Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim ndaj burrit që dhunoi të miturën në Junik

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit Sh. Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Në mes të datës 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër, të miturën, të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, “dhunimi” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 11 maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022.

Kronikë e zezë

Mish pa dokumente i konfiskuar në Klinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në Klinë ka gjetur mish pa dokumente përcjellëse.

Sipas raportit të Policisë thuhet se mishi ishte i freskët si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori vendosi ta lironte.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Raportit një ditorë, Policia njofton se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë, në orën 01:00, është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Në Lipjan, në orën 23:40, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Pejë janë shënuar dy raste. Në njërin rast, ne oren 22:00, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa në rastin tjetër, ne oren 21:00, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur dhe shantazhuar ish të dashurën e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri,janë arrestuar një burrë dhe një grua, çift bashkëshortor, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë janë raportuar tri raste brenda ditës.

Është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rreth orës 16:30, është arrestuar një burrë tjetër për keqtrajtim dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është arrestuar edhe një burrë për keqtrajtim të bashkëshortes. Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje dhe sulm në Prishtinë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur një grua.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i policisë, i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Të kërkuara