Lajmet

​Prezantohet projekti për Portin e Thatë në Prishtinë

Në mbledhjen e dy qeverive u firmosen 19 marrëveshje.

Published

on

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që u mbajt të hënën në Prishtinë është prezantuar projekti i ndërtimit të projektit tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Drejtori në Royal Haskoning DHV, Eric Smit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë projekt, theksoi se nëse ky port do të jetë i realizueshëm, Kosova dhe Shqipëria do të ndryshojnë lojën në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt nëse do të zbatohet do të ndryshojë lojën, jo vetëm për të dy shtetet tuaja, mirëpo për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Po u jap tani një sfond sa i përket asaj që u prezantua në video. Struktura e prezantimit, kemi një sllajd sa i përket efiçiencës apo vizionit të përgjithshëm të këtij projekti dhe gjithashtu pamjes në treg, sepse e kemi hekurudhën, e kemi Portin e Thatë, dhe gjithashtu disa aspekte të zbatimit. Ne si kompani jemi të përfshirë, Autoriteti i Portit të Durrësit si pikë fillestare kemi pasur tri pikat e para eficinete për portin e ri, Porto Romano, dhe kemi specifika për të mbështetur funksionimin e portit, që porti mund të jap Ballkanit Perëndimor. Zgjatja e funksionimit të Porto Romano, dhe të bëhet si katalizator për përmirësimin e nivelit të lidhjes në të gjitha rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, ky është rajoni, është me rëndësi ta përmendim Porto Romano, është tashmë porti kryesor i Kosovës”, theksoi Smit.

Sipas prezantuesit të projektit me 10 sllajde, Smit tha se Porti i Thatë jep shumë mundësi dhe është një infrastrukturë ideale për ta hequr ngarkesën nga portet detare. Kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar.

Brenda kontekstit të punës së Porto Romano, kemi kërkesën e trafikut të tregut dhe kemi vlerësuar që deri më 2050 mund të ketë potencial, deri në 100 mijë kontejnerë që të trajtohen në Portin e Thatë… Kurse sa i përket Portit të Thatë, çfarë është një Porti i Thatë? Pra, është një qendër e anijeve ose zinxhirë i tregut dhe gjithashtu rrjet transportues. Pra, është një pikë ose një lidhje ku dy modalitetet vijojnë së bashku. Dhe është një lidhje jo vetëm për anijet, mirëpo jep shumë mundësi të cilët mund t’i shtoni në një port të thatë. Gjithashtu është me rëndësi edhe zhdoganimi, kështu që Porti i Thatë është një infrastrukturë ideale për ta hequr stresin nga portet detare. Sepse është një mundësi për ta bërë zhdoganimin brenda Portit të Thatë, jo në port detar. Pra, kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar”, theksoi ai.

Smit tregoi edhe për ndikimet ekonomike të këtij porti, i cili tha se nga ky projekt përfitimet janë direkte dhe indirekte e po ashtu edhe në rritjen e GDP-së të shtetit prej 3-6 përqind.

Mirëpo, për të arritur këtë projekt, Smit tha se duhet një studim fizibiliteti përfshirë gjithë procesin, e po ashtu duhet të arrihen edhe marrëveshjet doganore të harmonizuara mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Porti Romano do t’i ketë 400 hektarë sipërfaqe me një kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Ndërkaq, do të ketë 1 milion udhëtarë, me një distancë deri në Prishtinë do të jetë 265 kilometra.

Në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u firmosen 19 marrëveshje.

Vendi

Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës

Published

on

By

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret një moment të favorshëm gjeopolitik për të avancuar synimet e tij ndaj Kosovës.

Në një intervistë në “A2 CNN”, Serwer ka thënë se është e qartë se Serbia po synon të paktën veriun e Kosovës, duke pritur rrethana më të favorshme ndërkombëtare.

“Është e qartë se Serbia nën Vuçiqin po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrë të paktën veriun e Kosovës, sepse nuk ka interes për pjesën tjetër të territorit, pasi do të përballej me një luftë guerile që do të ishte shkatërruese për Serbinë”, u shpreh ai.

Serwer foli edhe për praninë ushtarake amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se në të ardhmen mund të ketë reduktim të trupave amerikane. Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet për një skenar të tillë dhe të forcojë partneritetet e saj strategjike.

Ai sugjeroi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së Kosovës, duke shtuar praninë e saj ushtarake në vend nëse paraqitet nevoja.

“Do të doja të shihja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin aty, por nuk do të habitesha nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Kosova duhet të mësohet edhe me këtë mundësi”, ka thënë ai.

Sipas Serwerit, prioritet strategjik për Kosovën duhet të mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, pasi integrimi në aleancën veriatlantike do të zgjidhte shumë nga sfidat e sigurisë me të cilat përballet vendi.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i anëtarësimit mund të vështirësohet nga mungesa e një qeverie të qëndrueshme, duke shtuar se bota nuk do të presë pafundësisht derisa Kosova të kapërcejë ngërçin politik.

“Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt, si një shtet me ushtri të mirëkualifikuar. Por është e vështirë të imagjinohet që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”, përfundoi Serwer.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës organizon koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të sjellë dy koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore në kuadër të programit “Arti në shkolla”, me qëllim afrimin e fëmijëve me muzikën klasike dhe instrumentet muzikore.

Koncertet do të mbahen në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe do t’i dedikohen publikut të ri.

Më 4 qershor 2026, duke filluar nga ora 13:30, Kuinteti Frymor i Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofiev, të aranzhuar nga David Sale. Në këtë koncert do të performojnë Zanë Abazi në flaut, Xhovana Marku në obo, Shkumbin Bajraktari në klarinetë, Meriton Ferizi në fagot dhe Ilir Kodhima në korno.

Një ditë më vonë, më 5 qershor, në të njëjtën orë dhe vend, do të prezantohet koncerti “Dialog”, me vepra të kompozitorëve David Hartzell, James Curnow, Robert Clérisse, Leroy Ostransky dhe Thomas Simaku. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë Betim Krasniqi në trombon dhe Misbah Kaçamaku në piano.

Përmes këtyre aktiviteteve, Filharmonia e Kosovës synon të nxisë interesimin e fëmijëve për muzikën artistike dhe t’u ofrojë atyre një përvojë të afërt me botën e instrumenteve dhe interpretimit muzikor.

Continue Reading

Vendi

25 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,225 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra dhe raste të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara