Lajmet

​ShBA dhe Evropa i bëjnë thirrje Rusisë që të zvogëlojë tensionet në Ukrainë

Theksuan dëshirën e tyre për një zgjidhje diplomatike.

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropianë zhvilluan një video-konferencë për të koordinuar përgjigjen e tyre ndaj tensioneve Rusi-Ukrainë, ku kanë theksuar dëshirën e tyre për një zgjidhje diplomatike.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit theksoi se “të gjitha palët kishin rënë dakord që agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës do të ketë pasoja shumë serioze”, raporton atsh. Sipas tij, i takon Rusisë të ndërmarrë hapa të dukshëm drejt uljes së tensioneve.

Shtëpia e Bardhë shtoi se “grupi diskutoi gjithashtu përgatitjet për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë për veprime të tilla, si dhe për të përforcuar sigurinë në krahun lindor të NATO-s”.

Britania e Madhe nga ana e saj theksoi se grupi ra dakord “të ndërmarrë veprime të shpejta duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh në rast të një inkursioni rus në Ukrainë”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se grupi “dëshironte që diplomacia të kishte sukses dhe po përgatitet për të gjitha eventualitetet”.

Në këtë video-konferencë ishin të pranishëm udhëheqësit e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Polonisë, si dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja ndërkombëtare Tímea Laboda ligjëron në UBT për inteligjencën artificiale në media

Published

on

By

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me eksperten ndërkombëtare nga Budapesti, Tímea Laboda, Senior Lecturer në Institutin e Marketingut dhe Komunikimit dhe udhëheqëse e Media Workshop në Budapest Metropolitan University (METU), e cila bashkë me studentët trajtoi mundësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale.

Ligjërata me temën “Creative Media with AI: Tools and Ethics for Emerging Storytellers” u përqendrua në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në prodhimin e përmbajtjes kreative, storytelling-un vizual dhe rëndësinë e etikës në një mjedis medial që po transformohet me shpejtësi nga teknologjitë e reja.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me potencialin e AI-së në proceset kreative dhe në zhvillimin e formave të reja të komunikimit, duke diskutuar njëkohësisht edhe përgjegjësitë profesionale që shoqërojnë përdorimin e këtyre teknologjive. Vëmendje e veçantë iu kushtua raportit ndërmjet kreativitetit njerëzor, inovacionit teknologjik dhe parimeve etike në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mediale.

Aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT për të ndërlidhur mësimdhënien me zhvillimet bashkëkohore në industrinë e medias dhe komunikimit, duke u ofruar studentëve mundësi për të zgjeruar njohuritë e tyre përtej ligjëratave të rregullta dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut modern të punës.

Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit akademik, UBT synon të krijojë një mjedis mësimor të hapur ndaj inovacionit, ku studentët përfitojnë nga përvojat dhe perspektivat e ekspertëve ndërkombëtarë, si dhe nga njohja me praktikat e reja profesionale.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një veturë me targa vendore, ka hyrë në mes të kolonës së automjeteve që po shoqërohej nga policia.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari i ka sulmuar dy prej tyre, ndërsa njëri ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara