Sport

​Ronaldo hap edhe një klinikë për transplant të flokëve, mësohen çmimet

Published

on

Cristiano Ronaldo ka hapur një tjetër klinikë për transplant flokësh – në Marbella, pranë asaj në Madrid të cilën ai e zotëron.

Kishte tashmë dhjetë klinika Insparya Hair në Portugali, para se njëra të hapet në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019.

Ronaldo zotëron gjysmën e degës së Madridit, dhe 6.000 klientë kanë kaluar përmes klinikës deri më tani.

Ylli i Juventusit ka vendosur të zgjerojë perandorinë e tij të biznesit me një klinikë të re luksoze në Marbella, e cila do të ketë 15 salla operacioni dhe rreth 100 profesionistë të punësuar. Çdo procedurë zgjat rreth gjashtë orë dhe kushton midis 4.000 deri 7.000 funta.

Në çdo rast, revista “Forbes” vlerëson se puna vlen pothuajse 85 milionë funte. Është vetëm e fundit në një linjë të gjatë sipërmarrjesh biznesi për Ronaldon – i cili zotëron hotele si dhe linjën e tij të të brendshmeve.

Sport

Schmeichel kërkon Xhakën te Manchester United, Scholes e refuzon prerë

Published

on

By

Ish-portieri i famshëm i Manchester United, Peter Schmeichel, ka befasuar duke propozuar transferimin e Granit Xhakës në “Old Trafford”.

Gjatë një podkasti, danezi argumentoi se mesfushori shqiptar është lideri që i duhet ekipit për të udhëhequr talentet e reja si Kobbie Mainoo.

“Shikoni çfarë ka bërë te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë të mrekullueshëm. Ka lidership dhe pushtet, gjë që na mungon,” deklaroi Schmeichel.

Megjithatë, kjo ide është kundërshtuar menjëherë nga Paul Scholes. Legjenda e mesfushës u shpreh skeptik, duke e krahasuar transferimin e mundshëm të Xhakës me situatën e Casemiros, duke lënë të kuptohet se Unitedit nuk i duhen më lojtarë veteranë, por energji e re.

Continue Reading

Sport

Rekord i Wembanyama-s nuk mjafton, Spurs humbin ndaj Timberwolves

Published

on

By

Rekord historik i Victor Wembanyama nuk mjaftoi për San Antonio Spurs, të cilët u mposhtën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës në plejof nga Minnesota Timberwolves me rezultat të ngushtë 104:102.

Ylli i Spurs, Victor Wembanyama, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme duke vendosur rekord të ri në plejofin e NBA-së me 12 bllokada. Përveç kësaj, ai kontribuoi edhe me 11 pikë dhe 15 kërcime, duke regjistruar gjithashtu një “triple-double” të rrallë me bllokada – duke u bërë vetëm lojtari i tretë në histori që arrin këtë arritje që nga viti 1973/74, kur NBA filloi t’i regjistronte bllokimet si statistikë zyrtare.

Megjithatë, performanca e tij nuk mjaftoi për fitore, pasi Minnesota arriti ta mbyllë ndeshjen në favor të saj në fundin e një dueli shumë të fortë.

“Duhet të jemi më të mirë”, deklaroi Wembanyama pas ndeshjes, duke pranuar nevojën për përmirësim në vazhdim të serisë.

Continue Reading

Sport

City ndalet në garën për titull pas barazimit me Evertonin

Published

on

By

Manchester City ka humbur hapin në garën për titullin e Premier League pas një barazimi dramatik 3:3 ndaj Everton FC, në një ndeshje të xhiros së 35-të.

Skuadra e Pep Guardiolës u ndal në këtë përballje të hënën mbrëma, duke mbetur tashmë pesë pikë prapa liderit Arsenal FC, i cili ka 76 pikë, ndërsa City është në vendin e dytë me 71 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

City shmangu humbjen në sekondat e fundit, kur Jeremy Doku realizoi golin e barazimit 3:3 në minutën e 97-të. Ai kishte shënuar edhe golin e parë për vendasit në minutën e 43-të. Gol tjetër për Cityn realizoi Erling Haaland në minutën e 83-të.

Nga ana tjetër, Evertoni përmbysi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi me Thierno Barryn në minutën e 68-të, më pas kaloi në epërsi me Jake O’Brien në minutën e 73-të, ndërsa Barry shënoi edhe golin e tretë në minutën e 81-të.

Me këtë barazim, Evertoni mban vendin e 10-të me 48 pikë.

Continue Reading

Sport

Sevilla fiton 1:0 ndaj Real Sociedadit, Adnan Januzaj mbetet në bankinë

Published

on

By

Fitore minimale, por me shumë peshë për Sevilla FC, ku aktivizohet edhe mesfushori kosovar Adnan Januzaj.

Skuadra andaluziane arriti të hënën një triumf të rëndësishëm ndaj Real Sociedad, duke fituar me rezultat 1:0. Golin vendimtar e realizoi sulmuesi me përvojë Alexis Sánchez në minutën e 50-të, duke i siguruar ekipit tri pikë jetike në garën për mbijetesë.

Januzaj nuk u aktivizua në këtë përballje, duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.

Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në vendin e 17-të me 37 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm larg zonës së rrezikut. Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet në pozitën e nëntë me 43 pikë.

Continue Reading

Të kërkuara