Lajmet

​Osmani takoi presidentin e Kroacisë, temë diskutimi edhe situata në veri

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për gjithë mbështetjen që Kroacia ka dhënë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e procesit Bërdo-Brijuni u takua edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović. Ata diskutuan për situatën në veri të Kosovës dhe atë në rajon si dhe ritheksuan angazhimin për paqe e stabilitet.

Siç njoftoi Presidenca, Osmani theksoi se Kroacia është një ndër aleatët kyç të Kosovës në rajon dhe strukturat euroatlantike “teksa marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë ndërtuar mbi lidhje miqësie që ekzistojnë historikisht ndërmjet dy shteteve”.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për gjithë mbështetjen që Kroacia ka dhënë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Presidentja Osmani e informoi Presidentin Milanovic lidhur me sfidat e sigurisë në veri të vendit të cilat po shkaktohen nga strukturat ilegale që organizohen, paguhen dhe nxiten nga Serbia. Presidentja Osmani ritheksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në BE, NATO si dhe në Këshillin e Evropës, ku për momentin është duke u trajtuar aplikacioni i Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare. Mbështetjen nga Kroacia ajo e vlerësoi si kyçe në të gjitha këto procese”, njoftoi presidenca.

Takimi i të dy presidentëve në kuadër të Procesit Bërdo-Brijuni u përqendrua edhe në përkushtimin e Kosovës dhe Kroacisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, adresimin e çështjeve jetike si integrimi evropian, perspektiva e të rinjve dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm.

Osmani dhe Milanović, ndër të tjera në takim diskutuan dhe shprehën gatishmëri për ta rritur bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, ekonomisë, si dhe në sfera të tjera.

Lajmet

​Osmani kujton vuajtjet e popullit gjatë luftës së fundit, mbi gjysma e popullsisë u bënë refugjatë

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social “X” në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Osmani u shpreh se mbi gjysma e popullsisë së Kosovës u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në X.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo.

Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.

“Angazhimi i ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme”.

“Bashkëpunimi me ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”, tha Haxhiu.

Ambasadorja shprehu interesimin për rezultatet e arritura të ministrisë së Drejtësisë për të cilat uroi që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadorja Lobezzo do të nisë kapitullin e ri të saj, ministrja Haxhiu i uroi përzemërsisht suksese, duke i shprehur miqësinë e përjetshme dhe mikpritjen e përhershme në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Parashikimi i motit për vikend, temperaturat do të arrijnë në 36 gradë

Publikuar

nga

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius.

Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet e ditur po ashtu se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.

Vazhdo të lexosh

Bota

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Publikuar

nga

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave.

Një forcë prej 29 zjarrfikësesh, me dy ekipe dhe nëntë automjete, të ndihmuar nga një helikopter nga ajri, zjarrfikës vullnetarë dhe tankera uji të autoriteteve lokale, janë vendosur për të shuar flakët.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes.

Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara