Aktualitet

​Shtohen të infektuarit me HIV-AIDS në Shqipëri, Harxhi: Kemi probleme me aksesin në teste

Kombet e bashkuara kanë vendosur që në 2030 sëmundja e HIV-AIDS të shkojë drejt zhdukjes.

Published

on

Pandemia nuk i fshehu dot shifrat e të infektuarve me HIV-AIDS. Shenjat klinike por edhe vetkontrollet për shkak të sjelljeve të rrezikshme zbuluan se rastet e reja vijojnë të rriten nga viti në vit.

Në një intervistë eskluzive për RTSH, Prof. Arjan Harxhi thotë se mbi 70% janë meshkuj ata që infektohen ndërsa më shumë se gjysma vijnë në stade të avancuara kur mund të kenë infektuar edhe shumë të tjerë.

Rritja është konstante dhe e qëndrueshme. Veçoritë epidemiologjikë është se trendi I infektimit të meshkujve është në rritje. Gjithmonë ka qenë në raportin 2/1, ndërsa aktualisht është ¾ janë meshkuj dhe ¼ janë femra“, tha Harxhi.

RTSH. Ndryshe me sëmundjet e tjera, pandemia nuk i mbajti larg sistemit pacientët me HIV. Pse?

Është veçori e sëmundjes. Po ti shohim shifrat, shumica janë më shenja klinike e si të tilla sistemi ka funksionuar, ka vënë diagonzë, po ka qenë e vonuar. Një kategori janë edhe të vetestuarit për shkak të identifikimit me sjellje të rrezikshme dhe kanë kërkuar testim në mënyrë vullnetare, po kjo është në shifra shumë të ulëta ndoshta edhe për shkak të mungesës së testeve të shpejta, gjë që ne e kemi ngritur si shqetësim e që duhet të jetë pjesë e protokolleve”.

RTSH. Po cilat janë shkaqet që kemi vetëm rritje të infektimeve?

Shkaqet e rritjes janë komplekse. Akoma kemi probleme me testimin në Shqipëri për HIV qoftë në drejtim të aksesit ndaj testit në nivele të ndryshme të tij dhe akoma më shumë për popullata të ndryshme që janë të vështira për tu testuar. Ndoshta edhe aplikimi jo siç duhet i protokolleve në lidhje me testimin nga ana e personelit shëndetësor është një shkak më vete“.

Kombet e bashkuara kanë vendosur që në 2030 sëmundja e HIV-AIDS të shkojë drejt zhdukjes por për mjekët ky mbetet një objektiv shumë agresiv duke parë situatën.

Fakti që kemi rritje, fakti që kemi diagnostikim të vonuar, kjo tregon që ky infeksion është në përhapje në Shqipëri dhe duhet të na bëjë të rishikojmë strategjitë“, përfundoi Harxhi.

Harxhi paralajmëron rishikimin e strategjisë edhe në lidhje me ndërhyrjet e reja siç është parandalimi para ekspozimit që është terapia që i jepet personave në risk me antivirale për të mos u infektuar. /rtsh/

Continue Reading

Live

A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?

Published

on

By

Plani i administratës së presidentit Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Evropa ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatet mbi kufizimet ligjore dhe pasojat në sigurinë rajonale. Sipas të dhënave të fundit nga Pentagoni, Shtetet e Bashkuara pritet të tërheqin rreth 5 mijë trupa nga Gjermania, vend ku aktualisht janë të dislokuar rreth 36 mijë ushtarë.

Kjo lëvizje përbën rreth 14 për qind të forcave në këtë vend dhe prek drejtpërdrejt një brigadë luftarake si dhe një njësi të artilerisë me rreze të gjatë, të cilat fillimisht ishin planifikuar të vendoseshin gjatë administratës së Joe Bidenit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, ka sqaruar se ky vendim është rezultat i një rishikimi të thellë strategjik që reflekton nevojat aktuale në terren, ndërkohë që prania totale amerikane në Evropë mbetet mes 80 mijë dhe 100 mijë trupave, duke shërbyer si shtylla kurrizore e strukturës së NATO-s.

Megjithatë, zbatimi i këtij plani ndeshet me barriera ligjore të rëndësishme të vendosura nga Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin 2026.

Ky ligj specifikon se Pentagoni nuk mund ta ulë numrin e trupave në Evropë nën nivelin prej 76 mijë ushtarësh për më shumë se 45 ditë pa përmbushur një sërë kushtesh strikte. Këto kushte përfshijnë detyrimin për të vërtetuar se masa është në interes të sigurisë kombëtare, kryerjen e konsultimeve me aleatët e NATO-s dhe raportimin e detajuar përpara Kongresit.

Ndonëse këto dispozita nuk e ndalojnë dot përfundimisht vullnetin e presidentit, ato e shndërrojnë tërheqjen në një proces tejet kompleks, të kushtueshëm dhe të ngadaltë. Për më tepër, ekspertët vlerësojnë se një zhvendosje e tillë mund të dëmtojë gatishmërinë ushtarake, pasi forcat në Gjermani janë të integruara thellë në strukturat globale të komandës. Nga ana tjetër, reagimi nga Berlini ka qenë i matur; ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius e quajti vendimin të pritshëm, ndërsa kancelari Friedrich Merz theksoi se riorganizime të tilla janë pjesë e zakonshme e strategjisë globale amerikane.

Continue Reading

Vendi

Interesim rekord për regjistrimet e hershme në UBT – 10 programe me bursë 20 për qind për tri vite studimi

Published

on

By

Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve në mbarë vendin dhe rajonin për regjistrimet e hershme në UBT, për programet më inovative, mundësitë unike akademike dhe orientimin profesional drejt profesioneve të së ardhmes.

Mijëra maturantë kanë shprehur interesimin për t’u bërë pjesë institucionit lider dhe inovativ në rajon, ndërsa kërkesa për regjistrime të hershme po vazhdon të rritet.

Në një angazhim të drejtpërdrejtë me të rinjtë, Qendra e Karrierës e UBT-së po vazhdon vizitat informuese në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës dhe të rajonit, duke sjellë nga afër mundësitë e studimit, orientimin profesional dhe informacionin mbi tregun e punës.

Si një nga nismat më të fuqishme për mbështetjen e studentëve të rinj, UBT po ofron 20 për qind bursë për 10 programe studimi për tri vite, duke krijuar mundësi reale për zhvillim akademik dhe profesional:

  • Arti dhe Mediat Digjitale
  • Gjuhë Angleze
  • Inxhinieri e Energjisë
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Media dhe Komunikim
  • Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës
  • Shkenca Politike
  • Shëndeti Publik dhe Shkencat Mjekësore
  • Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Turizëm

Këto programe përfaqësojnë disa nga fushat më të kërkuara dhe më strategjike të kohës, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuara dhe aftësi praktike që i përgjigjen drejtpërdrejt kërkesave të tregut global.

Programe të tjera studimi në UBT paraqesin zgjidhjen ideale për të gjithë të rinjtë që synojnë arsim cilësor, specializim profesional dhe mundësi të gjera zhvillimi në fusha të ndryshme të së ardhmes.

Vendet janë të limituara, andaj nxitoni të siguroni të ardhmen përmes regjistrimit të hershëm në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!

 

Continue Reading

Vendi

Maqedonci në SAHA EXPO 2026: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit strategjik në mbrojtje

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në ceremoninë hapëse të “SAHA EXPO 2026”, një prej platformave më të mëdha ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Pjesëmarrja e ministrit Maqedonci erdhi pas një ftese personale nga Haluk Bayraktar, çka sipas ministrit, dëshmon rritjen e besimit dhe forcimin e marrëdhënieve në sektorin e sigurisë. Gjatë këtij panairi, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë institucionalë dhe drejtues të kompanive lider në teknologjinë ushtarake.

Në njoftimin e tij, Ministri Maqedonci theksoi se ky angazhim është në funksion të rritjes së kapaciteteve të Kosovës përmes partneriteteve globale.

“Pjesëmarrja ime në ceremoninë hapëse të këtij panairi thekson rëndësinë e angazhimit tonë në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me partnerët ndërkombëtarë. Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë dhe një dëshmi të marrëdhënieve në rritje në sektorin e mbrojtjes”, njofton Maqedonci.

Më tej, ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë identifikimi i mundësive konkrete për partneritete që adresojnë sfidat e sotme të sigurisë.

“SAHA EXPO 2026 mbetet një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit strategjik dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë,” deklaroi ministri Maqedonci.

Ky panair mbledh qindra ekspozues nga mbarë bota, duke ofruar një dritare të rëndësishme për Kosovën që të njihet me inovacionet më të fundit në fushën e mbrojtjes.

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon sukses historik në arsim: AKA njihet zyrtarisht nga CHEA në ShBA

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA).

Me këtë vendim, i cili është i vlefshëm deri në fund të vitit 2033, Kosova bëhet shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë që mban këtë status të lartë nga SHBA-të. Ky arritje vjen pas anëtarësimit të agjencisë në Regjistrin Evropian EQAR, duke e pozicionuar Kosovën si lider në rajon për nga standardet e cilësisë.

Sipas Kryeministrit, ky rezultat është fryt i reformave dhe profesionalizmit, duke rritur kredibilitetin e diplomave tona dhe duke krijuar mundësi të reja ndërkombëtare për studentët dhe stafin akademik të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara