Lajmet

​Pritjet nga vizita e shefit të OKB-së në Ukrainë

Vizita e tij ka dhënë shpresë se do t’i japë fund bllokimit të Mariupolit.

Published

on

Vizita e shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Ukrainë, ka dhënë shpresë se do t’i japë fund bllokimit të Mariupolit, raporton BBC. 

Ka qindra civilë dhe luftëtarë ukrainas ende të bllokuar në fabrikën gjigante Azovstal Steel në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Askush nuk pret seriozisht që kjo vizitë të sjellë paqe në Ukrainë. Por, shpresohet që Antonio Guterres të gjejë një zgjidhje për një nga problemet e tij më të vështira”, shkruan BBC.

Përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor humanitar kanë dështuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se do të përpiqet ta ndryshojë këtë. Ai u tha gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje ishte veçanërisht e vështirë pasi “ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që janë në shtëpitë e tyre, apo në vende publike… por brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike”.

Ai tha gjithashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, në parim kishte rënë dakord për evakuimin e civilëve.

Ajo që nuk është e qartë është nëse ndonjë marrëveshje do të përfshinte luftëtarët ukrainas që janë atje me ta.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë më parë se nëse mbrojtësit e Mariupol vriten, të gjitha negociatat do të anulohen.

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës, Joe Biden, sot do të mbajë fjalim për luftën në Ukrainë. 

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara