Shëndeti

​Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100-vjeçare?

Kjo falë gjeneve.

Published

on

Edhe pse duhani shkatërron trupin e tyre, ata megjithatë mbijetojnë dhe arrijnë të jetojnë njëqind vjet.

Të gjithë duhanpirësit e dinë se për shkak të shprehive të tyre shëndeti u rrezikohet dhe që rrezikojnë të vdesin në moshë të re. Mirëpo, disa prej tyre, me gjithë rrezikun e tillë, jetojnë gjatë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që disa duhanpirës përjetojnë moshën e shtyrë, edhe pse pinë duhan, për këtë duhet t’u falënderohen – gjeneve. Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë studiuar duhanpirësit të cilët jetojnë gjatë dhe kanë vërejtur që një gjë e kanë të përbashkët – gjenin e jetëgjatësisë. Atyre këto gjene u mundësojnë të jenë më rezistues ndaj materieve të dëmshme të cigareve.

Ata të cilët i kanë këto gjene kanë njëkohësisht edhe 11 për qind më pak shanse të sëmurën nga ndonjë lloj kanceri. Te jetëgjatësia e duhanpirësve janë zbuluar një sërë tipash gjenetikë, të cilët janë të njëjtë si edhe tipat te njerëzit të cilët jetojnë gjatë, por që nuk janë duhanpirës.

“Ato gjene funksionojnë në atë mënyrë që nxisin rigjenerim të shpejtë të qelizave dhe nxisin rezistencën më të mirë të tyre ndaj një sërë faktorësh të dëmshëm të cilëve njerëzit u janë të ekspozuar, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit”, konstaton shkencëtari Morgan Levine.

Shëndeti

Avokado ul rrezikun e sulmit në zemër

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Shkencëtarët kanë arritur të kultivojnë dhëmbë zëvendësues në laborator

Published

on

Shkencëtarët janë një hap më afër krijimit të dhëmbëve zëvendësues në laborator një zbulim që zëvendëson riparimet e pakëndshme dentare të mbushjeve, kanaleve të rrënjëve dhe implanteve artificiale.

Një dhëmb i bërë në laborator mund të ndryshojë shumë nga ajo që dimë aktualisht për stomatologjinë.

Sipas studiuesve nga King’s College në Londër, është zhvilluar material i veçantë që u lejon qelizave të komunikojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën mënyrë si në trupin e njeriut, që u lejon të zhvillohen në qeliza dhëmbësh.

Studimi u botua në revistën ACS Macro Letters, ky proces lejon që dhëmbët të rriten nga qelizat e vetë pacientit në laborator.

Dhëmbët e dëmtuar ose të infektuar zëvendësohen me dhëmbë të vërtetë, natyralë në vend të mbushjeve dhe procedurave të ngjashme dentare.

Te njerëzit, zhvillohen dy palë dhëmbë: rreth 20 dhëmbë qumështi në fëmijërinë e hershme e 32 dhëmbë të përhershëm gjatë shkollës fillore. Ndryshe nga njerëzit, kafshët si peshkaqenët dhe krokodilët mund t’i zëvendësojnë dhëmbët e humbur, se ruajnë qeliza staminale që mundësojnë rritjen e vazhdueshme.

Tek njerëzit, këto qeliza zhduken pas daljes së dhëmbëve të përhershëm, shkruan Live Science, sot kur ndodh dëmtimi i dhëmbëve, riparimet përfshijnë mbushjet ose instalimin e implanteve, por këto metoda kanë një jetëgjatësi të kufizuar dhe nuk mund të stimulojnë rigjenerimin.

“Mbushjet nuk janë zgjidhja më e mirë për riparimin e dhëmbëve”, theksoi bashkautori i studimit Xuechen Zhang dhe shtoi se “me kalimin e kohës, ato dobësojnë strukturën e dhëmbit, kanë një jetëgjatësi të kufizuar dhe mund të çojnë në prishje ose ndjeshmëri shtesë”.

Vendosja e implantit kërkon procedura kirurgjikale invazive gjatë disa takimeve dhe mbart rrezikun e infeksioneve dhe dëmtimit të indeve përreth.

“Të dyja metodat janë artificiale e nuk e rikthejnë plotësisht funksionin natyror të dhëmbëve, gjë që mund të shkaktojë ndërlikime afatgjata”, shton Zhang.

Për vite me radhë, një ekip shkencëtarësh është përpjekur të imitojë zhvillimin natyror të dhëmbëve në kushte laboratorike.

Gjatë zhvillimit të hershëm embrional, qelizat staminale nga inde të ndryshme komunikojnë me njëra-tjetrën duke përdorur molekula sinjalizuese, duke shkaktuar formimin e dhëmbëve. Këto qeliza më vonë diferencohen në lloje të ndryshme qelizash që krijojnë materiale të tilla si smalti dhe dentina.

Një përparim kyç ishte krijimi i një materiali hidrogeli, një i butë, i ngjashëm me xhel, që thith sasi të mëdha uji që imiton mjedisin natyror të qelizave në trup. Falë kësaj, qelizat ishin në gjendje të dërgonin gradualisht sinjalet e nevojshme për të filluar procesin e formimit të dhëmbëve.

“Përpjekjet e mëparshme dështuan se sinjalet u dhanë menjëherë. Materiali i ri mundëson lëshimin gradual të sinjaleve, ngjashëm me organizmin”, shpjegoi Zhang.

Dhëmbët e rritur në laborator janë më të qëndrueshëm, më të fortë e shumë më pak të ndjeshëm ndaj refuzimit nga trupi, gjë që është një problem i zakonshëm me implantet e sotme. “Dhëmbët e rritur në laborator do të integroheshin natyrshëm me nofullën si dhëmbë të vërtetë”, tha Zhang.

Studiuesit janë larg implantimit të dhëmbëve të tillë tek njerëzit. Ata po eksperimentojnë me metoda të ndryshme për të implantuar me sukses dhëmbë të rinj — ose duke transplantuar qeliza të reja në gojën e pacientit, ose duke i rritur plotësisht dhëmbët në laborator para implantimit.

“Për të dyja opsionet, procesi i zhvillimit të hershëm të dhëmbëve duhet të fillojë në laborator”, theksoi Zhang.

Pavarësisht sfidave, ky zbulim hap rrugën për ndryshime revolucionare në stomatologji.

“Ndërsa fusha përparon, integrimi i teknikave të tilla inovative ka potencialin të transformojë plotësisht kujdesin dentar, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për riparimin dhe rigjenerimin e dhëmbëve”, përfundoi bashkautorja e studimit Ana Angelova Volponi nga King’s College. /Telegrafi/

Continue Reading

Shëndeti

Tajlanda raporton vdekjen e parë nga antraksi, qindra persona të ekspozuar

Published

on

By

Tajlanda ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me sëmundjen bakteriale të antraksit, me dy raste në të gjithë vendin, duke shkaktuar alarm për shëndetin publik pasi autoritetet identifikuan qindra njerëz që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj baktereve vdekjeprurëse, thanë zyrtarët.

Një burrë 53-vjeçar nga provinca Mukdahan, në verilindje të Tajlandës, pranë kufirit me Laosin, vdiq të mërkurën pasi u infektua me antraks, raportoi Reuters.

Një rast i dytë infeksioni është konfirmuar në të njëjtën provincë, ndërsa tre raste të tjera janë nën hetim.

Autoritetet kanë identifikuar të paktën 638 persona që ishin potencialisht të ekspozuar ndaj baktereve sepse konsumonin mish të gjallë.

Midis tyre, 36 persona morën pjesë në therjen e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër konsumuan mish viçi të gjallë ose të pagatuar mirë. Të gjithë iu nënshtruan terapisë me antibiotikë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Të gjithë personat që mund të kenë qenë në kontakt me mishin e infektuar janë nën mbikëqyrje”, tha Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës.

Ishte planifikuar të vaksinoheshin 1,222 bagëti, megjithëse asnjë prej kafshëve nuk shfaqi simptoma të sëmundjes. Antraksi është një sëmundje e rrallë por serioze e shkaktuar nga bakteret që zakonisht transmetohet te njerëzit nga kontakti me kafshët e infektuara ose nga ngrënia e mishit të kontaminuar.

Nuk transmetohet nga kontakti njerëzor. Tajlanda raportoi raste të fundit të antraksit tek njerëzit në vitin 2017, kur dy persona u infektuan, por nuk pati vdekje.

Continue Reading

Shëndeti

Si të balanconi sheqerin në gjak?

Published

on

Po bën ushtrime, po fle mirë, kujdesesh për atë që ha dhe megjithatë, ndihesh ende e lodhur. Si të ishte dikush që të rrëmben energjinë, por nuk mund ta gjesh arsyen. Ndoshta nuk është stresi apo shqetësimi që po të mundon, por niveli i sheqerit në gjak.

Glukoza, pra sheqeri, është si karburanti i trupit. Kur ai ngrihet dhe bie papritur, ndihesh e uritur, e irrituar, e lodhur dhe ke dëshirë për diçka të ëmbël.

Nuk është çështje force apo disipline, është çështje balancimi, e e bukura është se mund ta rikthesh këtë balancë, mjafton të bësh disa ndryshime të vogla.

Ja pesë mënyra të thjeshta për të mbajtur glukozën të qëndrueshme dhe energjinë të lartë:

Kombino karbohidratet me proteina

Një pjatë e mbushur me makarona ose patate rrit sheqerin në gjak e pastaj e lë atë të bjerë shpejt. Rezultati? Uria, nervozizmi, lodhja.

Nëse shton pak proteina, si pulë, vezë, djathë feta ose bishtaja, ndihmon trupin të “shpërbëjë” karbohidratet më ngadalë, pa ngjitje dhe rënie të papritura.

Shmang karbohidratet e lëngshme

Lëngjet, pijet gazuese dhe smoothies që reklamohen si “të shëndetshme”, përmbajnë sheqer në formë lëngu, i cili kalon në gjak. Kjo rrit shpejt sheqerin në gjak dhe pak më vonë të lë me më shumë uri. Më mirë të hash një frut të plotë ose të pish ujë me pak fetë limoni, kastravec ose mentë. Ky është një mënyrë e shkëlqyer për të të freskuar, hidratuar dhe për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel të qetë.

Mos qëndro pa ngrënë për shumë orë

Nëse e lë barkun e zbrazët për orë të tëra, trupi stresohet dhe atëherë fillon të “digjej” muskuj në vend të yndyrës, diçka që nuk e do. Mundohu të hash diçka të vogël çdo 3-4 orë, një frut me arra të thata ose pak kos. Kështu do të arrish tek vaktin tjetër më të qetë, pa pasur dëshirë të hash gjithçka që është në tryezë.

Ha diçka brenda orës së parë pasi të zgjohesh

Pasi të kesh fjetur për orë, trupi ka nevojë për energji. Nëse nuk i jep asgjë për të “punuar”, do të fillojë të përdorë masën muskulore si karburant – një gjë që nuk të pëlqen. Nuk është e nevojshme të hash një mëngjes të rëndë, ha diçka të vogël: pak kos, një copë djathë ose madje një kafe me qumësht.

Mëngjesi i plotë mund të vijë pak më vonë. E rëndësishme është që trupi yt të nisë mirë.

Mos bëj ushtrime me stomakun e zbrazët

Ndoshta e ke dëgjuar se është “mirë” të ushtrohesh pa ngrënë, por kjo nuk është ideale. Trupi yt nuk ka rezerva energjie në mëngjes e përfundon duke djegur muskuj në vend të yndyrës. Ha diçka të vogël – p.sh. një fetë bukë me pak gjalpë arrash ose një kos të vogël.

Kështu do të kesh energji, do të mbrosh masën muskulore e do të bësh stërvitje më të mirë. Nuk është e nevojshme të bësh ndryshime të mëdha. Disa rregullime të vogla janë të mjaftueshme për të ndjerë më të fortë, më të ngopur dhe më pak… të çmendur për çokollata gjatë ditës.

Dëgjo trupin tënd, jepi atij atë që ka nevojë dhe ai do t’i kthehet me një mendje të qartë, energji të qëndrueshme dhe një humor të mirë.

Dhe po – mund të hash edhe ndonjë ëmbëlsirë. Mjafton ta bësh me masë dhe me ndërgjegje.

 

Continue Reading

Të kërkuara