Aktualitet

​Pentagoni po vlerëson nevojat ushtarake të Ukrainës

Kirby tha se Forcat Ajrore do të vazhdojnë të fluturojnë mbi Detin e Zi sipas rregullores ndërkombëtare.

Published

on

Një ekip zyrtarësh nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së udhëtoi për në Ukrainë për të biseduar për nevojat e Kievit për mbrojtjen ajrore, njoftoi dje zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Një ekip i vogël i Pentagonit udhëtoi në Ukrainë për bisedime mbi mbrojtjen ajrore”, tha Kirby në një konferencë për shtyp.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se një grup zyrtarësh ushtarakë amerikanë ishin kthyer së fundi nga Ukraina, por se ministria nuk ishte ende gati të fliste në detaje rreth vizitës.

Kirby, ndërkohë, tha se Forcat Ajrore të SHBA do të vazhdojnë të fluturojnë mbi Detin e Zi në përputhje me rregulloret ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të fluturojmë dhe të jemi aty ku e lejon ligji ndërkombëtar”, tha Kirby, duke shtuar se Deti i Zi është pjesë e ujërave ndërkombëtare.

“Ne po vazhdojmë të punojmë, nuk mendoj se do të ketë ndryshim”, tha ai.

Lajmet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Lajmet

Rama shkarkon Vlora Hysenin pas hetimeve të SPAK-ut për skandalin e AKSHI-t

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nga New York-u lidhur me masën e “arrestit shtëpiak” të vendosur nga SPAK-u ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke njoftuar lirimin e saj të menjëhershëm nga detyra.

Hyseni po hetohet nga SPAK-u nën dyshimet për zbulim të sekretit shtetëror, ndihmë ndaj personave të përfshirë në krim të organizuar, si dhe për përfshirje në skandalin e korrupsionit me tenderët 59-milionësh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Lidhur me këto akuza, Rama theksoi se çdo dyshim i organit të akuzës duhet të hetohet e të zbardhet deri në fund përmes një procesi të pavarur gjyqësor, duke nënvizuar se asnjë zyrtar nuk është mbi ligjin.

“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, ka shkruar Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se pavarësia e organeve të drejtësisë është një rrugë pa kthim dhe se fajësia apo pafajësia mbetet përgjegjësi individuale e çdokujt para gjykatës.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Unë i jam falënderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur, qëndrimi im mbetet i njëjtë: kjo shumicë nuk bën avokatinë e askujt”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Rama kritikoi reagimet e opozitës dhe medias, duke e quajtur të pashmangshme që çdo hetim ndaj personave publikë të kthehet në “gjyq mesjetar” përpara se gjykata të thotë fjalën e saj përfundimtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Liderët botërorë mblidhen në OKB: Në fokus Lindja e Mesme, Ukraina dhe IA

Published

on

By

Dhjetëra liderë botërorë do të mblidhen këtë javë në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York për të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme. Vëmendja kryesore e diskutimeve pritet të përqendrohet në tensionet në Lindjen e Mesme mes SHBA-së dhe Iranit, luftën në Ukrainë, si dhe sfidat e inteligjencës artificiale.

Punimet do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ndërsa ndër folësit e parë do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë kësaj seance, fjalën do ta marrin 13 udhëheqës shtetërorë, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe atë francez Emmanuel Macron.

Në Nivelin e Lartë të këtij sesioni po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, delegacioni nga Prishtina nuk do t’i adresohet Asamblesë, por do të zhvillojë takime dypalëshe në margjinat e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara