Aktualitet

​Parashikimi i motit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Published

on

Sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Indeksi UV në vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.

Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kërkohet kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Aktualitet

Rama i kërkon Trumpit veprim për Hagën

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e parë të Bordit të Paqes i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të ndërmarrë veprime lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe prokurorin Jack Smith.

“Lidershipi i presidenti Trump gjatë mandatin të tij të parë ka sjellë Kosovën dhe Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje të paqes. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht që të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë që të nënshkruajë atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump dhe kjo ka qenë vepër e prokurorit ‘sikario’ që iu vu pas vet presidentit Trump vet dhe për të është bërë botërisht i famshëm”, tha Rama.

Duke folur për procesin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ai theksoi se presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vite në paraburgim.

“Sot, presidenti i Kosovës tani ka shpenzuar gjashtë vite në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar  nga disa shtete demokratike, disa prej tyre prezente këtu, që duhet të jenë të turpëruara nga ai lloj i drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, z. president, një tjetër prokuror i financuar nga ky shtet i madh dhe taksapaguesit e tij, ka kërkuar 45 vjet burgim për të…. Në këtë moment, vetëm pak muaj qëndrojnë mes njeriut që u ngrit nga rezistenca për spastrim etnik që të bëhet paqebërës dhe potencialisht te një rezultat shkatërrues në gjykatën që deri më tani ka dështuar në çdo hap që t’i mbajë standardet e drejtësisë demokratike. Për hir të zotit, z. president le të bëjmë dicka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”, tha Rama.

Në të njëjtin takim, Rama konfirmoi se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë, duke u shprehur se është i nderuar që vendi i tij do të jetë pjesë e kësaj iniciative.

Continue Reading

Aktualitet

Trump për Kosovë–Serbi: Kur s’ia dilni, më thirrni

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, në hapje të takimit të parë të Bordit të Paqes, ka deklaruar sërish se ka ndikuar në parandalimin e një lufte të mundshme mes Kosova dhe Serbia.

Gjatë fjalimit hapës, Trump përmendi disa konflikte për të cilat tha se ka luajtur rol në ndaljen e tyre, duke veçuar edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni, e kur nuk ia dilni, më thirrni e ne do ta zgjidhim”, është shprehur ai para liderëve të pranishëm.

Deklarata e tij vjen në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, ku po marrin pjesë përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfshirë edhe nga rajoni i Ballkanit.

Trump-Osmanit: Faleminderit për punën e mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë prezantimit të liderëve në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, ka vlerësuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke iu drejtuar Osmanit para të pranishmëve, Trump u shpreh: “Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju.”

Deklarata erdhi në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, ku po marrin pjesë liderë nga vende të ndryshme të botës.

Trump nis Bordin e Paqes, Osmani dhe Rama pjesë e takimit

Ka nisur sot takimi inaugurues i Bordit të Paqes, i thirrur nga Donald Trump, në një ngjarje që ai e cilësoi si historike dhe me ndikim të madh global. Pjesë e këtij formati ndërkombëtar janë edhe Kosova dhe Shqipëria, të përfaqësuara nga liderët e tyre shtetërorë.

Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipëria nga kryeministri Edi Rama, duke theksuar përfshirjen aktive të dy vendeve në këtë nismë për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Në fjalën hapëse, Trump falënderoi të pranishmit dhe mediat për vëmendjen e madhe.

“Kjo është një ditë e madhe dhe shumë njerëz po e ndjekin,” tha ai. “Kemi një grup të madh liderësh, dhe ata që nuk janë këtu po e ndjekin përmes Zoom-it. Shpresoj që ta shijojnë.”

Ai ritheksoi synimin e Bordit: “Ajo që po bëjmë është shumë e thjeshtë: paqe. Quhet Bordi i Paqes dhe ka të bëjë me një fjalë të lehtë për t’u thënë, por të vështirë për t’u arritur: paqe.”

Sipas tij, ky është një ndër forumet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë. “Besoj se është bordi më me pasoja, sigurisht për nga fuqia dhe prestigji. Nuk ka pasur kurrë diçka të ngjashme,” deklaroi Trump.

Ai nuk kurseu kritikat për vendet që nuk kanë pranuar ftesën për t’iu bashkuar nismës. “Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të tregohen pak të zgjuar – por kjo nuk funksionon. Nuk mund të luani të zgjuarin me mua,” u shpreh ai.

Takimi pritet të vijojë me diskutime mbi konfliktet aktuale, nismat diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë shihet si një zhvillim me rëndësi për rajonin në kuadër të përpjekjeve globale për paqe.

 

Continue Reading

Lajmet

Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, shkruan kancelari gjerman, duke theksuar se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani gjatë këtyre proceseve.

Merz gjithashtu përmendi sfidat përpara Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona”, përfundon kancelari në mesazhin e tij drejtuar Kurtit.

Continue Reading

Lajmet

Hapet Konsullata e Lituanisë në Kosovë

Published

on

By

Lituania ka hapur zyrtarisht Konsullatën e saj në Kosovë, një ngjarje kjo që po konsiderohet si një hap historik drejt thellimit të raporteve diplomatike dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, ambasadori jorezident i Lituanisë për Kosovën, Eduardas Borisovas, deklaroi se hapja e kësaj konsullate përfaqëson një angazhim konkret për forcimin e bashkëpunimit në sferën institucionale, ekonomike dhe atë kulturore. Borisovas nënvizoi se vendi i tij mbetet një mbështetës i palëkundur i integrimit evropian të Kosovës dhe konsolidimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare, raporton RTK.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili e vlerësoi këtë akt si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik. Sipas tij, prioritet mbetet shkëmbimi i përvojave në reformat demokratike dhe fuqizimi i raporteve parlamentare. Rëndësinë e kësaj pranie diplomatike e theksoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u fokusua te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke u shprehur se konsullata do të jetë një urë e rëndësishme për koordinimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Nga ana tjetër, Konsulli i Nderit, Bashkim Zeqiri, u zotua se do të punojë intensivisht për promovimin e interesave të dyanshme, duke krijuar mundësi të reja në fushën e ekonomisë, arsimit dhe investimeve. Hapja e kësaj konsullate shihet si një sinjal i fuqishëm i përkushtimit të Lituanisë dhe Kosovës për një partneritet afatgjatë, të bazuar në solidaritetin dhe vizionin e përbashkët për një të ardhme brenda familjes evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara