Sport

​Real Madridi kërkon yllin që shkëlqeu në Euro 2020

Published

on

Mesfushori i Sampdorias dhe i Danimarkës Mikkel Damsgaard është bërë subjekt i interesimit nga Real Madridi, raporton “Tuttosport”.

“Los Blancos” po planifikojnë një sulm për 21-vjeçarin në afatin kalimtar veror pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në Euro 2020 me Danimarkën duke arritur deri në gjysmëfinale.

Barcelona, Liverpooli, Evertoni, Milani, Interi, Juventus dhe Roma janë gjithashtu të interesuara për Damsgaard, por Sampdoria do të përpiqet të mbajë mesfushorin krijues edhe për një vit më shumë.

Sport

​Dy ndeshje të tjera interesante sot në Kupën e Kosovës

Published

on

By

Do të zhvillohen edhe sot dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Drita do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare. Skuadra nga Gjilani do të ballafaqohet me Prishtinën e Re, kurse ajo nga kryeqyteti përballet me Vëllaznimin e Gjakovës.

Ndërsa ditën e djeshme gjysmëfinalen e siguruan Llapi dhe Drenica që triumfuan ndaj Malishevës, përkatësisht Ferizajt.

Continue Reading

Sport

​FFK merr vendim për ndeshjen Liria-Vëllaznimi

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore kundër klubit të futbollit ‘Liria’ për ndeshjen kundër Vëllaznimit në Ligën e Parë ku pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e skuadrës mysafire.

“Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “ Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Continue Reading

Bota

​Plagosen tre persona gjatë seancës gjyqësore për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Published

on

By

Mediat në Gjermani po raportojnë se tre persona janë plagosur të mërkurën pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të seancës kur të shtënat u dëgjuan në afërsi të ndërtesës së gjykatës.

Mediat gjermane raportojnë se mes të plagosurve janë dy të afërm të të akuzuarit për vrasjen e boksierit, Huseyin Akkurt dhe se tashmë njëri nga personat e dyshuar për sulmin është arrestuar.

Huseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e Besar Nimanit. Ai u arrestua në Bruksel në qershor të vitit 2024 dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me Aymand Daëoud Kirit, 33 vjeç, i cili është ende në arrati. Të dyshuarit kishin qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Continue Reading

Sport

Basketboll/ Rikthehen duelet interesante në Superligë

Published

on

By

Mesjava sjell duelet e javës së 21-të të ProCredit Superligës, që është shtyrë për shkak se palestrat ishin të zëna për Zgjedhjet në Kosovë.

Golden Eagle Ylli dhe Proton Cable Prizreni përballen në një duel mjaft interesant, por edhe shumë të rëndësishëm. Therandasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, derisa prizrenasit në vendin e tetë me pesë fitore e 15 humbje. Fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, duke bërë që të presim një sfidë mjaft interesante.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi përballen po ashtu në një takim mjaft interesant. Pejanët janë në vendin e pestë me dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e dytë me 14 fitore e gjashtë humbje.

Dueli i vetëm i së enjtes ndërmjet Borës dhe Trepçës. Prishtinasit janë në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 14 humbje, kurse mitrovicasit kanë 14 fitore e gjashtë humbje.

ProCredit Superliga-Java 21

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni

19:00 Peja – Bashkimi

E enjte

19:00 Bora – Trepça

Continue Reading

Të kërkuara