Aktualitet

​Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike në Shqipëri

Për të menaxhuar situatën do të shfrytëzohen anijet që prodhojnë energji që do të jenë të vendosura në Vlorë.

Published

on

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë, Ergys Verdho deklaroi sot se nuk do të ketë kufizime për shkak të krizës energjetike, ndërkohë që shtoi se për të menaxhuar situatën do të shfrytëzohen anijet që prodhojnë energji që do të jenë të vendosura në Vlorë.

I ftuar në një studio televizive, Verdho tha se “ndonëse situata është kritike, arrijmë të menaxhojnë me rezervën energjetike sa herë që çmimi është tepër i lartë në bursë”. Sipas tij, “tri javët e fundit nuk është blerë energji elektrike”.

“Kriza ka 1 vit që ka filluar ende pa ardhur lufta, por sot po merr kupën e saj më të lartë. KESH ka kuotën më të mirë historike e menaxhuar në vite të thata. Qeveria shqiptare ka injektuar kapital në KESH për të pasur likuiditet të mjaftueshëm që të menaxhojë duke blerë në javët kur është e lirë energjia dhe duke mos blerë në javët kur ka reshje”, tha ai.

Vedho shtoi se “deri tani shkon në 300 milionë euro importi i energjisë elektrike, por mund të kishte shkuar në 500 milion euro”.

“Në 20 ditët e marsit s’kemi blerë por kemi menaxhuar me rezervat tona. Kemi ecur me blerjen afatgjatë që nuk rezultoi e suksesshme në qershor dhe korrik sepse çmimi i javës ishte më i ulët se i afatgjatës. Kështu blejmë javë pas jave. 3 javët e fundit nuk kemi blerë, sërish prej çmimit të lartë. E menaxhojmë situatën me rezervën energjetike me xhepin e buxhetit të shtetit”, tha Verdho.

Ai informoi se anijet që prodhojnë energji janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë.

“114 mega në orë, kjo është ndihma që na japin anijet. Kur ne ta kemi të nevojshme, kur nuk kemi shi, do të dalim. Ne studiojmë bursën çdo ditë. Anijet kanë frymëmarrje të madhe. Ne kemi 70% prodhim vendi, 30% import. Prodhimi i anijeve minimizon blerjet në import. Anijet janë me kosto afërsisht 200 euro/MGË”, tha Verdho.

Ndërkohë sipas tij janë 45 mijë familje që harxhojnë mbi 800 KËH në muaj. /atsh/

Vendi

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Leposaviq, sulmoi një burrë në gjendje të dehur

Published

on

By

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Leposaviq pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar një burrë kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Nga ky sulm nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Pse të rinjtë e Kosovës duhet të zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit?

Published

on

By

Tregu i punës po ndryshon me ritme të shpejta, ndërsa nevoja për profesionistë të kualifikuar në sektorët e ushqimit, bujqësisë, teknologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit po rritet vazhdimisht. Këto fusha nuk janë vetëm profesione të së ardhmes, por edhe shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e Kosovës.

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT u ofron studentëve përgatitje profesionale në teknologjinë ushqimore, sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, bioteknologjinë dhe inovacionin në industrinë ushqimore.

Në një kohë kur siguria ushqimore dhe standardet e prodhimit janë bërë prioritete globale, të diplomuarit e këtij fakulteti gjejnë mundësi punësimi në industrinë ushqimore, laboratorë, institucione publike, kompani private, organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe në projekte kërkimore e zhvillimore.

Ndërkohë, Fakulteti i Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit përgatit inxhinierë të aftë për të projektuar dhe zbatuar zgjidhje moderne në bujqësi, për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. Me zhvillimin e teknologjive të reja, mekanizimit bujqësor dhe praktikave të qëndrueshme, kërkesa për ekspertë në këtë fushë është në rritje, si në Kosovë ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.

Zgjedhja e këtyre drejtimeve është një investim në një karrierë me perspektivë. Studentët fitojnë njohuri teorike të mbështetura nga përvoja praktike, zhvillojnë aftësi profesionale të kërkuara nga punëdhënësit dhe krijojnë mundësi për punësim, sipërmarrje, studime të avancuara dhe pjesëmarrje në projekte shkencore e zhvillimore.

Kosova ka nevojë për profesionistë që do të kontribuojnë në prodhimin e ushqimit cilësor, zhvillimin e industrisë agro-ushqimore, modernizimin e bujqësisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Pikërisht për këtë arsye, këto dy fakultete ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme dhe të japin kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit.

Nëse kërkoni një profesion me vlerë, me perspektivë punësimi dhe me ndikim real në shoqëri, Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit janë zgjedhje që hapin dyert drejt së ardhmes.

Continue Reading

Vendi

Pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë e Pejë, arrestohen disa persona

Published

on

By

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në Prishtinë dhe dy të tjera në Pejë gjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër. Po ashtu në kryeqytet, një burrë tjetër është arrestuar për dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij, e cila ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e tretë në Prishtinë, një burrë ka demoluar shtëpinë dhe ka shtyrë një grua, e cila ka pësuar lëndime por ka refuzuar ndihmën mjekësore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Pejë, një grua është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj një burri. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, bazuar në udhëzimin e psikiatrit, është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë.

Po ashtu në Pejë, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua dhe një burrë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë dhe ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari qëllon me armë drejt veturës në Lipjan, arrestohet nga Policia

Published

on

By

Në Lipjan është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht ka tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën burrë, i cili ndodhej në veturë.

Në momentin kur viktima ka tentuar të largohet, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara