Sport

​Ramos u kërkoi falje tifozëve të Sevillas

Në prezantimin e tij zyrtar, mbrojtësi spanjoll kishte një mesazh të rëndësishëm për tifozët e Sevillës.

Published

on

Sergio Ramos është rikthyer te Sevilla në moshën 37-vjeçare. Ai u largua nga klubi 18 vite më parë, kur ishte vetëm 19 vjeç, për të nisur një sfidë të re te Real Madrid. Në prezantimin e tij zyrtar, mbrojtësi spanjoll kishte një mesazh të rëndësishëm për tifozët e Sevillës.

Ai ndër të tjera, u ka kërkuar falje për gjestet që mund t’i ketë bërë gjatë kohës sa nuk ishte në klub e që tifozët mund të jenë ndjerë të ofenduar.

“Përshëndetje Sevillistas. Sot është një ditë shumë e veçantë për mua, shumë emocionuese. Më në fund po kthehem në shtëpi. Mezi po e pres atë moment, të vesh sërish këtë fanellë dhe ta vendos këtë stemë në gjoks. Kanë kaluar 18 vjet që kur jam larguar. Mendoj se kam bërë gabime dhe dua të shfrytëzoj rastin për t’i kërkuar falje çdo tifozi që mund të jetë ndjerë i ofenduar nga gjestet që mund të kem bërë në atë kohë”, tha Ramos.

Ai ka shtuar se do të jap gjithçka për t’i arritur objektivat e klubit.

“Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe jemi të gjithë pjesë e së njëjtës familje. Unë kam ardhur për t’u bashkuar, për të vozitur në të njëjtin drejtim dhe mezi pres të shkel në Sánchez-Pizjuán dhe t’ju takoj përsëri të gjithëve. Ishte një borxh që ia kam pasur vetes, familjes sime, gjyshit tim, babait tim. Shpresoj te shihemi shume shpejt. Unë vij këtu për të dhënë gjithçka dhe për të arritur objektivat me ekipin”, përfundoi ai.

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara