Lajmet

​Osmani takon fëmijët me sindromën Down: Të ndryshëm jemi më të pasur

Osmani tha se duhet të krijohet një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Published

on

Fëmijët me sindromën Down pritën krahë hapur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në muajin e fushatës të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 11 tetori synon që të adresohen sfidat me të cilat përballen vajzat si dhe promovon fuqizimin e të drejtave të tyre. Gjithashtu ajo tha se vajzave duhet t’u sigurohet arsimimi dhe hapësira për të shkëlqyer në profesionet e tyre.

“Një dekadë më parë 11 tetori nisi të shënohet si dita e fëmijëve vajza, një ditë e dedikuar për to është më shumë vëmendje dhe më shumë shanse të barabarta. Kjo ditë synon adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballen vajzat dhe njëkohësisht promovon fuqizimin e vajzave dhe të drejtave të tyre. Sot vajzat tona janë shndërruar në modele frymëzimi nga Majlinda tek Nora, Distria, Dua, Rita e deri tek Medina jonë e shkëlqyeshme ato na bëjnë krenar të gjithëve. Ato janë shndërruar ambasadoret më të mira të shtetit tonë. Megjithëse vajzat tona dëshmojnë çdo ditë se janë luftëtare të denja, kundrejt pabarazisë stereotipave dhe diskriminimit nuk është e mjaftueshme prandaj duhet të vazhdojmë përpjekjen tonë që fëmijëve dhe vajzave tu sigurojmë një jetë të sigurt, arsimim, shëndet të plote dhe shanse të barabarta që ato të shkëlqejnë kudo dhe kurdo. Fëmijëve dhe vajzave duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e tyre të plotë ashtu siç i kanë edhe ato mundësitë edhe fëmijët e tjerë, asgjë më shumë se sa të bëjnë çfarë të duan dhe çfarë të vendosin ato me jetën e tyre”, tha ajo.

Osmani tha se duhet të krijohet një shoqëri gjithëpërfshirëse ku fëmijët me sindromën Down do të ndiheshin të barabartë me fëmijët tjerë dhe do të merrnin pjesë në vendimmarrje, larg paragjykimeve.

“Ata janë si ne të ngjashëm e të ndryshëm, por të barabartë, secili fëmijë duhet të ketë të drejtë dhe mundësi për ta arritur potencialin e vetë të vërtetë, prandaj na nevojitet jo vetëm një arsim gjithëpërfshirës por një shoqëri gjithëpërfshirëse ku secili anëtar i shoqërisë sonë e përkrahë secilin anëtar tjetër. Vetëm duke mos paragjykuar dhe duke mos krijuar përjashtime sociale por duke i përfshirë që të gjithë në vendimmarrje. Fëmijët me sindromën Down do të mund të ndihen pjesë e barabartë e integruar e shoqërisë sonë, për fëmijët tanë nuk mjafton e as nuk duhet të gëzojnë të punojnë dhe të flasim vetëm një ditë. Fëmijët më sindromën Down kanë nevojë për ne secilën ditë të jetës sonë, çdo ditë e tyre është edhe ditë e jona, e çdo ditë e jona e vë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj secilës kategori të shoqërisë sonë. Personat me sindromë Down e sidomos fëmijët e jashtëzakonshëm me sindromë kanë të drejtë dhe kanë potencial të madh që të ndihen si pjesë e barabartë e shoqërisë sonë dhe të kontribuojnë për shoqërinë tonë, ne duhet të mbështesim maksimalisht dhe do ta bëjmë këtë”, foli ajo.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-se ne Kosovë, Maria Suokko tha se shoqëritë që investojnë te vajzat mund të transformohen për të mirën e të gjithëve.

“Kjo ditë është një mundësi që ne t’i kujtojmë vetes se investimi te vajzat është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shoqëritë që investojnë te vajzat mund të transformohen për të mirën e të gjithëve. Kur vajzat janë të arsimuara, ato kanë më shumë gjasa të bëjnë jetë të shëndetshme, produktive dhe jetë të përmbushur. Kur vajzat marrin kujdesin e duhur shëndetësor, ato rriten me vetëbesim dhe autonomi më të madhe. Kur vajzat i kuptojnë të drejtat e tyre, duke përfshirë të drejtën për të jetuar pa kërcënimin e dhunës, ato kanë më shumë gjasa të qëndrojnë të sigurta dhe të raportojnë abuzimin.. Autobusi i fushatës së tyre do të vizitojë deri në 10 komuna në Kosovë, duke u takuar me qeveritë lokale dhe komunitetet. Përpara se të kthehemi në shtëpinë e OKB-së, më 24 tetor për të shënuar ditën e OKB-së, ne jemi vërtet krenarë që jemi partnerë në këtë fushatë. Fushata do të trajtojë një çështje tjetër të rëndësishme që prek vajzat me aftësi të kufizuara, mungesën e mirëkuptimit në komunitet për aftësitë e kufizuara”, deklaroi ajo.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës së personave me sindromën Down, Sebahate Beqiri tha se duhet të punojmë të gjithë që në këtë vend të ketë të ardhme të sigurt po ashtu ajo në qendrën e saj ofron shërbime terapeutike mbështetëse, ku përfitues direkt kemi mbi 300 anëtar me sindromën Down.

“Në gjithë botën muaji tetor shënohet si muaji i ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për sindromës Down. Jemi munduar dhe në vazhdimësi promovojmë vlerat tona jo vetëm për komunitetin tonë por të promovojmë vlera që në këtë vend ka një të ardhme të sigurt vetëm duhet dhënë kontributi i secilit të punojmë bashkë për një të ardhme më të mirë jo vetëm për persona me sindromën Down po për të gjithë qytetarët. Shoqata Down sindrom Kosova numëron mbi 9801 anëtar. Jemi një familje e madh. Për momentin ofrojmë shërbime terapeutike mbështetëse në katër qendra të shoqatës, ku përfitues direkt kemi mbi 300 anëtar me sindromën Down përfshirë fëmijë të rinj dhe të rritur me sindrom Down. Rrugëtimi ynë që nga viti 2007 deri më tani nuk ka qenë aspak i lehtë, kemi pasur ditë të cilat kanë qenë dërrmuese mirëpo asnjëherë nuk jemi ndalur. Besojmë në fëmijët tanë, besojmë që vendi ynë do të krijoj mundësi më të mira, një jetë të dinjitetshme për personat me sindromën Down”, tha ajo.

Afrim Sahiti, prind me fëmijë të prekur nga kjo sindromë tha se është i kënaqur që viteve të fundit me të arriturat e integrimit të këtyre fëmijëve. Por theksoi se ka ende për të punuar.

“Sot ka rastisur të jetë 11 tetori si muaji i ndërgjegjësimit të personave me sindromë Down si dhe viti ndërkombëtar i ditës së vajzave. Të cilët kanë arsyeje jashtëzakonisht të madhe të avokojnë në fushën e sensibilizimit dhe njohjes së drejtave të tyre. Ne si prind na ka sfiduar në një formë me ardhjen e tyre në jetë mirëpo, në momentin e marrjes së lajmit që kam një fëmijë me sindrom Down, kemi bërë të pamundurën që të arrijmë ta integrojmë sa më tepër në shoqërinë tonë. Fatkeqësisht në zbatim nuk është arritur sa duhet edhe pse po punohet jemi të kënaqur jashtëzakonisht sepse viteve të fundit është bërë shumë për ta mirëpo ende duhet të punohet”, u shpreh ai.

Kurse Ermelinda Hyseni e prekur nga kjo sindromë tha se ka ardhur për të ngritur zërin mbi të drejtat e tyre

“Sot jemi mbledhur për fëmijët me sindromën Down dhe vajzat tona. Kam pasur shumë dëshirë me takuar presidenten Vjosa Osmani dhe të gjithë stafin. Kam dëshirë që të gjithë fëmijët të ngrisin zërin që ne kemi të drejtë të punësohemi jo vetëm të tjerët por edhe ne kemi të drejtë”, u shpreh ajo.

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT diskutohet për sigurinë në punë: Sfidat dhe zgjidhjet për sektorin e ndërtimit

Published

on

By

Me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, UBT do të jetë nikoqir i një diskutimi që prek një prej sektorëve më dinamikë në vend: ndërtimin. Ngjarja do të mbahet nesër, më 28 prill 2026, duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.

Ky panel diskutimi do të bëjë bashkë krerët e institucioneve publike, përfaqësues të Inspektoratit të Punës, si dhe ekspertë të fushës nga Oda e Arkitektëve dhe ajo e Inxhinierëve. Qëllimi kryesor është analiza e thellë e shkaqeve të aksidenteve në vendet e punës dhe propozimi i masave konkrete për rritjen e sigurisë.

Përmbajtja e diskutimit do të shtrihet në tri shtylla kryesore:

  • Analiza e incidenteve: Shqyrtimi i statistikave aktuale dhe roli i zbatimit të ligjit nga inspektorati.
  • Faktorët natyrorë: Ndikimi i gjeologjisë, rrëshqitjeve të dheut dhe ndryshimeve klimatike në sigurinë e kantiereve.
  • Perspektiva akademike: Roli i universiteteve në edukimin e brezave të rinj dhe integrimin e inovacionit për parandalimin e rreziqeve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të jubileut të 25-të të UBT-së, duke rikonfirmuar misionin e këtij institucioni për të shërbyer si një platformë ku shkenca, politika dhe industria bashkohen për të zgjidhur problemet jetike të shoqërisë kosovare dhe për të garantuar mbrojtjen e jetës së punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Disa zona të Kalasë së Prizrenit mbyllen përkohësisht për arsye sigurie

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se, në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së vizitorëve, disa zona të Kalasë së Prizrenit do të mbyllen përkohësisht.

Vendimi është marrë pas vlerësimeve profesionale që kanë evidentuar gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët. Zonat e rrezikuara do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të ri. Po ashtu, është pezulluar përkohësisht përdorimi i hapësirave të kalasë për aktivitete kulturore, artistike dhe organizime të ndryshme, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta.

Ministria ka bërë të ditur se publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm dhe për afatet e mundshme të rihapjes, ndërsa falënderon qytetarët për mirëkuptimin.

Continue Reading

Të kërkuara