Kulturë

​Shpalosen detaje për DokuFest

Në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese.

Published

on

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest do të fillojë të premten dhe do të zgjasë deri më 13 gusht në Prizren.

Në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të shfaqen në kinematë e Prizrenit.

Në konferencën për medie të mërkurën, u shpalosën disa detaje për mbarëvajtjen e festivalit, mes tjerash u bë e ditur se për herë të parë ky festival do të nominojë një film për çmimin e madh të Akademisë Evropiane.

Drejtoresha ekzekutive e DokuFest, Linda Llulla, tregoi risitë e sivjetme të festivalit.

Edicioni i 21-të të DokuFest mbahet nga 5 deri 13 gusht. Një program prej më shumë se 250 filma në tetë kategori garuese dhe plot programe speciale. Këtë vit e kemi rikthyer edhe dokukids, kemi përgatitur një program filmash për fëmijë dhe pesë punëtori për shtatë ditë të festivalit. Po ashtu, sivjet, pas pandemisë dhe dy viteve pauzë, po rikthehemi edhe me pjesën muzikore, apo dokunights të DokuFest”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, tha se pret një numër të madh të vizitorëve, andaj kërkoi edhe mobilizim komunal për këtë festival.

Jemi duke bërë përgatitjet e fundit logjistike për të risjellë festivalin në formën çfarë kemi dëshirë dhe çfarë ka qenë para kohës së pandemisë…I gjithë programi dhe aktivitetet do të jenë për publik dhe nuk do të ketë pjesë virtuale apo online. Jemi të gëzuar që jemi në mundësi të një rikthimi me një program mjaft të madh. Janë rreth 250 filma që do të shfaqen në një konstilacion pak më të gjerë, me disa kinema të reja, me një vend ku do të zhvendoset i gjithë programi i DokuKids. Kemi vendosur që pjesën e punëtorive dhe shfaqjes së filmave për fëmijë të zhvendosim në ish-kazermën ushtarake. Dy kinema të reja do t’i kemi në kompleksin e Abi Çarshisë dhe gjitha kinematë të tjera tashmë të DokuFestit do të jenë funksionale”, theksoi ai.

Në programin e filmave të shkurtër, sipas Samir Karahoda do të jenë tridhjetë filma që do të jenë në garë.

Në programin e filmave të shkurtër i kemi tridhjetë filma që do të garojnë. Vlen me përmend se si vjet rrallë herë kemi pasur kërkesa të autorëve për të qenë pjesëmarrës. Për herë të parë sivjet do të nominojmë një film të shkurtër për çmimin e madh të Akademisë Evropiane”, theksoi ai.

Ndërkohë, Alba Çakalli, producente e festivalit, tha se në DokuNighst do të ketë tetë nëntë me performanca të ndryshme artistike.

Do të kemi tetë net performanca të ndryshme, të cilat do të ndahen në dy vende. Do të kemi performanca muzikore në Andrra dhe Lumbardhë. Programi i muzikës është bërë prej kolegut, regjisorit Leart Rama, i cili është mundur të sjellë një program të pasur kryesisht prej artistë që do të vizitojnë për herë të parë DokuFestin dhe Prizrenin”, përfundoi ajo.

Ndryshe, Akademia Evropiane e Filmit ka përzgjedhur DokuFest-in në maj të këtij viti si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian dhe atë në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe po ashtu filmit dokumentar.

Lajmet

Lule Elezi bëhet anëtarja e parë shqiptare e Shoqatës Frédéric Chopin në Varshavë

Published

on

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi është zgjedhur anëtare e rregullt e Shoqatës Frédéric Chopin në Varshavë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që pranohet në këtë institucion prestigjioz.

Vendimi është bërë i ditur nga Shoqata Frédéric Chopin në Varshavë, pas një serie koncertesh solistike të suksesshme të Elezit në qytete të ndryshme të Polonisë, ku ajo ka interpretuar vepra të kompozitorit të njohur Frédéric Chopin.

Në reagimin e saj, Elezi ka shprehur mirënjohje për drejtoreshën e përgjithshme të shoqatës, Ewa Sławińska, dhe bordin drejtues, duke theksuar se ky emërim është rezultat i angazhimit të saj artistik dhe paraqitjeve të shumta në Poloni.

Sipas saj, ky vlerësim përbën një kurorëzim të punës së saj shumëvjeçare në interpretimin e veprave të Chopin-it në aktivitete të organizuara nga kjo shoqatë në qytete të ndryshme polake.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sonte në koncertin përmbyllës të Chopin Piano Fest

Published

on

Prishtina do të mirëpresë sonte një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, me koncertin përmbyllës të edicionit 2026 të festivalit Chopin Piano Fest.

Në skenën e Klan Arenës do të ngjitet pianisti i njohur turk Fazıl Say, i cili do të performojë së bashku me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e maestro Aurélien Azan Zielinski.

Koncerti, që nis në orën 19:30, pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, duke kurorëzuar programin e festivalit me interpretimin e njërit prej pianistëve më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.

Për publikun kosovar, kjo paraqitje përfaqëson një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër virtuozitetin e Fazıl Say, i njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në muzikën klasike bashkëkohore.

Koncerti përmbyll një tjetër edicion të suksesshëm të Chopin Piano Fest, festival që prej vitesh sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës klasike nga mbarë bota./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit me aktivitete përkujtimore

Published

on

Kosova do të shënojë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit të vendit me një agjendë të gjerë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, që përfshijnë homazhe, ekspozita, koncerte dhe veprimtari shkencore.

Aktivitetet kanë nisur me ceremoninë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në kompleksin historik në Prizren, ndërsa programi qendror do të zhvillohet më 12 qershor me homazhe në Prekaz, te varret e figurave të njohura kombëtare dhe në monumentet e dëshmorëve në Prishtinë.

Në kuadër të shënimeve do të hapet edhe ekspozita “KFOR and Kosova 25+” në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet pritja shtetërore dhe koncerti festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë me ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më 25 qershor parashihet edhe një ligjëratë përkujtimore për akademikun Rexhep Qosja në Bibliotekën Kombëtare, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

Institucionet e Kosovës theksojnë se përmes këtyre aktiviteteve synohet nderimi i ngjarjeve dhe figurave që kanë shënuar historinë kombëtare dhe rrugëtimin drejt lirisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Peja Outdoor Festival rikthehet me mbi 40 aktivitete në natyrë

Published

on

Peja do të jetë qendër e aktiviteteve outdoor nga 11 deri më 14 qershor, me organizimin e edicionit të tretë të “Peja Outdoor Festival”, festivalit të parë në Kosovë të dedikuar turizmit aktiv, rekreacionit dhe mirëqenies në natyrë.

Gjatë katër ditëve të festivalit, në Pejë dhe Rugovë do të zhvillohen mbi 40 aktivitete sportive, rekreative, edukative dhe kulturore, përfshirë ecje malore, çiklizëm, vrapim, ngjitje, paragliding, speleologji, punëtori tradicionale dhe programe për fëmijë e të rinj.

Organizatorët theksojnë se festivali synon promovimin e Pejës dhe Rugovës si destinacione të turizmit aktiv, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të përjetojnë natyrën, kulturën lokale dhe aktivitetin fizik në një mënyrë gjithëpërfshirëse.

Një nga risitë kryesore të këtij edicioni është gara “Peja Trail Run”, e cila do të mbahet më 14 qershor dhe pritet të mbledhë rreth 300 garues nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës në kategoritë 10 dhe 23 kilometra.

Hapja zyrtare e festivalit do të mbahet më 11 qershor, nga ora 20:30, te Mulliri i Haxhi Zekës në Pejë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara