Kronikë e zezë

​Për 24 orë janë ngritur 29 aktakuza ndaj 36 personave

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 18 persona.

Published

on

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit thuhet se vetëm për këtë periudh kohore janë ngritur njëzetenëntë aktakuza kundër tridhjetegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 18 persona.

Prishtinë, 05 Gusht 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kronikë e zezë

Arrestim pas përleshjes me armë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, është përleshur fizikisht dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku si pasojë e përleshjes, dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.

I dyshuari, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa viktima ka mbetur në spital për kurim të mëtejshëm.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe gjithsej 20 fishekë me gaz, dhjetë prej të cilëve u gjetën në çantën e të dyshuarit, si dhe tri gëzhoja.

Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Të kërkuara