Sport

​Real Madridi i obliguar të fitojë ndaj Cadizit, formacionet e mundshme

Cadizi është skuadra e parafundit në renditjen e La Ligas.

Published

on

Barazimi me Gironan dhe humbja nga Rayo Vallecano kanë bërë Real Madridi të mbetet pesë pikë prapa Barcelonës në kreun e tabelës.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të ballafaqohet sonte me Cadizin në “Santiago Bernabeu” me objektivin për fitore.

Cadizi është skuadra e parafundit në renditjen e La Ligas, por “Los Blancos” kanë shfaqur shumë probleme së fundi ndaj skuadrave në pjesën e poshtme të tabelës.

Ndeshja fillon nga ora 21:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Tchouameni, Kroos, Modric, Asensio, Vinicius, Benzema.

Cadiz: Ledesma, Hernandez, Fali, Chust, Espino, Bongonda, San Emeterio, Fernandez, Ocampo, Sobrino, Lozano.

Lajmet

Messi: Botërori është gjithmonë i veçantë, shpresoj të jem aty

Published

on

Lionel Messi së fundmi ka pranuar në një intervistë për ESPN se ekziston mundësia të mos luajë në Kupën e Botës 2026, edhe pse dëshira e tij është ende e fortë për të qenë pjesë e turneut.

Ylli argjentinas tha se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike.

“Shpresoj të jem aty. Gjithmonë kam thënë se do të më pëlqente. Në rastin më të keq do të jem duke e parë nga tribuna, por për mua Botërori është gjithmonë i veçantë,” u shpreh Messi.

Kapiteni që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në Katar, theksoi se ekipi aktual ka mentalitet fitues.

“Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me mentalitet të fortë. Që kur Scaloni mori drejtimin, dëshira për të fituar është vetëm rritur,” tha ai.

Messi do të jetë 39 vjeç në verën e turneut të ardhshëm dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ai gjithashtu foli për Pep Guardiolën, shanset e Argjentinës dhe finalen e MLS me Inter Miami, por lajmi më i madh mbetet pasiguria e tij për Botërorin 2026./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.

Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.

“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.

Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Shorti i Kupës së Botës 2026 hidhet sot në Uashington

Published

on

Në Uashington sot hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha ekipet e kualifikuara që presin të mësojnë rivalët e tyre.

Ceremonia nis në orën 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të përcaktojë mënyrën si ndahen grupet nga A deri në L për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Dymbëdhjetë ekipet evropiane tashmë të kualifikuara mes tyre Spanja, Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, Holanda dhe Skocia presin të shohin se në cilin grup do të përfundojnë. Ndërkohë, katër vende të tjera evropiane do të përcaktohen përmes play-off-eve që zhvillohen në mars 2026, ku përfshihet edhe Kosova.

Shorti do të vendosë fillimisht ekipet e vazo­s së parë, ku janë tre vendet pritëse si dhe superfuqitë e futbollit botëror. Më pas procedura vazhdon me vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, ku ndodhen shumë skuadra që ende shpresojnë t’i bëjnë surprizë turneut.

Ky short shënon nisjen e rrugëtimit final drejt Kupës së Botës 2026, turneut më të madh në historinë e futbollit me 48 skuadra pjesëmarrëse. Fansat në gjithë botën presin me padurim të marrin vesh përballjet e para dhe historitë që do të sjellë ky edicion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mbappé sfidon rekordin historik të Ronaldos

Published

on

Kylian Mbappé është shumë pranë një momenti historik te Real Madridi, ku ka shënuar 55 gola gjatë vitit 2025 dhe i duhen vetëm edhe katër që të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili në vitin 2013 shënoi 59 gola në një vit të vetëm.

Me pesë ndeshje të mbetura në kalendar, Mbappé e ka të gjitha mundësitë për ta kaluar legjendën portugeze.

Forma e tij fantastike u konfirmua edhe në mesjavë, kur shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-0 kundër Athletic Bilbaos.

Ai ka 16 gola dhe katër asiste në LaLiga, shumë përpara Robert Lewandowskit të Barcelonës, i cili ndodhet i dyti me tetë gola.

Fillimi i tij te Real Madridi nuk ishte i thjeshtë pas largimit nga PSG në vitin 2024, por që prej fillimit të këtij viti Mbappé ka qenë krejtësisht i pandalshëm.

Dhjetori i jep edhe disa mundësi të tjera për të rritur numrat, pasi Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në Champions, me Sevillan e Alavesin në ligë dhe me një kundërshtar ende të panjohur në Kupën e Mbretit.

Sfida e parë e tij do të jetë ndeshja e së dielës kundër Celta Vigos, një skuadër në mes të tabelës. Rekordi i Ronaldos dukej i paarritshëm për shumë vite, por 2025-a e Mbappés e ka bërë të duket shumë afër thyerjes./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara