Lajmet

​Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë rikthimin në punë

Selime Bytyqi, punëtore e kësaj kompanie tha se kërkojnë një përgjigje nga institucionet.

Published

on

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës me kërkesë rikthimin në punë.

Kryetari i aksionareve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imer Restelica tha se vazhdimisht kanë pasur probleme me KEK-un, pasi siç tha ai, i ka lënë pa punë mbi 160 punëtorë dhe familje.

Ai tha se kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që punëtorët ta vazhdojnë punën.

“Kompania e KEK-ut ka shpallur një padrejtësi ndaj neve, ne jem mbi 160 punëtorë dhe familje, prej viti 2003 jemi duke u larguar prej KEK-ut. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është vazhdimi i punës për punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut… Ne kemi pasur vështirësi edhe me herët me këto kontrata, mirëpo vazhdimisht neve na shpallet kjo padrejtësi dhe jemi të dënuar në këtë aspekt, prandaj kemi ardhur për ta zgjedhur këtë problem”, tha ai.

Selime Bytyqi, punëtore e kësaj kompanie tha se kërkojnë një përgjigje nga institucionet.

“Para një muaji kemi ardhur këtu dhe kemi protestu, kemi hyrë brenda katër veta dhe na kanë premtuar një përgjigje, mirëpo nuk ka përgjigje fare. Kemi ardh prapë me protestu sot, mirëpo po thonë që nuk është askush brenda. Kështu kemi mbet pa punë, na kanë ndërprerë thëngjillin, punëtorët kemi mbet rrugëve”, tha ajo.

Punëtori tjetër i “Kosova Thëngjillit”, Enver Sadiku, tha se nga pa punësimi janë të gatshëm ta dëmtojnë edhe vetën.

“Jam ardh aty ku është vendi, këta duhet mu marr me mu, unë prej këtu s’kam ku me shku ma… Mos na detyroni na me shku në objektet tona dhe me marr mjete për me dëmtu vetveten, jemi në gjendje me dëmtu edhe vetveten për shkak të familjes”, tha ai.

Ndërsa drejtori i “Kosova Thëngjillit”, Sylejman Hajdini tha se Qeveria nuk ka asnjë arsye për t’i lënë pa punë këta punëtorë.

“20% të rrogës ju kam jep punëtorëve vetëm me ja kryer obligimet KEK-ut… Pikë arsye nuk ka me na lenë kështu rrugëve, pse kemi harxhuar sasinë. E kemi harxhuar sasinë e thëngjillit dhe tash po na ndal. Kur e kam nënshkruar kontratën kom pas borxh dhe i kam treguar drejtorit të KEK-ut kur e kam nënshkruar kontratën që s’kam mundësi t’i paguajë dhe më ka thënë ‘nënshkruaje për hir të punëtorëve’”, tha ai.

Lajmet

Dështojnë bisedimet për buxhetin: Kryeministri i Belgjikës De Wever ofron dorëheqjen

Published

on

By

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe pas dështimit të negociatave për buxhetin brenda koalicionit të tij pesëpartiak.

Nacionalisti konservator flamand, i cili mori detyrën në shkurt të vitit 2025 për të trajtuar borxhin e lartë të vendit, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partnerëve të qeverisë për buxhetin e vitit 2027.

Pallati Mbretëror konfirmoi dorëheqjen, ndërsa Mbreti Philippe e ka shtyrë vendimin për pranimin e saj duke shprehur keqardhje për mungesën e marrëveshjes. Monarku belgjik do të nisë konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të martën, përpara se ta presë sërish De Weverin në takimin e së premtes. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara