Kronika e zezë

Bie nga ura në lum, vdes një person

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Publikuar

Në fshatin Koretin të Kamenicës gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00, raportohet se një person duke kaluar mbi një urë për këmbësorë, ka rënë nga ura në lum dhe si pasojë ka vdekur.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion dhe vdekja po hetohet si “vdekje e dyshimtë”./UBTNews/

Kronika e zezë

​Policia konfiskoi mall të kontrabanduar në vlerë mbi 44 mijë euro

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën Debwelldeh-Binqë.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka konfiskuar mall të kontrabanduar në vlerë prej 44 mijë euro. Në një automjet të identifikuar janë gjetur qindra pako me çaj për dobësim. Lidhur me këtë, i dyshuari me inicialet I.B është dërguar për mbajtje 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën Debwelldeh-Binqë. Automjeti i identifikuar me targa vendore, ishte duke lëvizur në drejtim të kësaj rruge nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa pasi i njëjti ishte sinjalizuar për ndalje, kishte tentuar të kthehej prapa.

“Njësitë policore, pasi kanë ndaluar automjetin e dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale I. B., gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1634 (një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka theksuar se malli i gjetur dërgohet në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Sekuestrohen barna pa banderola në Skenderaj

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer pas pranimit të informatave nga qytetarët.

Publikuar

nga

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj, gjersa kanë sekuestruar barna pa banderola. Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer pas pranimit të informatave nga qytetarët.

“… Zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontroll në një barnatore. Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe Ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një person gjendet i vdekur në Pejë

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Publikuar

nga

Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në Pejë.

“Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kërcënohet një grua nga persona të maskuar në Leposaviq

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në komunën e Leposaviqit është kërcënuar nga disa persona të maskuar, të cilët silleshin me gurë në duar në një zonë banimi.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.

Viktima femër kosovare ka raportuar se ndjehet e kërcënuar nga persona i/të dyshuar, të maskuar, me gurë në duar duke bërë lëvizje në zonën e banimit. Viktima po ashtu ka potencuar se ka pranuar mesazh kërcënues. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara