Lajmet

​Pupovci: Eksursionet nuk janë të ndaluara

Pupovci ka thënë se nuk e di arsyen e protestës në Podujevë.

Published

on

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se në Kosovë nuk ka ndalesa për organizimin e ekskursioneve. Ai ka thënë se vendimi i qeverisë i datës 30 prill për lehtësimin e masave anti-covid mundëson edhe organizmin e shëtitjeve me autobusë me kapacitet të plotë.

Pupovci ka thënë se nuk e di arsyen e protestës në Podujevë, por ka shtuar se një muaj më parë ministria u ka bërë të ditur drejtorive komunale lejimin e organizmit të ekskursioneve.

“Prej vendimit të qeverisë i cili është marrë në mars, ekskursionet lejohen, të ato masat e COVID-it, është heq ndalesa për ekskursione dasma, fejesa, evente të tjera, ajo ndalesë është hequr, kjo është konfirmuar edhe me vendimin e fundit të qeverisë të datës 30 prill, edhe aty shkruan që eksursionet lejohen, është çështje e shkollës nëse do t’i organizojë dhe ku do t’i organizojë, ndalesë për ekskursione në Kosovë nuk ka. Nuk po e di pse është protestuar në Podujevë, cila ka qenë arsyeja e vërtetë pse shkolla nuk dëshiron të organizojë ekskursionin, ka ndonjë arsye tjetër ndoshta, por ekskursionet nuk janë të ndaluara dhe këtë ua kemi bërë të qartë drejtorëve komunalë të arsimit”, ka thënë Pupovci.

Ndërsa nxënësit e tri shkollave të mesme në Podujevë kanë protestuar me kërkesën për lejimin e ekskursionit në Shqipëri. Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Lajmet

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë dyshohet se është kryer nga dy të dyshuar

Published

on

By

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Në raporti  24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Të kërkuara