Lajmet

​Osmani në Panama mori mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

U rikonfirmua gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Panamasë, Erika Mouynes.

Në takim me ministren Mouynes është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme, duke përfshirë mbështetjen e palëkundur të Panamasë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, bëhet e ditur në një njoftim për media.

Osmani dhe ministrja Mouynes kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratikë, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse.

Pas takimit, Osmani dhe ministrja Mouynes i janë drejtuar një audience akademikësh dhe diplomatësh në një panel të përbashkët mbi rolin e gruas në politikë.

Presidentja deklaroi që fuqizimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e demokracive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Përpjekjet tona nuk do të pushojnë deri atëherë kur vajzat e gratë do të ndihen që kontributi dhe roli i tyre në shoqëri është i njohur dhe i vlerësuar”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Lajmet

Fillon periudha për votimin me postë nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

KQZ njofton se kjo periudhë e votimit (27 tetor – 8 nëntor 2025) do të vlejë vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik- 29 gusht 2025).

“Këta votues i takojnë komunave, të cilat, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, si: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49)”, thuhet në njoftim.

KQZ thotë se ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes.

Presidentja Osmani kur arriti u prit me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Aksidentoi dy turistët francezë, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Published

on

Policia e qarkut Korçë ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Grabovicë, pasi u përfshi në një aksident rrugor ku u plagosën dy turiste franceze.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, E. C., 35 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, ku automjeti që drejtohej prej tij u përplas me mjetin në të cilin ndodheshin dy shtetaset franceze.

Të plagosurat u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës, dhe më pas u transportuan për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe rrethanat e aksidentit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tudor në rrezik shkarkimi, ky mund të jetë trajneri i ri i Juventusit

Published

on

Pas humbjes së tretë radhazi, pozita e Igor Tudor në stolin e Juventusit është vënë seriozisht në pikëpyetje. Disfata ndaj Lazios në “Olimpico” ka përkeqësuar krizën e bardhezinjve, të cilët më herët kishin humbur edhe ndaj Como-s (2-0) dhe Real Madridit (1-0) në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, ndeshja e radhës kundër Udineses do të jetë shansi i fundit për trajnerin kroat.

Në fillim ishte parashikuar që drejtuesit ta gjykonin në katër ndeshjet e ardhshme, por rezultatet negative mund të sjellin një vendim të menjëhershëm.

Tudor, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, kritikohet për mungesë ekuilibri dhe për faktin se ekipi nuk ka një identitet të qartë loje. Ndryshimet e shumta taktike dhe rotacionet në formacion kanë krijuar paqartësi në skuadër.

Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit kanë nisur të shqyrtojnë emrat e mundshëm për zëvendësim. Në listë gjenden Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino si opsione italiane, ndërsa nga jashtë përmenden Terzic, Rose, Xavi dhe Southgate.

E sigurt mbetet se Thiago Motta, ish-trajner i Juventusit, nuk do të rikthehet. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Tudorit pritet pas ndeshjes me Udinesen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara