Lajmet

​Profesionet ideale për njerëzit dembelë

Roje e sigurisë është një prej tyre.

Published

on

Nëse e cilësoni veten person dembel dhe që nuk doni të punoni fort nga ora 9 deri në orën 17:00 dhe përsëri keni nevojë të fitoni para, mos u brengosni!

Njerëzit dembelë nuk janë domosdoshmërisht të këqij për vendin e punës dhe ata mund të jenë tepër të dobishëm dhe të gjejnë zgjidhje më efikase dhe efektive. AkademiPune më poshtë po liston disa profesione në të cilat nuk ju duhet edhe shumë angazhim.

Roje e sigurisë

Kur themi roje sigurie nuk po flasim për një roje sigurie në një vend të madh ose në një vend ku mund të ketë kërcënime reale; ne po flasim për një roje të sigurimit në koncerte më të vogla ku askush nuk hyn me qëllimin për të shkaktuar dëme. Këtu përfshihen edhe rojet e sigurisë në dyqane apo zyra në të cilat kontrollojnë kamerat e sigurisë. Ju madje mund të jeni në gjendje të kapni një sy gjumë ose dy.

Kritik i televizionit dhe filmit

Gjithë këtë punë mund ta bëni nga shtëpia duke e shijuar rehatinë e këtij ambienti. Kështu ju keni mundësi të kryeni obligimet tuaja, të bëni një emër për veten tuaj dhe të jeni një kritik kredibil sa i përket botës së filmit dhe televizionit.

Përndryshe, ju thjesht po bëni diçka për të cilën keni pasion dhe po fitoni para. Kjo mund të përfshijë thjesht shikimin e një koncerti a filmi.

Kujdestare e shtëpisë

Kur punoni si kujdestare e shtëpisë, nëse arrini të hyni në rrethin e tyre të besimit, atëherë mund të fitoni shumë shpërblime financiare duke qenë një kujdestar i shtëpisë për të pasurit dhe të famshmit. Këta njerëz shpesh kanë më shumë se një shtëpi dhe ata kanë nevojë për një person të besuar që të kujdeset dhe të menaxhojë atë në të cilën nuk jetojnë aktualisht.

Një person me këtë profesion do të ketë patjetër punët e përditshme dhe do të duhet të sigurohet që vendi të jetë në gjendje të mirë, por zakonisht nuk keni nevojë të ndiqni shumë orare dhe afate kohore dhe keni shumë kohë të lirë për të ndenjur në një shtëpi të madhe./AkademiPune

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara