Lajmet

​ShBA: Kina po rrit arsenalin bërthamor

Në tetor, për herë të parë në vite, ShBA-ja publikoi të dhëna të detajuara mbi kokat e tyre bërthamore.

Published

on

Sipas vlerësimeve të ushtrisë amerikane, Republika Popullore e Kinës ka përshpejtuar ndjeshëm zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor.

“Ritmi i përshpejtuar i zgjerimit bërthamor Republikës Popullore të Kinës mund të lejojë që ajo të ketë deri në 700 koka bërthamore deri në vitin 2027″, theksoi Pentagoni në një raport vjetor për Kongresin.

”Kina ndoshta synon të ketë të paktën 1 000 koka bërthamore deri në vitin 2030 duke tejkaluar ritmin dhe madhësinë e parashikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA në 2020”, shtoi raporti.

Vitin e kaluar, Pentagoni parashikoi që inventari kinez i kokave bërthamore të paktën do të dyfishohej brenda një dekade nga pak më shumë se 200 në atë kohë.

Në tetor, për herë të parë në vite, ShBA-ja publikoi të dhëna të detajuara mbi kokat e tyre bërthamore.

Sipas Departamentit të Shtetit, SHBA kishte 3 750 koka bërthamore deri më 30 shtator 2020, 55 më pak se një vit më parë.

Që nga viti 1994, sipas raportit, SHBA kanë çmontuar 11 683 koka bërthamore.

Lajmet

Vuçiç paralajmëron situatën e lëkundur të sigurisë në Ballkan: “Luftërat mund të shpërthejnë”

Published

on

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se situata e sigurisë në Ballkan është “seriozisht e lëkundur”, duke përmendur në mënyrë të veçantë gjendjen e tensionuar në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Në një mbledhje të qeverisë serbe, Vuçiç ka theksuar shqetësimet e tij për përshkallëzimin e mundshëm të situatës, duke sugjeruar se situata mund të dalë jashtë kontrollit, nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Në një postim në Instagram, Vuçiç ka diskutuar gjithashtu për protestën e paralajmëruar më 15 mars, e cila pritet të zhvillohet në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë, ku studentët dhe qytetarët do të bllokojnë rrugët për të protestuar kundër aksidentit tragjik që ndodhi në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Ai ka shprehur shqetësimin se opozita mund të nxisë dhunë gjatë këtyre protestave, duke shtuar se ngjarjet e tilla mund të kenë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

Pavarësisht se protestat deri më tani kanë qenë të qeta dhe pa incidente, Vuçiç ka paralajmëruar se ato mund të shkaktojnë “dëme të mëdha”, veçanërisht për ekonominë e Serbisë. Ai ka përmendur uljen e investimeve dhe sfidat që ka krijuar kjo situatë për ekonominë e vendit. Vuçiç ka theksuar se protesta po përdoret si një mjet për të bërë presion mbi qeverinë, duke aluduar se ato mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin ekonomik dhe shoqëror.

Një tjetër aspekt që ka ngritur presidenti serb është kërkesa e studentëve dhe qytetarëve që i mbështesin ata për transparencë dhe publikimin e dokumentacionit të rindërtimit të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë dhe për të siguruar ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar protestuesit. Po ashtu, ata kërkojnë ndërprerjen e procedurave gjyqësore ndaj të arrestuarve gjatë demonstratave.

Vuçiç ka përdorur këtë situatë për të theksuar rëndësinë e stabilitetit të brendshëm, ndërkohë që paralajmëron se protesta dhe bllokada mund të përshkallëzohen dhe të kenë pasoja të rënda për shtetin serb. Ai ka përmendur gjithashtu ndikimin e mundshëm të këtyre ngjarjeve në marrëdhëniet ndërkombëtare të Serbisë, duke theksuar se një Ballkan i destabilizuar mund të çojë në pasiguri të mëtejshme për të gjitha vendet e rajonit.

Për më tepër, lidhja e ngushtë mes Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është përmendur shpesh në kontekstin e Ballkanit. Ky aleancë, sipas kritikëve, ka ndikuar në mënyrë të veçantë në politikën e Kosovës, duke u parë si një forcë që ka sjellë presione të mëdha për të arritur marrëveshje që shpesh kanë rënduar pozitat e Kosovës në proceset ndërkombëtare./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Ministri i Kulturës Selankoviç goditet me grusht në Beograd, autori në kërkim

Published

on

Në një incident të rëndë që ka tronditur Beogradin, ministri i Kulturës i Serbisë, Nikolla Selankoviç, është goditur me grusht nga një person ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur gjatë një episodi të papritur, ndërsa autori është ende në kërkim nga autoritetet.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, konfirmoi se janë duke u përdorur kamerat e sigurisë për të ndihmuar në kapjen e personit përgjegjës për këtë sulm. Ai theksoi se përpjekjet janë intensifikuar për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Daçiç gjithashtu bëri të ditur se pas incidentit, Selankoviç mbërriti në Ministrinë e Brendshme me hundë të gjakosur. Ai tha se ministri nuk e njeh sulmuesin dhe se nuk ka pasur ndonjë shkak të dukshëm për të qenë i sulmuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, Selankoviç vetë ka deklaruar për mediat se autori i sulmit ka shpërthyer në kërcënime dhe mallkime ndaj “neve të Partisë Progresive Serbe”. Ky informacion sugjeron se motivet e sulmit mund të lidhen me politike, por ende nuk ka detaje të plota mbi arsyet e sulmit.

Policia serbe po vijon hetimet, ndërsa autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të identifikuar sulmuesin dhe për të siguruar që ai të përballet me drejtësinë.

Continue Reading

Lajmet

Padi ndaj Komunës së Prishtinës për shkelje të ligjit në rregulloren e parkingjeve

Published

on

By

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka dorëzuar padi për shfuqizimin e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Në një konferencë për media, koordinatori i qendrës për çështje gjyqësore, Liridon Salihu ka deklaruar se presin nga Gjykata Supreme që të vendosë lidhur me ligjshmërinë e rregullores së Prishtina Parkingut.

Pas analizimit të rregullores, GLPS ka arsyetuar se disa dispozita bien në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe janë të mangëta në përmbajtje.

Qendra për raste gjyqësore strategjike, platformë e grupit për studime juridike dhe politike sot ka dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës padinë kundër Komunës se Prishtinës. Me këtë padi kemi kërkuar nga Gjykata Supreme që të vendosë lidhur me ligjshmërinë e rregullores së Prishtina Parkingut. Kjo rregullore e cila ka hyrë në fuqi me datën 22 janar 2024, ndërsa me 5 prill, 2024 GLPS pas analizimit të këtij akti nënligjor ka vlerësuar se ka dispozita të tilla që bien në kundërshtim me ligjet në fuqi, e po ashtu rregullorja është e mangët sa i përket përmbajtjes së saj“, tha ai.

GLPS ka kërkuar që Gjykata Supreme të shfuqizojë tërësisht rregulloren dhe më pas të shohim nëse Komuna do të reflektojë për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Në këtë padi i kemi dy pjesë që ne ja kemi ofruar Gjykatës Supreme. E para është se me këtë padi kemi arsyetuar nëntë nene të rregullores te cilat bien në kundërshtim me diku rreth gjashtë ligje të cilat i kemi në fuqi. Përveç këtyre neneve kemi ofruar edhe disa argumente shtesë, se edhe vet miratimi i kësaj rregullore nuk i ka ndjekur procedurat e duhura, dhe përmbajtja është e mangët. Janë nenet të cilat i japin kompetencë Prishtina Parkingut qe të vendosë bllokadat ndaj veturave të cilat vendosen të parkohen në parkingje dhe nuk e kryen pagesën, po ashtu edhe çështja e konfiskimit të këtyre veturave e cila parashihet me rregulloren në fjalë”, shtoi ai.

Salihu po ashtu nënvizoi se para se të hynte në fuqi kjo rregullore Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të bëjë rishikimin e rregullores, mirëpo siç tha ai, komuna kishte mbetur e heshtur dhe nuk e kishte marrë parasysh.

Ai tha se padisë ia kanë bashkangjitur edhe raportin e fundit që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit, raport ky që vë në theks se hartim i kësaj rregullore nuk është bërë sipas një analize të bazuar.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe

Published

on

By

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe.

Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për institutin dhe median online me seli në Itali, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit, dhe sipas rezultateve preliminare, ajo ka fituar 42.27 të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Minoritetet joserbe kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvend. Nëse LVV-ja dhe partitë joserbe bëhen bashkë, do të kishin 58 ulëse – sërish më pak se 61 vota sa kërkohet për formimin e Qeverisë.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, po ashtu ka fituar një ulëse nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq nëntë të tjera Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Por, edhe me mandatin e Rashiqit, LVV-së do t’i duheshin edhe dy deputetë që të mbështesnin një ekzekutiv të ri të partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ka pak të ngjarë që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë.

Nëse do të jetë e nevojshme ne do të takohemi si udhëheqës dhe të vendosim për hapat e ardhshëm, por sa u përket partive opozitare, ato kanë ndërmarrë një qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jofer, me akuza jofer dhe me goditje të ulëta”, shtoi Konjufca.

Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera – Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Tani, procesi ka kaluar te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që po trajton ankesat e partive dhe kandidatëve për deputetë. Pas përfundimit të trajtimit të ankesave, KQZ-së do t’i hapej rruga për certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Pas certifikimit, sipas ligjeve, mund të formohen institucionet e reja të Kosovës./REL/

Continue Reading

Të kërkuara