhe ende nuk është dërguar dhe ka qenë i premtuar nga kjo Qeveri që të dërgohet në Kuvend për miratim një draft-ligj i cili është përpunuar dhe është gati veç i finalizuar për pensionim për moshën 55-vjeçare. Arsyeja e vetme është se zyrtari policor pas gjithë këtyre sfidave që i bënë gjatë shërbimit duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e vet kur e arrin moshën 65-vjeçare është pa pension, po e them pa pension me plot kuptimin e fjalës”, theksoi Zeqiri.

Kryesindikalisti i PK-së theksoi se zyrtarët policorë të Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore.

Sipas tij, ofrimi i sigurimeve shëndetësore nuk është kosto e papërballueshme për buxhetin e vendit.

E vetmja Polici në botë pa sigurime shëndetësore për këtë unë kam adresuar një kërkesë tek ministri i Punëve të Brendshme zotëri Sveçla e kam biseduar me të dhe pasi që e patëm situatën siç e patëm me marrëveshjet që janë politike dhe ne jemi institucion i sigurisë na është kërkuar një kohë që të bisedojmë për këtë çështje. Unë besoj që nuk është një shumë e papërballueshme për Qeverinë që t’i bëjë zyrtarët policor me sigurim shëndetësor një shumë rreth 4,5 milionë euro në vit. kështu që kjo do të ishte nder jo vetëm për Policinë, jo vetëm nevojë e jashtëzakonshme por edhe nder për qeverinë që t’i bëjë me sigurime shëndetësor pas 23 vitesh”, theksoi ai.

Zeqiri adresoi kritika dhe vërejtje edhe për Ligjin e pagave i cili është në konsultim paraprak. Sipas tij, në këtë ligj nuk është përcaktuar ende vlera e koeficientit për zyrtarët policorë.

Pakënaqësia e Sindikatës së Policisë tek ky draft-ligj i cili është ofruar për diskutim publik është sepse vlera e koeficientit ende nuk është caktuar, prandaj neve po trajtojmë apo na është ofruar diçka figurativisht po e them në treg pa çmim… Kjo është ajo pakënaqësia e parë sepse në Ligjin e Pagave duhet të caktohet vlera e koeficientit. Nuk jemi të kënaqur me krahasim me nivelet tjera të punësuarve me koeficientet aktuale. Pse për shembull ne jemi gati në secilën gradë dy koeficiente më pak se FSK-ja pse mos të jemi barazi me FSK edhe ne jemi institucion i sigurisë edhe ata me shumë respekt për FSK-në por neve jemi bartësit kryesore të sigurisë… Pakënaqësi tjetër është se në këtë ligj shkruhen se pas publikimit në gazetën zyrtare ligji do të hyjë në fuqi pas 8 muajve pse pas 8 muajve, cila është arsyeja”, theksoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se aktualisht kanë ofruar dialog social për Qeverinë lidhur me pakënaqësitë e tyre për Ligjin e ri të pagave në të kundërtën paralajmëron edhe veprime sindikale.

Do të ulemi që të bisedojmë çdo detaj rreth këtij projektligji dhe si çdo sindikatë edhe neve nëse na detyrojnë me shkua me ndërmarrë hapa sindikal do të ndërmarrim, por aktualisht e kemi shpallë qeverisë dialog, mirëkuptim dhe dhashtë Zoti dhe po shpresoj se nuk na shtyjnë në atë fazën që edhe ne si Sindikatë të kalojmë në radikalizëm… Ne duhet të veprojmë nëse jo me mirëkuptim atëherë do të veprojmë edhe me veprime sindikale”, u shpreh Zeqiri.

Lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë, Zeqiri u shpreh se toleranca e organeve të drejtësisë karshi kryerësve të këtyre veprave penale, po i rritë edhe më shumë sulmet ndaj tyre.

Në vazhdimësi neve po na sulmohen zyrtarët policor dhe këtu kam adresuar kërkesën tek organet e drejtësisë ngase toleranca ndaj organeve të drejtësisë ndaj kryesve të këtyre veprave apo ndaj të dyshuarve që po bëjnë sulm ndaj zyrtarëve policor disi po i motivon këta të dyshuar, ndryshe kam thënë se e vetmja preventiv për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë është që organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit”, deklaroi kryesindikalisti, Zeqiri.

Ndërsa krerët shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti lavdëruan punën e Policisë së Kosovës me rastin e shënimit të 23-vjetorit të themelimit.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244 ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës e cila gjeneratë numëro 176 pjesëtarë. Aktualisht, Policia e Kosovës numëron rreth 9 mijë punonjës.

Vendi

William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës

Published

on

Ish-ambasadori amerikan, William G. Walker, ka propozuar Faton Bislimin, lobuesin për cështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në SHBA, si kandidat për president të Kosovës.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, përmes një letre dërguar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën politike për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në letrën që ka siguruar KosovaPress, Walker e konsideron person adekuat për postin e presidentit Faton Bislimim, i cili ka qenë edhe deputet i parlamentit të Kosovës.

“Kam dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm. Të gjithë ia vlen të merren në konsideratë, por sipas gjykimit tim, asnjëri prej tyre nuk i zotëron të gjitha aftësitë e nevojshme, përvojën dhe personalitetin që kërkon ky post. Më lejoni të sugjeroj një zgjedhje të mundshme. E njoh Faton ‘Tony’ Bislimin prej shumë vitesh. Kemi diskutuar shpesh për politikën e Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe për vendin e këtij shteti të ri në Evropë dhe në botë. Nuk kam asnjë dyshim për pavarësinë e mendimit të Tonit dhe për aftësinë e tij për të shprehur qëndrimin e tij mbi çdo temë. Sipas mendimit tim, i vetmi ndër emrat e mundshëm, Toni i zotëron të gjitha aftësitë e nevojshme – si dhe personalitetin që u përshtatet atyre – për të qenë një President i suksesshëm. Më lejoni të rendis aftësitë që i konsideroj thelbësore për një presidencë të suksesshme”, thuhet në letrën e tij dërguar.

Walker thekson veçanërisht se Kosova ka nevojë për një president që përfaqëson vendin në tërësi, e jo një parti apo një qëndrim të caktuar politik./KosovaPress//A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, nuk do t’i bëjmë publikë para takimit me LDK-në

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka përcaktuar emrat që mund t’i propozojë për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk do t’i bëjë publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë të gatshëm për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Konjufcës, në takimin e ardhshëm pritet të diskutohen emra konkretë dhe ekziston mundësia që nga kjo përpjekje të arrihet një marrëveshje për presidentin.

“Lëvizja Vetëvendosje është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me ju, sepse kjo do ta humbte kuptimin e procesit të negociimit”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se LVV-ja është në pritje të një ftese nga LDK-ja për caktimin e ditës së takimit, pasi Abdixhiku kishte deklaruar më herët se bisedimet do të zhvilloheshin gjatë kësaj jave.

Konjufca ka shprehur keqardhje që takimi nuk u zhvillua javën e kaluar, por ka thënë se e mirëkupton nevojën e partive për të përcaktuar emrat konkretë para se të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare.

LVV-ja dhe LDK-ja po zhvillojnë prej një kohe diskutime për zgjedhjen e presidentit. Në takimin e fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, ku morën pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është thënë se është arritur pajtim për profilin e presidentit të ardhshëm dhe se në takimin vijues do të diskutohen kandidatura konkrete.

Ndërkohë, gjatë ditës është raportuar se ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka propozuar Faton Bislimin për president në një letër drejtuar liderëve të partive parlamentare./A.K/

Continue Reading

Vendi

PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: “Askush nuk ka të drejtë ta ndalë”

Published

on

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës janë mbledhur në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë ta ndalë procesin e konstituimit apo t’ua kufizojë deputetëve ushtrimin e mandatit.

“Kush ka të drejtë ta ndalë konstituimin dhe përfundimin e tij? Kush ka të drejtë t’ua marrë deputetëve mandatin? Asnjë deputet dhe asnjë parti”, ka thënë Reçica, duke shtuar se institucionet e shtetit nuk janë pronë private e askujt.

Ai ka kritikuar edhe administratën e Kuvendit për mungesën e zërimit në sallë, duke thënë se një institucion nuk duhet të pengohet së funksionuari.

Reçica ka akuzuar gjithashtu qeverisjen aktuale për krizë të vazhdueshme institucionale, tensione me aleatët dhe polarizim të shoqërisë.

Ndërkohë, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e dëmton sistemin kushtetues të vendit.

Pavarësisht kërkesave të PDK-së dhe Aleancës për vazhdimin e seancës, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë deklaruar se seanca nuk do të vazhdojë pa një marrëveshje politike.

Ndërkaq, Kurti, i pyetur se kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive, ka thënë se nuk është ai që e thërret seancën, por kryesuesi i saj, Avni Dehari.

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka përfunduar konstituimin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Në rend dite kanë mbetur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis seanca gjyqësore kundër Glauk Konjufcës

Published

on

Ka filluar rigjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufcës lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykata e Apelit prishi vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë./Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara