Lajmet

​Nxënësit nuk duhet fajësuar, testi PISA rezultat i ministrisë, shkollave dhe prindërve

Kështu ka vlerësuar eksperti i arsimit dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Published

on

Rezultati zhgënjyes i testit PISA i vitit 2022, ishte i pritshëm për shkak të mospërpjekjeve serioze në sistemin arsimor nga Ministria e Arsimit në Kosovë, gjë që qeveria aktuale duhet të marrë si një alarm shtesë dhe të merret seriozisht me këtë situatë. Kështu ka vlerësuar eksperti i arsimit dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili tha se niveli i arsimit vjen në bazë të tre palëve, Ministrisë së Arsimit, shkollave dhe prindërve.

Sipas tij, nxënësit janë pala e fundit e cila duhet fajësuar për një nivel të ulët të testit PISA. Pupovci në një intervistë u shpreh se ministria duhet të përmirësojë organizimin dhe llogaridhënien për çdo rezultat arsimor. Ai shtoi se edhe prindërit duhet të zhvillojnë një bashkëpunim me shkollat dhe fëmijët e tyre.

“Sigurisht që edhe rezultati është zhgënjyes, sepse nuk është i dëshiruari, mirëpo nuk është edhe i papritshëm duke marrë parasysh se në periudhën prej vitit 2018 kur ka qenë PISA e më hershme e deri në vitin 2022, kur është mbajtur. Për këtë test nuk janë bërë përpjekje serioze në përmirësimin e gjendjes në sistemin e arsimit.  E dimë që pandemia ka shkaktuar ç’rregullime të shumta dhe qysh në vitin 2020 banka botërore ka vlerësuar se nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në mësim online do të marrin nëntë pikë më pak, ndërsa ata të cilët nuk kanë marrë pjesë do të kenë 16 më pak të PISA-së, do të ketë për atë vit shkollor, dhe kjo gjendje ka vazhduar edhe më tutje…E kemi një mungesë totale të llogaridhënies dhe përgjegjësisë në shkolla që mund të atribuohet ministrisë dhe drejtorisë komunale sepse ato mund të vendosin diçka të tillë, dhe nuk kemi përgjegjësi për rezultatet e dobëta. Këtu duhet të përmirësohet ministria, këtu luan rol edhe prindërit sepse suksesi i nxënësit është i shumë faktorëve nuk është vetëm meritë e shkollës është edhe angazhim i familjes, këtu thjeshtë kur vjen të leximi duhet të vijë një nxitje nga familja dhe mbi përdorimin e teknologjisë, duke i kushtuar më shumë leximit dhe bashkëpunimit me shkollën”, u shpreh Popovci.

Sipas tij, nxënësit janë produkt i ministrisë së arsimit dhe shkollave. Pupovci ka vlerësuar se në Kosovë ekziston një dallim i madh në mes të shkollave publike dhe private, edhe pse mësimdhënësit janë të njëjtë.

“Nxënësit llogariten të gjithë se lindin si të them me predispozita të njëjta, ata janë një brumë të cilët duhet të përpunohen me kalimin e kohës dhe me së paku këtë rast faj kanë nxënësit, ne jemi të priur t’i fajësojmë fëmijët, mirëpo, ajo është produkt i rrethit, nëse i shihni vendet e botës që arrijnë më shumë sukses, Singapori, aty familja vendos pritshmëri të larta dhe kërkon tek fëmijët që të mësojnë, tek ne familja se familja thuhet se dërgon në shkollë dhe le të kujdeset shkolla për ata. … Sa i përket punës në shkolla, organizimit, ne kemi një dallim në mes shkollave publike dhe private në raport të shkollave private dhe aty janë mësimdhënësit e njëjtë që përcjellën në të dy shkollat, këtu e shoh organizimin si faktorë, aty mund të jetë një organizim më i mirë i punës, një disiplinë dhe përgjegjësi dhe suksesi nuk mungon… Mund të them se arsimi ka qenë një lloj prioriteti, mirëpo nuk po them që i kemi arritur të gjitha ato që janë planifikuar, mund të ketë pas ngadalësime, po sigurisht që tani e kemi një alarm shtesë në situatë shtesë, ku edhe qeveria duhet të alarmohet dhe duhet t’i kushtojë rëndësi krejt kësaj”, tha Popovci.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA. Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim. Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Testimi realizohet me nxënës të moshës 15-vjeçare nga 80 vende të ndryshme, organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ndërsa mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara