Lajmet

​Në fund të nëntorit mbahet Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri

Mbledhja e tetë e përbashkët në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u mbajt në Prishtinë.

Published

on

Në mbledhjen e tetë të dy qeverive Kosovë-Shqipëri u theksua ideja për mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët me parlamentet nga të dy anët e kufirit. Kjo po synohet të bëhet më 28 Nëntor, për të shënuar 110-vjetorin e ngritjes së flamurit shqiptar.

Slogani i mbledhjes së tetë të përbashkët të dy qeverive “Të përbashkuar”, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, merr më shumë kuptim me bashkimin e kuvendeve në 110-vjetrin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia dhe po ra dakord të na jepet edhe në të dyve privilegji të adresojmë në këtë dhomë të përbashkët të kuvendit. Nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve që të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për të gjithë ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve që këto nuk janë slogane bosh”, ka thënë ai.

Me këtë u pajtua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se për një gjë të tillë do të marrë pëlqimin edhe të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në 10 qershor të këtij viti kur ishim në Prizren, e diskutuam idenë e një mbledhje të përbashkët në Vlorë, me rasatin e kremtimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe e di që kryetarja e Kuvendit e Republikës së Shqipërisë zonja Lindita Nikolla është dakord. Mua më duhet ta pyes tash edhe kryetarin e Kuvendit tim zotëri Glauk Konjufcën të cilin nuk e kam takuar ende sepse ishte në udhëtim jashtë vendit, do ta takoj sonte dhe besoj që gjithçka do të shkojë në rregull dhe të jemi bashkë me 28 Nëntor. Përveç se një shekull jemi edhe gjysmë orë me vonesë, andaj kishte qenë mirë të nxitojmë sa të prezantimi, pastaj të nënshkrimi i marrëveshjeve dhe te dreka”, tha kryeministri Kurti.

Mbledhja e tetë e përbashkët në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u mbajt në Prishtinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara