Aktualitet

Nablus: Një i vdekur nga përleshjet me forcat palestineze të sigurisë

Vdekja e tij u njoftua në agim të së martës.

Published

on

Firas Yaeesh, 53 vjeç, është vrarë gjatë përleshjeve të vazhdueshme midis luftëtarëve palestinezë dhe forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez (PA) në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Vdekja e tij u njoftua në agim të së martës.

Dëshmitarët, si dhe gazetarët vendas, kanë thënë se Yaeesh u vra nga zjarri i policisë së PA, por kjo ende nuk është konfirmuar.

“Njerëz të armatosur kishin qëlluar në qendrën e policisë së Nablusit, më pas policia filloi të qëllonte pa dallim – një plumb nga policia e goditi dhe e vrau para shtëpisë së tij”, tha gazetari me bazë në Nablus, Hazem Nasser për Al Jazeera, duke cituar dëshmitarët.

Zëdhënësi i shërbimeve të sigurisë së AP-së, Talal Dweikat, tha se “vdekja e shtetasit Firas Yaeesh erdhi si pasojë e një dëmtimi, natyra e të cilit ende nuk është përcaktuar”, duke shtuar se ata “janë në pritje të raportit mjekësor”.

Dweikat shtoi se “asnjë personel sigurie nuk ishte i pranishëm” në vendin ku u vra Yaeesh dhe tha se “ka dëshmi të dëshmitarëve okularë që ishin në zonën e aksidentit fatkeq që konfirmojnë vërtetësinë e kësaj historie”.

Një tjetër palestinez Anas Abdelfattah, i cili thuhet se është student në Universitetin Kombëtar An-Najah në Nablus, ka marrë plagë të rënda nga një plumb në stomak dhe është në gjendje kritike.

Përleshjet dhe konfrontimet nisën në Nablus pak pas mesnate pas arrestimit të dy luftëtarëve palestinezë, përfshirë 30-vjeçarin Musab Shtayyeh, i cili është në listën e kërkuar të Izraelit.

Shtayyeh është një komandant i brigadave al-Qassam, krahu i armatosur i lëvizjes së rezistencës së armatosur të Hamasit me bazë në Gaza.

Luftëtari tjetër u identifikua si Amed Tabileh.

Në deklaratën e tij, Dweikat komentoi arrestimet dhe tha: “Vendimi për të arrestuar qytetarët, Musab Shtayyeh dhe Amed Tabileh, erdhi për arsye të vetë institucionit të sigurisë që do të zbulohen më vonë”.

Ai shtoi se ata të dy “nuk do të ekspozohen ndaj asnjë dëmi” dhe se “organizatat e të drejtave të njeriut do të lejohen t’i vizitojnë ata menjëherë”./UBTNews/

Vendi

Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje të reja për bashkëpunim në drejtësi

Published

on

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit, këto marrëveshje pritet të forcojnë kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës në përballjen me format e ndryshme të kriminalitetit ndërkufitar dhe të sigurojnë që personat e kërkuar nga drejtësia të mos gjejnë strehë jashtë kufijve.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Kosova po zgjeron më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë edhe me Francën./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon studim shkencor mbi vlerësimin e cilësisë së ujërave në Kosovë

Published

on

By

Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrasktrukturës në UBT, Prof. Dr. Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Prof. Dr. Arjan Beqiraj nga Polytechnic University of Tirana – Faculty of Geology and Mining, Department of Earth Sciences, ka publikuar punimin shkencor me titull “Application of Water Quality Index Methods for the Assessment of Water Quality in Kosovo, Review” në revistën ndërkombëtare Italian Journal of Engineering Geology and Environment.

Punimi paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të metodave të përdorura për vlerësimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore në Kosovë, duke u bazuar në konceptin e Water Quality Index (WQI), një nga metodat më të përdorura në nivel botëror për monitorimin dhe klasifikimin e cilësisë së ujit.

Studimi ofron një përmbledhje sistematike të literaturës shkencore dhe analizon aplikimin e metodave të ndryshme të WQI-së në rrjetin hidrografik të Kosovës. Rezultatet tregojnë se faktorët natyrorë dhe aktivitetet njerëzore kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e ujërave sipërfaqësore, ndërsa vlerësimet e realizuara evidentojnë se ujërat me cilësinë më të ulët gjenden në pellgun e lumit Lepenc, ndërsa cilësia më e mirë është regjistruar në pellgun e lumit Ibër.

Punimi thekson gjithashtu rëndësinë e zbatimit të metodave të standardizuara për monitorimin e cilësisë së ujërave, në përputhje me kërkesat e Direktivës Evropiane për Ujërat (Water Framework Directive 2000/60/EC), duke ofruar një bazë të rëndësishme shkencore për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të vlefshëm në fushën e inxhinierisë mjedisore, hidrologjisë dhe menaxhimit të burimeve ujore, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve të UBT-së në kërkimin shkencor me ndikim ndërkombëtar dhe në zhvillimin e zgjidhjeve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Punimi është publikuar në numrin e parë të vitit 2026 të revistës Italian Journal of Engineering Geology and Environment dhe është i qasshëm në linkun: PUNIMI

Continue Reading

Lajmet

UBT përgatit ekspertë të Real Estate, një nga sektorët më fitimprurës të ekonomisë globale

Published

on

By

A e dinit se patundshmëria përbën klasën më të madhe të pasurisë në të gjithë rruzullin tokësor? Sipas analizës globale nga kompania prestigjioze Savills, vlera e përgjithshme e patundshmërive në botë ka arritur në shifrën marramendëse prej mbi 379.7 trilionë dollarësh. Për ta kuptuar peshën e këtij sektori, kjo industri është pothuajse katër herë më e madhe se e gjithë ekonomia globale dhe peshon dukshëm më shumë se sa i gjithë tregu i aksioneve e i bonove të marra bashkë.

E për të qenë pjesë e këtij tregu dinamik e të suksesshëm kjo mund të arrihet përmes studimeve në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe InfrastrukturësUBT. Ky program akademik është projektuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin e mjedisit të ndërtuar dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës urbane.

Përmes mësimdhënies inovative, kërkimit shkencor me ndikim dhe menaxhimit transformues të pasurive të paluajtshme, ndërtimit e infrastrukturës, UBT u ofron studentëve platformën e nevojshme për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike në rajon e më gjerë.

Gjatë këtij udhëtimi akademik, studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kornizat ligjore, financiare dhe teknike, si dhe me kompetenca praktike në vlerësimin e pasurive, planifikimin e projekteve dhe analizën e investimeve.

Programi promovon mendimin analitik, marrjen e vendimeve strategjike dhe lidershipin në projekte zhvillimore ndërdisiplinore, duke integruar teknologjitë e avancuara dhe Inteligjencën Artificiale në menaxhimin e pronave, gjithnjë mbi parimet e etikës profesionale dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Përmes kësaj përgatitjeje gjithëpërfshirëse, studentët aftësohen të interpretojnë rregulloret e industrisë, të drejtën kontraktuale dhe proceset e ndërmjetësimit, si dhe të analizojnë ndikimin e faktorëve demografikë e hapësinorë në tregun imobiliar.

Përveç kësaj, të diplomuarit zotërojnë teknikat moderne të vlerësimit të pronave, aplikimin e marketingut digjital dhe menaxhimin e kontratave të Partneriteteve Publike-Private, duke garantuar një analizë kritike të çdo projekti nga këndvështrimi teknik, menaxherial dhe financiar.

Bëhu pjesë e gjeneratës së re të liderëve në sektorin e patundshmërive.

Apliko tani në UBT, përfito 20 për qind bursë për tre vite studimi dhe ndërto një karrierë të sigurt me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e hapësirave tona urbane!

Continue Reading

Vendi

Kosova nënshkruan pesë marrëveshje me Francën

Published

on

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar  sot 5 marrëveshje.

Nënshkrimi është bërë gjatë vizitës së ministrit për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, i cili është pritur në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Janë nënshkruar letërqëllimin për themelimin e Komunitetit kosovaro-francës për mbështetjen e organizmit të Lojërave Mesdhetare 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështje penale, Marrëveshjen për ekstradimin dhe Marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për zhvillimin e projektit për Lojërat mesdhetare. Katër marrëveshjet  e para janë nënshkruar nga Konjufca dhe Haddad, ndërkohë që e pesta është nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati dhe ministri francez Haddad./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara