Sport

​Pioli flet për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic

Published

on

Milani do të jetë pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovic për dy ndeshjet e para të edicionit të ri garues në Serie A.

Suedezi u lëndua në muajin maj në ndeshjen kundër Juventusit dhe për shkak të kësaj nuk do të luaj deri pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare në muajin shtator.

“Gjendja e tij është më e mirë, por ka nevojë ende për përgatitje fizike për t’u rikthyer në skuadër.Java tjetër do të jetë shumë e rëndësishme për atë pasi do të fillojë të punojë me topin. Nëse gjithçka shkon mirë, shpresojmë që të rikthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare. Roli tij në skuadër është shumë i rëndësishëm. Mentaliuteti i tij është shumë i nevojshëm, mund të jetë vendimtar për ekipin”, ka thënë trajneri Stefano Pioli.

Ibra do t’i mbush 40 vite më 3 tetor derisa Milani do të ballafaqohet me Lazion dhe Juventusin menjëherë pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Sport

Andre Onana mbetet në Manchester United, nuk ka oferta për portierin

Published

on

By

Andre Onana pritet të qëndrojë në Manchester United pasi deri më tani nuk janë bërë oferta për portierin kamerunas, pavarësisht pritshmërive për ndryshime në portën e “Old Trafford”.

Portieri 29-vjeçar ka pasur dy sezone të vështira në Angli, ku gabimet e tij kanë ngritur dyshime për të ardhmen e tij në skuadër. Megjithatë, United kanë qenë të hapur ndaj ofertave në kërkim të një numri 1 të ri.

Një dëmtim i pësuar gjatë stërvitjeve përgatitore ka komplikuar më tej situatën, duke bërë që Onana të lihet jashtë për nisjen e sezonit 2025/2026.

Ndërkohë, trajneri Ruben Amorim i ka besuar Altay Bayindir në ndeshjet kundër Arsenal dhe Fulham, por ai ka treguar pasiguri në portë, duke lënë Manchester United me probleme në këtë pozicion të rëndësishëm.

Skuadra londineze është lidhur me emra si Emi Martinez nga Aston Villa dhe Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain, ndërsa thuhet se po afron marrëveshjen me portierin belg Senne Lammens nga Royal Antëerp.

Sipas raportimeve nga GIVEMESPORT dhe Fabrizio Romano, ardhja e Lammens në klub nuk do të nënkuptojë largimin e Onanës, pasi portieri kamerunas nuk ka asnjë ofertë për t’u shqyrtuar.

Continue Reading

Sport

Arsenali synon të nënshkruajë me Piero Hincapie, sfidon Tottenhamin

Published

on

By

Pas nënshkrimit me mesfushorin Eberechi Eze, Arsenali po synon të sigurojë edhe një tjetër objektiv të Tottenhamit në këtë afat kalimtar veror. Sipas një raportimi nga gazetari David Ornstein, klubi nga “Emirates” është duke punuar për një marrëveshje me mbrojtësin Piero Hincapie të Bayer Leverkusen.

Hincapie, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë, është aktualisht nën kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2029. Megjithatë, 23-vjeçari raportohet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj vere. Ai ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por po zhvillohen bisedime për ta ulur këtë çmim në një vlerë më të përballueshme.

Arsenali, i cili ka afruar tashmë shtatë lojtarë të rinj gjatë verës, përfshirë Viktor Gyokeres dhe Martin Zubimendi, thuhet se është i gatshëm të avancojë në bisedime me Leverkusen, me kusht që të realizohen disa largime nga skuadra aktuale për të balancuar financat.

Raporti i Ornstein vjen menjëherë pas lajmeve se Tottenham kishte bërë një ofertë për Hincapie, duke propozuar një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje në verën e ardhshme. Spurs kanë nisur gjithashtu diskutimet për kushtet personale me lojtarin.

Megjithatë, preferenca e vetë Hincapie thuhet se është një kalim te Arsenali, që tani duket se janë në pozita më të favorshme për të siguruar nënshkrimin e tij, duke ndjekur një rrugë të ngjashme me transferimin e Eze.

Continue Reading

Sport

Dani Ceballos mund të largohet nga Real Madrid këtë verë

Published

on

By

Mesfushori Dani Ceballos ka lënë të hapur mundësinë e një largimi nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror. Pas paraqitjes së shkurtër në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Oviedos, Ceballos publikoi në Instagram një foto me mbishkrimin “Last dance” (Vallja e fundit) dhe një emoji falënderimi, që shihet si një sinjal i qartë për ndarje të afërt nga klubi.

29-vjeçari po konsideron ndryshimin e destinacionit, teksa ka marrë oferta nga skuadra që garojnë në Ligën e Kampionëve. Me Xabi Alonson në krye të stolit të Realit, Ceballos ka humbur rëndësinë në hierarkinë e mesfushës, duke u renditur i gjashti në këtë repart, përkrah edhe lojtarëve të dëmtuar si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga.

Trajneri ka preferuar të aktivizojë Aurelien Tchouamenin dhe Federico Valverden, ndërsa Arda Güler është përshtatur në rolin e mesfushorit qendror, duke shtuar konkurrencën për vendin e Ceballos. Kjo e vështirëson shumë mundësinë për të siguruar minuta të rregullta në formacionin titullar.

Në fitore 3-0 ndaj Oviedos, Ceballos u aktivizua vetëm në minutën e 86-të, ndërsa në ndeshjen me Osasunën nuk u përfshi në planet kryesore, pavarësisht dëshirës për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij.

Ceballos ishte i vetëdijshëm se për të fituar një rol të rëndësishëm në Real Madrid dhe për të bindur përzgjedhësin e Spanjës, Luis de la Fuente, për një vend në Botërorin 2026, duhet të kishte më shumë minuta në fushë. Nëse nuk gjen një klub ku të luajë rregullisht, ëndrra e tij për Botërorin rrezikon të ngecë.

Continue Reading

Sport

Kristjan Asllani zyrtarisht lojtar i Torinos

Published

on

By

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është bërë pjesë e Torinos, pas një marrëveshjeje huazimi nga Interi. Huazimi është bërë me një pagesë prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa Torino ka të drejtën e blerjes së tij për 12 milionë euro.

Pas përfundimit të vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, që do ta lidhë me klubin nga dita e enjte, zyrtarizimi i Asllanit nga Torino u shty për shkak të disa vonesave burokratike mes klubeve. Interi vonoi dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në Torino, duke bërë që mesfushori të mos mund të grumbullohej për ndeshjen kundër ish-ekipit të tij.

Asllani është përforcimi i shtatë i Torinos në këtë merkato verore, duke iu bashkuar blerjeve të tjera si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.

Mesfushori i lindur në vitin 2002, u transferua te Interi në korrik të 2022-ës, ku në tre sezone luajti 99 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe dhënë pesë asistime. Ai ka fituar gjatë karrierës së tij edhe një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa italiane.

Continue Reading

Të kërkuara