Lajmet

​Nis takimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes me komisioneren gjermane

Diskutimi po zhvillohet i mbyllur për media të cilat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Published

on

Ka filluar takimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes me Eva Högl, Komisionere Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe Reinhold Robbe ish-Komisioner, lidhur me procesin legjislativ për Komisionerin Parlamentar për FSK-në.

Diskutimi po zhvillohet i mbyllur për media të cilat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Lajmet

Dogana sekuestron 29,900 euro dhe mall të padeklaruar në Han të Elezit

Published

on

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 29,900 euro dhe mall me natyrë komerciale të padeklaruar gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mall komercial që nuk ishte deklaruar, si dhe 29,900 euro para të gatshme te drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

“Gjatë kontrollit fizik të automjetit është konstatuar një sasi malli me natyrë komerciale, e cila nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore. Po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se malli, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Sipas Doganës, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara me ligj, përfshirë konfiskimin e një përqindjeje të mjeteve monetare, sipas vendimit të autoritetit kompetent, si dhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana rikujton se çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë, apo kundërvlerën e tyre në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë masa administrative dhe procedura të tjera ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të shfrytëzojë Samitin e NATO-s në Turqi për t’u kërkuar aleatëve të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, mes intensifikimit të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase.

Kërkesa e tij vjen pasi Kievi është goditur dy herë brenda më pak se një jave nga sulme me raketa ruse, të cilat kanë goditur ndërtesa banimi dhe kanë shkaktuar mbi 50 viktima civile.

Gjatë samitit në Ankara, Zelensky synon gjithashtu të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump, duke argumentuar se sulmet e fundit të Rusisë nuk tregojnë forcë, por dobësi, dhe se presidenti rus Vladimir Putin duhet të detyrohet të ulet në bisedime për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave ushtarake dhe rafinerive të naftës në Rusi, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me karburant dhe energji. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar shumicën e 430 dronëve ukrainas të lëshuar drejt kryeqytetit gjatë natës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje vendeve anëtare të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të sigurojnë mjetet e nevojshme për mbrojtjen e sovranitetit të saj.

Megjithëse forcat ukrainase po arrijnë të neutralizojnë pjesën më të madhe të dronëve rusë, situata mbetet kritike përballë raketave balistike. Sipas forcave ajrore ukrainase, në sulmin e fundit nuk u arrit të interceptohej asnjë raketë balistike.

Zelensky tha se Ukraina nuk ka numër të mjaftueshëm sistemesh Patriot dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë të dërgojnë rezervat e tyre, duke theksuar se këto sisteme janë më të dobishme në mbrojtje të jetëve civile sesa të ruajtura në depo.

Ai shtoi se, me mbështetjen e NATO-s, Ukraina synon të zhvillojë edhe kapacitetet e veta për mbrojtje kundër raketave balistike.

Sipas Zelenskyt, presioni ushtarak dhe ekonomik ndaj Rusisë duhet të vazhdojë për ta detyruar Kremlinin të angazhohet në negociata paqeje pa kushte që cenojnë integritetin territorial të Ukrainës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona theren me thikë gjatë një përleshjeje në Rahovec, një i burrë në mbajtje

Published

on

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje me thikë që ka ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës 22:30, dhe është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Policia njofton se janë arrestuar dy të dyshuar, burra kosovarë, të cilët dyshohet se gjatë përleshjes kanë therur me thikë dy viktima, po ashtu meshkuj kosovarë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona theren me thikë në Komoran, të dyshuarit në arrati

Published

on

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur të dielën mbrëma në Komoran të Gllogocit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”dhe ka ndodhur rreth orës 19:02.

Policia njofton se tri viktimat, meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë therur me thikë nga dy persona, të cilët pas sulmit janë larguar në drejtim të panjohur.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara