Kronika e zezë

​Shtiu me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 53-vjeçari në Gjakovë

Me vendimin të Prokurorit të Shtetit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Osek Hilë – Gjakovë një 53-vjeçar me inicialet Q.H., shtetas kosovar, nën dyshimet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit Beretta ASX, dy fishekë të kalibrit 9mm dhe katër gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Kronika e zezë

Hiqen posterët dedikuar Vuçiqit në Zveçan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan. Ato do të përdoren si prova materiale derisa rasti po hetohet.

“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtor të akuzuarin A.Gj. dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënim prej 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale ‘Kanosja’.

Nëpërmjet një komunikate për media, Gjykata njofton se A.Gj., akuzohej se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, me të cilën kanë tre fëmijë nga martesa e përbashkët.

“I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik””, thuhet në komunikatë.

Të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për spiunazh

Publikuar

nga

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Aleksander Vlajiq, i cili u arrestua dje nën dyshimin për “Spiunazh”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurit: A.V. i ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” nga neni 124 par. 3 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kush është spiuni i tretë i arrestuar brenda një muaji?

Publikuar

nga

Personi që është arrestuar mbrëmë në regjionin e Mitrovicës për spiunazh është Aleksandar Vlajiq, ish-polic i Kosovës dhe i njëjti i ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të vendit.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, brenda Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Përndryshe, prokuroria pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit, sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

Sipas Prokurorisë, i arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara