Shëndeti

​Si ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e foshnjes?

Disa përbërje të mikrobiomeve lidhen me astmën, diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të tjera kronike.

Publikuar

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të rrisë rrezikun e alergjive, obezitetit dhe diabetit, por edhe të ndikojë në zhvillimin e trurit të të posalindurve, tregon një studim.

Studiuesit në Universitetin Boulder të Kolorados pohojnë se ekziston një lidhje midis ndotësve të thithur, siç janë ato të shkaktuara nga trafiku, zjarret në pyje dhe industria, dhe ndryshimet në shëndetin mikrobiologjik të foshnjave gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.

“Studimi ynë i shtohet literaturës në rritje që tregon se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, edhe në këtë moshë, mund të ndryshojë mikrobiomën e zorrëve, me implikime të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin”, tha autorja e studimit, profesoresha Tanja Alderete.

Rezultatet e studimit, të kryera në mostrat e jashtëqitjes nga 103 foshnja të shëndetshme, kryesisht të ushqyera me gji, u botuan në revistën “Gut Microbes”, dhe ato thonë se foshnjat mbajnë baktere të vogla rezidente në lindje.

Gjatë dy deri në tri vjetët e parë të jetës, ekspozimi ndaj ushqimit të nënës, ushqimeve të ngurta, antibiotikëve dhe ndikimeve të tjera mjedisore formojnë mikroorganizmat që do të vazhdojnë.

Këto mikrobe dhe nënproduktet e tyre krijohen kur shpërbëjnë ushqimin ose kimikatet në zorrë dhe ndikojnë në një sërë sistemesh të trupit që formojnë oreksin, ndjeshmërinë ndaj insulinës, imunitetin, disponimin dhe funksionin e trurit.

Edhe pse shumë prej tyre janë të dobishme, disa përbërje të mikrobiomeve lidhen me sëmundjen e Crohn-it, astmën, diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të tjera kronike.

Në përgjithësi, ne pamë se ekspozimi ndaj ndotjes lidhet me një profil inflamator të mikrobeve të zorrëve, të cilat mund të kontribuojnë në një sërë rezultatesh të pafavorshme shëndetësore në të ardhmen”, përfundoi Alderete.

Shëndeti

Osteoartriti tek duart – Simptomat dhe trajtimet kundër dhimbjeve

Dhimbjet që pasojnë nisin me një intensitet të ulët dhe më pas bëhen shumë të mprehta.

Publikuar

nga

Dhimbjet e duarve mund të jenë të rralla por kjo nuk i bën ato të parëndësishme, përkundrazi!

Dhimbjet e duarve si pasojë e osteoartritit mund të vështirësojë ndjeshëm jetën e një njeriu.

Çfarë është osteoartriti?

Osteoartriti është sëmundje reumatizmale dhe një nga format më të zakonshme të artritit që prek të rriturit dhe zakonisht tek moshat e moshuara.

Kjo sëmundje ndodh si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve morfologjike të kërceve të gjymtyrëve.

Pjesët më të prekura dhe të rrezikuara nga osteoartriti janë: duart, gjunjët, ijet dhe shpina.

Aktiviteti fizik, pesha e shëndetshme trupore dhe trajtime të ndryshme ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe zbusin dhimbjet.

Osteoartriti tek duart

Kjo sëmundje prek tre zona të duarve: pjesën e gishtit të madh, indin pranë majës së gishtave dhe kërcet e mesme të gishtave.

Dhimbjet që pasojnë nisin me një intensitet të ulët dhe më pas bëhen shumë të mprehta.

Ndonëse tingëllon një legjendë urbane, ndryshimet në temperaturat e jashtme por edhe lagështia mund të nxisin ose përkeqësojnë simptomat e kësaj sëmundje.

Për më tepër, ekspertët paralajmërojnë se dhimbjet janë më të forta në orët e para të mëngjesit.

Trajtimet kundër osteoartritit tek duart

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga ky problem duhet të sigurohen që në fillim të marrin medikamentet e duhura.

Me këtë nënkuptohet, medikamentet që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen siç është ibuprofeni.

Barna të tilla mund të merren në formën e pilulës ose të kremit.

Kompresat e ftohta dhe të nxehta janë gjithashtu një mënyrë e shpejtë për të larguar dhimbjet.

Për shembull, akulli zbut enjtjen e gishtave dhe mpin dhimbjet deri në largimin e tyre.

Kompresat e nxehta ndihmojnë kyçet që nuk kanë rënë pre e inflamacionit.

Një tjetër mënyrë si t’i mbroni duart është që të pakësoni sa më shumë presionin ndaj tyre.

Për shembull, çantat e ndryshme mund t’i mbani duke vënë në përdorim parakrahun dhe jo dorën.

Megjithatë, lëvizja është thelbësore dhe pa shumë mundim, ju mund t’i vëni duart në punë në detyra të thjeshta shtëpiake./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Zhurmat e përditshme që mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit

Sa më i fortë të jetë zëri, aq më shpejt dëmton dëgjimin tuaj.

Publikuar

nga

Pothuajse të gjithë përjetojnë njëfarë humbje dëgjimi me kalimin e moshës, por shumica prej nesh nuk e kuptojnë se disa aktivitete të përditshme mund të dëmtojnë më tej dëgjimin tonë.

Zhurma e madhe shkatërron qelizat e vogla të qimeve në veshin tonë të brendshëm dhe ato nuk rigjenerohen.

Sa më i fortë të jetë zëri, aq më shpejt dëmton dëgjimin tuaj. Në të vërtetë, një tingull i lartë, si një fishekzjarr, mund të shkaktojë dëmtim të menjëhershëm të dëgjimit, por ekspozimi i përsëritur ndaj tingujve mesatarisht të lartë mund të shkaktojë gjithashtu humbje të dëgjimit.

Goditja e rrugës me një motoçikletë – Me rreth 80 deri në 100 decibel, tingulli klasik i një motori mund të dëmtojë dëgjimin tuaj me kalimin e kohës.

Dëgjimi i muzikës me kufje – Shumë pajisje kanë një volum maksimal prej 110 decibel, një nivel që mund të dëmtojë dëgjimin tuaj në vetëm pesë minuta. Gjithashtu, përdorimi i kufjeve është veçanërisht i rrezikshëm sepse energjia e zërit shkon drejtpërdrejt në kanalin e veshit.

Duke dëgjuar britmat e një sirene – Tingujt e sirenave mund të prodhojnë tinguj midis 110 dhe 129 decibel.

Trafiku i qytetit – Zhurma e madhe e trafikut mund të variojë nga 80 deri në 90 decibel, gjë që mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.Pjesëmarrja në një shfaqje fishekzjarrë – Pamja që sjellin fishekzjarrët mund të jetë spektakolare, por zhurma është e rrezikshme dhe mund të arrijë 140 deri në 160 decibel./syri.net/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Koha e ngrënies së darkës lidhet me shtimin e rrezikut të prekjes nga tumoret

Nuk duhet shkuar në shtrat menjëherë pas ngrënies së darkës.

Publikuar

nga

Koha e ngrënies së darkës është e lidhur me shfaqjen e shtuar të rrezikut të prekjes nga tumori i gjirit dhe ai i prostatës.

Gjëja kryesore që duhet të dini? Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës.

Një studim i ri i publikuar në fund të gushtit 2018 nga Kongresi Botëror Kundër Tumoreve zbulon se ngrënia e një darke të hershme dhe sigurimi i një intervali të gjatë ndërmjet vaktit të fundit dhe gjumit, ul ndjeshëm rreziqet e kancerit të gjirit dhe të prostatës.

Studimi përfshiu 621 raste të pacientëve me probleme të prostatës dhe 1205 raste të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit, gjithsej 872 meshkuj dhe 1321 femra.

Pjesëmarrësit u intervistuan për kohën e ushqimit dhe modelet e gjumit dhe plotësuan një pyetësor për frekuencën e ushqimit.

Cila ishte gjetja më e madhe e studimit shkencor?

Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë 2 ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20% në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme të kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve të këqia u vërejt edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21.00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22.00.

Gjetjet e provuara nga shkencëtarët udhëheqës të studimit nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të orës së brendshme të trupit në studimet e lidhjes mes ushqimit dhe zhvillimit të tumoreve.

Gjithashtu me rëndësi është edhe nevoja për të zhvilluar rekomandime ushqimore për parandalimin e kancerit që përqendrohen jo vetëm në llojin dhe sasinë e marrjes së ushqimit, por edhe në kohën e konsumit.

“Nëse rezultatet konfirmohen në shkallë edhe më të gjërë, ato do të kenë rëndësi të madhe për rekomandimet për parandalimin e kancerit që aktualisht nuk marrin parasysh kohën e ushqimit”, tha autori kryesor i studimit Manolis Kogevinas, i Qendrës Kërkimore ISGlobal, në Barcelonë.

“Ndikimi mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm në kulturat si ato në Evropën Jugore ku njerëzit priren të darkojnë vonë”, u shpreh shkencëtari, lider i studimit./AgroWeb.org

Burimin shkencor: Wiley Online Library

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

6 shenjat fillestare të sklerozës – Si t’i dalloni?

Njerëzit e prekur nga skleroza kanë kujtesë të dobët.

Publikuar

nga

Skleroza ka të  bëjë me një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe ndikojnë në shumë prej funksioneve të tij.

Njerëzit e prekur nga skleroza kanë kujtesë të dobët, aftësi të pakëta në komunikim, gjykim, në vendimmarrje dhe orientim.

Ky grupim sëmundjesh është shumë tinzar sepse nis krejt papritur dhe më pas situata përkeqësohet shpejt.

Në këtë grupim sëmundjesh bëjnë pjesë Alzheimeri, Parkinsoni apo skleroza e shumëfishtë të cilat nuk shërohen.

Simptomat e demencës ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm

Nëse ju ose ndonjë anëtar i rrethit familjar ka probleme me kujtesën nuk është e udhës që të arrini në konkluzionin se ai ose ajo vuan nga demenca.

Diagnostikimi i sëmundjes kërkon të paktën 2 nga simptomat e përmendura më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Personat e prekur nga skleroza kanë probleme më të mëdha që shkojnë përtej vështirësisë në kujtesë.

Ata hasin pengesa në të folur, në përqendrim dhe në arsyetim.

Ndryshim i papritur në kujtesën afatshkurtër

Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e sklerozës.

Për shembull, dikush mund të mbajë mend shumë mirë diçka që ka ndodhur vite më parë, por e ka të pamundur të kujtojë se çfarë ka ngrënë në mëngjes.

Probleme të tjera janë vështirësia për të kujtuar ku keni vendosur diçka, arsyen përse jeni futur në një dhomë ose punët që duhet të bënit gjatë ditës.

Vështirësia për gjetjen e fjalës së duhur

Një simptomë tjetër e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Njerëzit e prekur nga skleroza e kanë të vështirë të shpjegojnë diçka ose të bashkëbisedojnë.

Ndryshimet e humorit

Ndryshimet e humorit janë shumë të përhapura në mesin e pacientëve të prekur nga skleroza.

Depresioni për shembull është një shenjë tipike e sklerozës që shfaqet shumë herët.

Apatia

Njerëzit e prekur nga skleroza humbasin interesin ndaj aktiviteteve të preferuara.

Ata nuk kanë më dëshirë të kalojnë kohë me miqtë dhe familjen dhe ndiejnë një boshllëk të thellë emocional.

Konfuzioni

Në fazat e para të sklerozës, njeriu bëhet shumë konfuz, sidomos kur i duhet të kujtojë fytyrën e dikujt, të gjejë fjalët e duhura e të bashkëbisedojë me dikë.

Ata harrojnë çfarë dite është dhe nuk mbajnë mend dikë që e kanë takuar së fundmi.

Mungesa e orientimit

Në fazat e para të demencës, njerëzit nuk orientohen dot, humbasin rrugën dhe nuk mbajnë mend për ku ishin nisur.

Më pas ato nuk njohin më lagjen, shtëpinë, derën apo rrugët.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, fruta, perime, drithëra të plota dhe vitaminë D./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara